Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën ngritjen e akuzave kriminale ndaj udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar dhe militantëve të tjerë në lidhje me vrasjet e 7 tetorit 2023 në Izrael. Në dokumentet e dorëzuara në një gjykatë federale në qytetin e Nju Jorkut përfshihen akuzat për komplot për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste, që rezultoi në viktima.
“Akuzat e shpallura sot janë vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të goditur çdo aspekt të operacioneve të Hamasit”, tha përmes një video deklarate Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. “Këto veprime nuk do të jenë të fundit”.
Akuzat vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë se po punon me Egjiptin dhe Katarin në një propozim të ri në përpjekje për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për t'i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Rripin e Gazës. Propozimi përfshin lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi. Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se nuk ka asnjë arsye për të besuar se akuzat do të ndikonin tek negociatat.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare John Kirby tha se "ekzekutimet" e fundit të gjashtë pengjeve, duke përfshirë një amerikan, Hersh Goldberg-Polin, nga Hamasi "theksojnë nevojën për veprime urgjente" në bisedime. Yahya Sinwar u emërua udhëheqës i përgjithshëm i Hamasit pas vrasjes së drejtuesit të mëparshëm të kësaj oranizate, Ismail Haniyeh në Iran dhe është në krye të listës së personave më të kërkuar të Izraelit. Ai besohet se ka kaluar pjesën më të madhe të 10 muajve të fundit duke jetuar në tunele në Rripin e Gazës dhe nuk është e qartë se sa kontakt ka ai me botën e jashtme.
Në mesin e udhëheqësve të tjerë të Hamasit të përfshirë në këtë aktakuzë janë edhe Haniyeh, nënkryetari i krahut të armatosur të Hamasit në Gaza, Marwan Issa, i cili ndihmoi në planifikimin e sulmit të vitit të kaluar, ndihmësi i ish-udhëheqësit Haniyeh, Khaled Mashaal dhe ish-udhëheqësit i grupit Mohammed al-Masri dhe Ali Baraka. Sipas autoriteteve izraelite, në sulmin e 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë
Në ofensivën izraelite ndaj militantëve të Hamasit, që pasoi sulmin në Izraelin jugor, mbi 40,000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, nuk bën dallim midis militantëve dhe civilëve. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe ka detyruar shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre./ VOA
SHBA- Zyrtarët e lartë të sigurisë së zgjedhjeve po u bëjnë thirrje votuesve amerikanë që të mos i japi...
SHBA- Kamala Harris është në rrugën për të fituar zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA , parashikon p&eu...
SHBA- Vetëm shtetasit amerikanë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për president dhe poste të tjera n&eu...
Papa Françesku ITALI- Papa Françesku u dërgoi këtë të martë një mesazh të rinjve italianë, duke i k&...
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ka postuar një video të takimit të tij me shefin bërthamor të OKB-së Rafael Mariano Grossi sot...
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Përfaqësuesi i Lartë i...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ditën e sotme Presidentin e Agjencisë së Industrisë...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai ka plane që janë të garantuara për t’i dh&...
BRUKSEL- Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rrjetit Telegram, Pavel Durov, është një rast kompleks që ngre shumë...
ANGLI- Një grua shtatzënë ishte në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një varkë me emigrantë u përmbys n&eu...