Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit ndërkombëtar; kërcënime të hapura kundër Groenlandës nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump; njoftimi i Kancelarit se ushtarët gjermanë do të merrnin pjesë gjithashtu – megjithëse jodrejtpërdrejt – në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën; rreth 100,000 njerëz në Berlin mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për disa ditë pas një sulmi në rrjetin elektrik; dhe më pas vendimi i habitshëm për të shkarkuar kreun e stafit në Kancelari – pas vetëm tetë muajsh në detyrë. Kreu i qeverisë gjermane kishte shumë punë.
Një “situatë e komplikuar ligjërisht”
Kapja e ish-Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro nga ushtria amerikane, i cili tani ndodhet për gjyqin në Nju Jork, dominoi fundjavën e parë të vitit të ri për Friedrich Merz. Reagimi i tij ishte disi i tensionuar dhe i paqartë: Bëhet fjalë për një “situatë të komplikuar”, përfshirë edhe nga një perspektivë ligjore, të cilën qeveria gjermane tani do ta shqyrtojë me kujdes.
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare Kreß: Shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare
Kancelari dhe zëdhënësit e tij nuk e shqiptuan dot fjalën “shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, duke ua lënë këtë politikanëve të opozitës. E pajustifikueshme, sipas ekspertit të së drejtës ndërkombëtare Claus Kreß nga Universiteti i Këlnit. Ai i tha “Kölner Stadtanzeiger” se, sigurisht, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ishte shumë më me pasoja: “Por shkelja e rregullit për ndalimit e përdorimit të forcës sipas së drejtës ndërkombëtare nuk është më pak serioze në rastin e Venezuelës sesa në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.”
Shumica e vëzhguesve ishin të qartë në vlerësimin, se pse qeveria gjermane dhe kancelari ishin kaq të rezervuar ndaj çështjes së Venezuelës: Fokusi tani është në arritjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë të mundshme paqësore në Ukrainë, kryesisht me garanci sigurie nga Perëndimi, dhe këto janë vështirë të imagjinueshme pa ndihmën e SHBA-së.
Në një konferencë në Paris në javën që po shkon (me pjesëmarrjen e SHBA-së), Merz sinjalizoi se ushtarët gjermanë mund të merrnin pjesë, të paktën në mënyrë indirekte, në një koncept sigurie për Ukrainën (pas një armëpushimi): për shembull, duke mbështetur kontingjentet e NATO-s në Poloni. Franca dhe Britania e Madhe kishin njoftuar në takim se do të kontribuonin edhe me trupa në Ukrainë. Duket se Merz nuk donte ta armiqësonte më tej presidentin e SHBA-së në një dinamikë të tillë.
Mosmarrëveshja për Groenlandën si një fund i mundshëm i NATO-s
Nuk dihet më se çfarë le përshtypje tek Presidenti amerikan. Sapo Maduro mbërriti në Nju Jork, Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së. Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Kjo do të ishte, siç theksoi me të drejtë kryeministrja daneze Mette Frederiksen, fundi i NATO-s: një sulm nga një shtet i NATO-s ndaj një tjetri.
Shtatë shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë, publikuan më pas një deklaratë të martën duke deklaruar: “Është vetëm çështje e Danimarkës dhe Groenlandës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën.” Por liderë të politikës amerikane i shohin gjërat shumë ndryshe.
Shkarkim i papritur në Kancelari
Në një kohë zhvillimesh të shumta të politikës së jashtme, Merz-i mori një vendim të rëndësishëm për personelin, në fakt të parin që nga marrja e detyrës tetë muaj më parë: Kancelari shkarkoi shefin e tij të stafit, Jacob Schrot, dhe e zëvendësoi atë me ish-drejtorin federal menaxhues të partisë së tij konservatore CDU, Philipp Birkenmaier.
Korrespondentja e DW, Michaela Küfner, komenton shkarkimin: “Ndryshimi në zyrën e Merz-it, nga studiuesi i politikës, Jacob Schrot te eksperti ekonomik dhe zyrtari me përvojë i partisë, Philipp Birkenmaier, adreson probleme për të cilat Merz ishte bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm: komunikimi i dobët nga Kancelaria. Pavarësisht nëse pyet në grupet parlamentare apo ministritë, vlerësimi nuk ishte pozitiv.” Nga ana tjetër Merz-i kërkon më shumë ekspertizë ekonomike. Me Birkenmaier-in, Merz dëshiron të sinjalizojë një fillim të ri në të dyja nivelet.
Më shumë politikë e brendshme, më shumë ekonomi
Këtë Merz-i e theksoi në fjalimin e tij të Vitit të Ri: Kancelari dëshiron të ofrojë më shumë mbështetje për ekonominë gjermane në lëkundje të fortë. Duke qenë shumë i angazhuar në politikën e jashtme, shumë vëzhgues u shprehën, se Merz e kishte fokusin tek problemet e jashtme. Dhe është detyra e një shefi të stafit të dallojë midis asaj që është e rëndësishme dhe asaj që është më pak e rëndësishme dhe të vendosë përparësitë e duhura.
Verën e kaluar, për shembull, Merz njoftoi një vjeshtë reformash të brendshme. Ajo që doli në fund ishte një reformë mjaft e vogël e pensioneve, e cila gjithashtu zhgënjeu shumë anëtarë të rinj konservatorë të parlamentit dhe siguroi vetëm me vështirësi shumicën në Bundestag. Merz (dhe rrethi i tij i ngushtë) e kishin gjykuar dukshëm gabim atmosferën në bazë. Edhe pse Merz-i është shumë prezent në disa skena të politikës, pakënaqësia me punën e kabinetit të tij është e madhe më pak se një vit pasi ai mori detyrën: Në anketën e fundit të ARD-Deutschlandtrend, vetëm 24 përqind e të anketuarve u shprehën të kënaqur me performancën e kancelarit Friedrich Merz./DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 Janar10:29
Protestat, qeveria iraniane kërcënon SHBA-në: Nëse ndërhyni, do sulmojmë Izraelin dhe bazat amerikane në rajon
Mohammad Baqer Qalibaf, kryetari i parlamentit iranian, ka kërcënuar se në rast se Shtetet e Bashkuara do të vendosin të ndërhyjn&...
BOTA
11 Janar10:17
Groenlanda përçan Uashingtonin. Trump u kërkon Forcave Speciale planin e pushtimit, reagojnë zyrtarët e lartë ushtarakë dhe Kongresi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se u ka urdhëruar shefave të forcave speciale të zhvillojnë një plan p&eu...
BOTA
11 Janar10:05
SHBA veprimi ushtarak kundër Iranit? Izraeli në gatishmëri të lartë
Izraeli është në gatishmëri të lartë për mundësinë e çdo veprimi ushtarak amerikan kundër Iranit, nd&eu...
BOTA
11 Janar09:27
Rrëzohet avioni privat, humbin jetën gjashtë persona, mes tyre edhe këngëtari i njohur
Gjashtë persona kanë humbur jetën në një aksident ajror në Kolumbinë qendrore . Midis viktimave ishte këngëtari 34-...
BOTA
11 Janar08:58
Policia ndalon protestuesin gjatë tubimit kundër forcave të migracionit në Los Angeles
Policia arrestoi një person gjatë një tubimi kundër ICE në Los Angeles të shtunën, pas të shtënave fatale të n...
BOTA
11 Janar08:38
Demonstratat në Iran. Cilët janë skenarët?
Protestat në Teheran kanë hyrë në ditën e tyre të 13-të radhazi, ndërsa që nga nata e së enjtes, ndërprer...
BOTA
11 Janar08:31
“Jemi mirë, unë jam luftëtar”/ Maduro i dërgoi mesazh, i biri zbardh detaje: Kishte një merak
Deputeti venezuelian Nicolas Maduro Guerra njoftoi të shtunën se babai i tij, Presidenti në detyrë Nicolás Maduro, i ka dërguar ...
BOTA
11 Janar08:21
DASH thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela: Rrezik nga policitë e armatosura
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi “menj...
BOTA
11 Janar08:17
Miliona njerëz në rrugë dhe rreth qindra viktima, protesta masive në Iran
Një valë zemërimi popullor po përhapet në Iran, me regjimin në Teheran që përgjigjet me kërcënime dhe shtypje ...