Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA - Prokurorët federalë e paraqitën të martën djalin e presidentit Joe Biden, Hunter Biden-in, si një person që ka qenë qartësisht i ndërvarur nga droga, kur gënjeu në formularët federalë për blerjen e një arme në vitin 2018. Prokurorët thanë se ai arriti madje të bindte edhe të afërmit e tij, megjithëse ishin në dijeni të veprimeve të tij.
Ndërkaq avokati i Hunter Biden-it njoftoi se do të thërrasë vëllanë e presidentit Joe Biden si dëshmitar. James Biden dhe Hunter Biden kanë patur një marrëdhënie të ngushtë dhe xhaxhai e ka ndihmuar nipin edhe në të kaluarën gjatë terapive për t’u shkëputur nga ndërvarësia nga droga.
Ndaj Hunter Biden-it janë ngritur tre akuza penale për shkak të blerjes së armës në një periudhë kur sipas vetë kujtimeve të shkruara prej tij, ai ishte i ndërvarur nga droga. Ai akuzohet se ka mashtruar një shitës të liçencuar të armëve, duke gënjyer në formularin e aplikimit se nuk ishte përdorues droge dhe duke patur rrjedhimisht një armë në mënyrë të kundraligjshme për 11 ditë.
Prokurorët i thanë jurisë në deklaratën e tyre hapëse se Hunter Biden-i ishte qartazi një i ndërvarur nga droga kur bleu armën dhe se ai i tha të vesë së vëllait të tij se po priste një shpërndarës droge, vetëm disa ditë pasi ai gënjeu në formular.
“Askush nuk lejohet të gënjejë në një formë federale të tillë, madje as Hunter Biden-i”, tha prokurori federal Derek Hines. “Ai e kaloi kufirin kur zgjodhi të blinte një armë dhe gënjeu në formularin federal. Zgjedhja e të pandehurit për të blerë një armë është arsyeja pse ne jemi këtu”.
Prokurori Hines tha se "ndërvarësia është dëshpëruese", por se ndërvarësia e Hunter Biden-it nuk është motivi për këtë çështje gjyqësore. Procesi gjyqësor po zhvillohet pasi prokurorët patën pranuar më herët një marrëveshje që do të kishte shmangur këtë gjyq kaq pranë zgjedhjeve të 2024-ës. Hunter Biden-i ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ka argumentuar se është vënë në shënjestër padrejtësisht nga Departamenti i Drejtësisë, pasi republikanët e dënuan marrëveshjen tashmë të pavlefshme për pranimin e fajësisë, si një trajtim i veçantë për djalin e presidentit demokrat.
Zonja e Parë Jill Biden dhe motra e tij Ashley Biden iu bashkuan sërish në sallën e gjyqit, ndërsa filluan deklaratat hapëse. Gjyqi po zhvillohet vetëm disa ditë pasi Donald Trump-i, kandidati i pritshëm republikan për president, u shpall fajtor për 34 akuza penale në qytetin e Nju Jorkut. Dy proceset gjyqësore nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por mbajtja e tyre në një periudhë kaq të afërt kohore nënvizon se si gjykatat janë vendosur në qendër të vëmendjes gjatë fushatës elektorale të këtij viti.
Përzgjedhja e jurisë u bë të hënën në vetë shtetin e presidentit, në Dellauer, aty ku u rrit Hunter Biden-i dhe ku familja Biden është e vendosur prej kohësh. Joe Biden-i ka shërbyer për 36 vite si senator në për shtetin Dellauer dhe udhëtonte çdo ditë për në Uashington.
Njerëzit atje janë në dijeni të aksidentit me makinë në fillimin e viteve 1970, kur dy djemtë e vegjël të presidentit Biden, Hunter dhe Beau, u plagosën dhe kur humbën jetën bashkëshortja dhe vajza e tij. Gjithashtu, Beau Biden-i pati shërbyer si prokuror i përgjithshëm i Dellauerit përpara se të vdiste nga kanceri në moshën 46-vjeçare.
Disa kandidatë për anëtarë të jurisë u skualifikuan sepse e njihnin personalisht familjen, të tjerë sepse kishin pikëpamje politike pozitive apo negative për familjen Biden dhe për rrjedhojë nuk mund të tregoheshin të paanshëm. Megjithatë, u desh vetëm një ditë për të përzgjedhur jurinë me 12 anëtarë dhe katër anëtarë të tjerë rezervë.
Hunter Biden-i do të përballet gjithashtu edhe me një gjyq në Kaliforni në shtator, me akuzën e mospagimit të taksave prej 1.4 milionë dollarësh. Të dyja çështjet gjyqësore do të ishin zgjidhur nëpërmjet marrëveshjes së arritur me prokurorët korrikun e kaluar, në përfundim të një hetimi shumëvjeçar mbi marrëdhëniet e tij të biznesit.
Por gjyqtarja Maryellen Noreika, e cila u emërua në këtë detyrë nga ish-presidenti Trump, vuri në dyshim disa aspekte të pazakonta të marrëveshjes, që përfshinte një pranim fajësie për shkeljet tatimore dhe një marrëveshje për akuzat për armëmbajtjen, që nënkuptonte pushim të çështjes nëse nuk do të kishte shkelje të mëtejshme për dy vite.
Avokatët nuk arritën t’u japin përgjigje të mjaftueshme pyetjeve të ngritura nga gjykatësja dhe marrëveshja u prish. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland më pas emëroi në muajin gusht një prokuror të posaçëm në krye të hetimeve, ish-prokurorin e shtetit Dellauer, David Weiss-in. Një muaj më vonë ndaj Hunter Biden-it u paraqit padia gjyqësore.
Deklaratat hapëse në gjykatë bëhen ndërsa prokurori i përgjithshëm Garland u përball me anëtarët e Komisionit për Gjyqësorin të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët në Uashington. Ky komision ka hetuar presidentin Biden dhe familjen e tij dhe kryetari i këtij komisioni ka drejtuar hetimin e ngecur për shkarkimin e mundshëm të presidentit, për shkak të marrëdhënieve të biznesit të Hunter Biden-it.
Gjyqi në Dellauer nuk ka të bëjë me çështjet e biznesit jashtë vendit të Hunter Biden-it, megjithëse gjatë procesit ka të ngjarë të rrëmohet në të kaluarën duke risjellë kujtime të errëta, të turpshme dhe të dhimbshme.
Aleatët e presidentit janë të shqetësuar për pasojat që ky proces gjyqësor mund të sjellë për presidentin e moshuar, i cili ka qenë prej kohësh i shqetësuar për djalin e vetëm që i ka mbetur gjallë dhe të cilit tani i duhet të ndjekë shqyrtimin publik të gabimeve të së kaluarës së djalit të tij. Dhe presidentit Biden i duhet ta bëjë këtë ndërkohë që është duke bërë fushatë elektorale, ndërsa niveli i mbështetjes nga publiku në anketime nuk është i mjaftueshëm dhe ndërsa përgatitet për një debat të ardhshëm zgjedhor me ish-presidentin Trump.
Në bordin e avionit presidencial Air Force One të hënën në mbrëmje, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u pyet nëse çështja gjyqësore mund të ndikojë në aftësinë e presidentit për të bërë detyrën, dhe ajo u përgjigj: "Absolutisht jo".
“Ai gjithmonë vendos popullin amerikan në plan të parë dhe është i aftë të bëjë punën e tij”, tha zonja Jean-Pierre, e cila nuk pranoi të thoshte nëse presidenti Biden ishte informuar mbi gjyqin gjatë ditës, apo nëse foli me djalin e tij pas përfundimit të procesit.
Presidenti Biden pritej të udhëtonte drejt Francës të martën në mbrëmje, duke qenë kështu i larguar për pjesën tjetër të kësaj jave. Zonja e parë pritej t'i bashkohej në fund të javës.
Çështja gjyqësore ndaj Hunter Biden-it buron nga një periudhë kur, siç ka pranuar ai vetë publikisht, ishte i ndërvarur nga kokaina. Rënia e tij në këtë ndërvarësi pasoi vdekjen e vëllait të tij nga kanceri në vitin 2015.Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim me deri në 25 vite burg, megjithëse shkelësve për herë të parë nuk u jepet ky dënim maksimal dhe nuk është e qartë nëse gjyqtarja do t'i jepte atij një dënim të tillë.
Ish-presidenti Trump do të marrë dënimin më 11 korrik nga gjyqtari Juan M. Merchan, i cili ngriti mundësinë e burgut gjatë gjyqit, pasi ish-presidentit iu vunë mijëra dollarë gjoba për shkeljen e një urdhri për të mos sulmuar publikisht dëshmitarët dhe juristët./VOA
Giorgia Meloni ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi sot se bandat kriminale po shfrytëzojnë zbrazëtitë n&eum...
INDI- Një stjuardesë e cila ishte punonjëse e kompanisë Air India Express, është arrestuar për tentativë kontrabande. ...
foto ilustruese SHBA- Një grua në Nebraska e shpallur fillimisht e vdekur në një azil të moshuarish, u gjet e gjallë n&e...
Donald Trump SHBA - Këtë javë, republikani Donald Trump i rikthehet fushatës elektorale, duke u bërë amerikani i parë i ...
foto ilustruese LONDËR-Një sulm kibernetik ka goditur spitalet kryesore të Londrës, duke bërë që operacionet të anu...
foto ilustruese GREQI- 38 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në një varkë në brigjet e Gavdos janë...
RUSI- Shërbimet speciale të Rusisë kanë rritur masat tashmë të rrepta të sigurisë që rrethojnë presidentin, ...
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë bashkëpunim të ngushtë m...
Albin Kurti dhe Josep Borrell KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vonesa për heqjen e masave ndëshkuese të...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se njerëzit në mbarë botën kanë çdo arsye për të konkluduar se Benjamin...