Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SHBA- Një gjykatë amerikane Apeli arriti të enjten në përfundimin se është jokushtetuese që të ndalohet shitja e armëve për personat nën 21 vjeç nga entitetet e shitjes së arnëve me liçencë federale. Një gjykatë Apeli në Nju Orlins e mori vendimin për përmbysjen e ndalimit që ishte në fuqi prej dekadash, në bazë të vendimeve të fundit të Gjykatës së Lartë që zgjerojnë të drejtat për armëmbajtje.
Është hera e parë që një gjykatë federale apeli vendos se ndalimi shkel të drejtën për të mbajtur armë të sanksionuar në Amendamentin e Dytë të Kushtetutës së SHBA-së. Gjykata e Apelit kishte mbështetur më parë të njëjtin ndalim në vitin 2012, por kjo ishte përpara se Gjykata e Lartë me shumicë konservatore 6-3 të jepte një vendim historik në vitin 2022 që përcaktonte një provë të re për vlerësimin e ligjeve moderne të armëve të zjarrit.
Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se kufizimet për armët duhet të ishin "në përputhje me traditën historike të këtij vendi për rregullat për armët e zjarrit". Ndalimi federal për shitjet për personat nën 21 vjeç u miratua për herë të parë nga Kongresi në vitin 1968 si pjesë e një ligji për Kontrollin e Krimit.
Një grup individësh të moshës 18 deri në 20 vjeç, së bashku me dy grupe për mbrojtjen e të drejtave për armëmbajtje e sfiduan ligjërisht ndalimin në vitin 2020 dhe po apelonin vendimin e një gjykate më të ulët që mbështeste ndalimin.
Gjyqtarja Edith Jones, duke u shprehur për trupën prej tre gjyqtarësh të enjten, tha se vendimi ishte i gabuar, pasi ndalimi ishte "jokushtetues duke pasur parasysh traditës historike të vendit tonë të rregullave për armët e zjarrit".
Departamenti Amerikan i Drejtësisë gjatë mandatit të ish-presidentit demokrat Joe Biden e kishte mbrojtur ndalimin. Por gjykatësja Jones tha se Departamenti kishte paraqitur prova "të pamjaftueshme" që të konfirmonin se të drejtat e armëve për të rriturit e grupmoshës 18 deri në 20 vjeç ishin të kufizuara në mënyrë të ngjashme gjatë epokës së themelimit të vendit në vitet 1700.
"Teksti i Amendamentit të Dytë parashikon individë tetëmbëdhjetë deri në njëzet vjeç mes ‘personave’ e drejta e të cilëve për të mbajtur armë është e mbrojtur," shkruan gjykatësja Jones, e cila ashtu si edhe anëtarët e tjerë të trupës është emëruar nga një president republikan.
Brandon Combs, presidenti i Koalicionit për Politikat e Armëve të Zjarrit, në një deklaratë e quajti vendimin një fitore kundër "një ndalimi imoral dhe antikushtetues të armëve bazuar tek mosha". Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment./ VOA
Foto ilustruese HAMAS - Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka konfirmuar vrasjen...
SHBA- Autoritetet besojnë se 64 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me heliko...
Foto ilustruese SHBA - Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendrua...
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar një projekt të madh për rinovimin e Muzeut të Luvrit, duke përfshir&eum...
BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka paralajmëruar administratën amerikane të Donald Trump se në...
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se tetë pengje, përfshirë tre izraelitë dhe pesë shtetas tajlandezë u liruan të enjten si p...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish pas tragjedisë në Washington duke thënë se kjo është një ngjarje ...
Papa Françesku VATIKAN - Papa Françesku u ka shprehur ngushëllimet e tij anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe t&...
ITALI- Një 16-vjeçare në Itali ka lindur foshnjën në apartament dhe më pas fshehu trupin e pajetë të bebes s&eu...
FRANCË- Një vajzë 15-vjeçare humbi jetën dhe 20 studentë u plagosën në një aksident më...