
Venezuela ka akuzuar presidenti amerikan Donald Trump se po bën një “kërcënim kolonial”, pasi ai tha se hapësira ajrore “mbi dhe përreth” vendit duhet të konsiderohet e mbyllur “në tërësinë e saj”.
Trump e bëri deklaratën mes tensioneve në rritje me presidentin Nicolas Maduro dhe ndërsa SHBA vazhdon të sulmojë anijet që pretendon se transportojnë drogë nga Venezuela.
“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi konsideroni hapësirën ajrore sipër dhe përreth venezuelës të mbyllur në tërësi.”
Zyra e punëve të jashtme e Venezuelës e quajti atë një “kërcënim kolonial” dhe “agresion të paligjshëm dhe të pajustifikuar” dhe akuzoi presidentin për kërcënimin e “sovranitetit të hapësirës ajrore kombëtare… dhe sovranitetit të plotë të shtetit venezuelian”.
Ajo shtoi se fjalët e Trumpit ishin pjesë e një “politike të përhershme agresioni kundër vendit” që shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.
Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë mbi deklaratën e presidentit, por kjo shënon përshkallëzimin e fundit të tensioneve midis vendeve të Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut.
Javën e kaluar, rregullatori amerikan i aviacionit paralajmëroi për një “situatë potencialisht të rrezikshme” mbi Venezuelë për shkak të një “situate sigurie në përkeqësim”.
Venezuela më pas revokoi të drejtat e operimit për gjashtë linja ajrore të mëdha , të cilat vazhduan të pezullonin fluturimet drejt vendit.
Trump paralajmëroi disa ditë më parë se operacionet tokësore kundër trafikantëve të dyshuar të drogës nga Venezuela do të fillonin “shumë shpejt”.
Një veprim i tillë do të ishte një përshkallëzim i madh në Operacionin Shtiza Jugore vendosja detare amerikane në Detin e Karaibeve dhe Paqësorin lindor që deri më tani ka sulmuar të paktën 21 anije.
Pentagoni është përpjekur të justifikojë sulmet duke i etiketuar bandat e drogës si “organizata terroriste të huaja” duke i vënë ato në të njëjtin nivel me të ngjashmet e al-Kaedas.
Pretendohet se anijet e synuara transportojnë drogë me destinacion SHBA-në, megjithëse raportohet se destinacioni përfundimtar ka të ngjarë të jetë edhe Evropa dhe Afrika Perëndimore.
SHBA po ofron gjithashtu një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për arrestimin e presidentit venezuelian, i cili është paditur në gjykatat amerikane me akuza federale për narkoterrorizëm dhe komplot për importimin e kokainës.
Maduro ka mohuar pretendimet e Trumpit se ai vetë është i përfshirë në tregtinë e drogës dhe tha se homologu i tij dëshiron ta rrëzojë atë në mënyrë që të instalojë një qeveri tjetër. Maduro, i cili është president që nga viti 2013, është akuzuar si diktator që ka manipuluar në zgjedhje.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Nëntor12:39
Hajdutët shkojnë me buldozer për të grabitur bankomatin, ajo që ndodhi më pas ishte dramë për ta
Në San Ferdinando di Puglia, jo shumë larg Barlettës, një komando u përpoq të hynte me forcë në një kasafortë ...
BOTA
30 Nëntor12:30
VIDEO/ Fermerët grekë bllokojnë me traktorë rrugët kombëtare, përplasje të forta me policinë. Nis mobilizimi i përgjithshëm 5 ditor
Tension në rrugën e vjetër kombëtare Larissa-Volos në këtë kohë jashtë Platykambos.
Fermerët bllokuan rrug&eu...
BOTA
30 Nëntor12:20
Kolonët izraelitë hyjnë me forcë dhe dhunojnë brutalisht aktivistët italianë në Bregun Perëndimor. Reagon ashpër Tajani
Katër aktivistë ndërkombëtarë, përfshirë tre italianë, u plagosën sot në një sulm nga kolonët izrael...
BOTA
30 Nëntor10:34
Zjarri në shtëpi u merr jetën pesë anëtarëve të familjes
Pesë persona kanë vdekur në një zjarr të tmerrshëm në qytetin francez Neuves-Maisons, pranë kufirit me Luksemburgun.
Vi...
BOTA
30 Nëntor10:15
VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, 24-vjeçari përplaset për vdekje në derën e shtëpisë para syve të gjyshes, nënës, motrës dhe të dashurës
Një tragjedi e pazakontë ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të Loutsës në Greqi, ku një 24-vjeçar gjeti vdek...
BOTA
30 Nëntor10:02
Influencerja austriake e zhdukur prej një jave gjendet në një valixhe në Slloveni. Si u zbulua trupi dhe akuzat për njeriun e zemrës
Trupi i pajetë i Stefanie Pieper, një influencuese austriake 31-vjeçare, e cila ishte zhdukur nga Graz i Austrisë për gat...
BOTA
30 Nëntor09:03
Si përdoret Inteligjenca Artificiale nga pilotët ukrainas për të goditur objektivat rusë
Një pilot ukrainas i një droni ka kujtuar se si përdori Al për të goditur një objektiv me vlerë të lartë.
Piloti, ...
BOTA
30 Nëntor08:32
Plani i paqes i SHBA-së, ish-presidenti Poroshenko: Ukraina nuk është për shitje
Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se vendi ka nevojë për unitet të brendshëm dhe ndërkombëtar pë...
BOTA
30 Nëntor08:19
VIDEO NGA MOMENTI/ Ukraina godet anijet cisternë ruse në Detin e Zi. Pse flota hije është kaq e rëndësishme për Moskën
Zyrtarët ukrainasë kanë thënë se dronët detarë ukrainas kanë goditur dy anije cisternash nafte nga e ashtuquajtura "flot...
BOTA
30 Nëntor08:14
Rezervat ujore të Evropës po thahen
Një analizë e re duke përdorur të dhëna satelitore prej dy dekadash zbulon se pjesë të mëdha të rezervave ujore t&e...