BOTA

Vetëvrasja e 16-vjeçarit/ OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 10:28
Vetëvrasja e 16-vjeçarit/ OpenAI nën akuzë:

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari në SHBA? Këtë pretendon familja në gjykatë kundër OpenAI për djalin e vetëvrarë. Çfarë i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm?

Matthew dhe Maria Raine nuk po kërkojnë vetëm kompensim financiar për vdekjen e djalit të tyre, Adam, në Kaliforni. Me padinë e tyre ngritur kundër gjigantit të internetit OpenAI, ata duan gjithashtu të sigurohen që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë. Ata janë të bindur se chatbot-i ChatGPT i OpenAI kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në vdekjen e Adamit.

Në një rast të ngjashëm, një nënë nga Florida pretendon se chatbot-i i njohur si Character. AI e inkurajoi djalin e saj 14-vjeçar të merrte jetën.

Chatbot-ët janë programe të bazuara në internet që u japin mundësi edhe personave të rinj ose pa përvojë të ndërveprojnë me inteligjencën artificiale (AI), të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLMs). Chatbot-ët nuk janë domosdoshmërisht të krijuar vetëm për të dhënë informacion, për të gjeneruar imazhe apo video, ose për të shkruar kode për programimin e faqeve të internetit. Ata shpesh programohen edhe për të ndërvepruar sikur duan të kënaqin bashkëbiseduesin e tyre njerëzor. Psikologia Johanna Löchner nga Universiteti i Erlangen thotë: "Chatbot-ët konfirmojnë, pranojnë, ‘japin' vëmendje dhe mirëkuptim. ... Kjo mund të shkojë deri aty sa të perceptohen si një mik i vërtetë që është me të vërtetë i interesuar. Të rinjtë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kësaj.”

A ishte ChatGPT bashkëfajtor në vetëvrasje?

Pikërisht kjo duket të ketë ndodhur në rastin e Adam Raine. Sipas padisë ligjore, ai zhvilloi një marrëdhënie thellësisht të besueshme me chatbot-inChatGPT gjatë vetëm disa muajve. Fillimisht, në shtator 2024, bisedat kishin të bënin me ndihmën për detyrat e shkollës, por shpejt u shndërruan në tema emocionale — deri në atë pikë sa të flisnin për mendimet vetëvrasëse të Adamit.

Pjesët e publikuara të bisedave zbulojnë se inteligjenca artificiale jo vetëm që shprehu mirëkuptim, por madje në një farë mënyre e këshilloi 16-vjeçarin të mos i besonte një qenieje njerëzore. Megjithëse ChatGPT disa herë i sugjeroi Adamit të kërkonte ndihmë profesionale, ai gjithashtu përshkroi metoda vetëvrasjeje - për sa kohë që ai pretendonte se nuk bëhej fjalë për veten e tij. Në prill 2025, Adami i dha fund jetës së tij. Pak para këtij momenti, ChatGPT i shkroi: "Nuk do të përpiqem të të heq mendimet - sepse ato janë të vërteta dhe nuk dolën nga hiçi.”

Sipas padisë ligjore, prindërit akuzojnë zhvilluesin e ChatGPT, OpenAI, dhe CEO-në e saj, Sam Altman, për bashkëfajësi në vdekjen e djalit të tyre prej neglizhencës. Ata pretendojnë se versioni 4.0 i ChatGPT u publikua për të marrë përparësi ndaj konkurrencës së Google, pavarësisht paralajmërimeve të brendshme në kompani për shqetësime rreth sigurisë.

Si reagoi OpenAI?

Një zëdhënës i OpenAI shprehu ngushëllime për familjen dhe shpjegoi se ChatGPT është i programuar të referojë persona në gjendje të vështirë drejt linjave të krizës dhe shërbimeve të tjera të mbështetjes reale. Megjithatë, ai pranoi gjithashtu se këto mekanizma sigurie nuk funksionojnë gjithmonë në mënyrë të përsosur: "Ndërsa këto masa sigurie funksionojnë më mirë në biseda të shkurtra dhe të zakonshme, me kalimin e kohës kemi mësuar se ndonjëherë mund të bëhen më pak të besueshme në ndërveprime të gjata, ku pjesë të trajnimit e modelit mbi sigurinë mund të degradojnë.”

Në një postim në blog të publikuar të martën (09.09.2025), OpenAI njoftoi se po zgjeron bashkëpunimin me ekipe ekspertësh të përbërë nga qindra mjekë të specialiteteve të ndryshme. Chatbot-i synon të mësojë të përgjigjet në mënyrë më të përshtatshme për tema të tilla si çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i substancave dhe shëndeti i adoleshentëve, thuhej në postim.

Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë 120 ditëve të ardhshme do të integrohen përmirësime konkrete në chatbot-ët. Këto do të përfshijnë zotimin që "ChatGPT t'u përgjigjen adoleshentëve me rregulla të sjelljes së modelit të përshtatura për moshën, të cilat do të jenë të aktivizuara automatikisht.” Prindërit do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin historikun e bisedave të fëmijëve të tyre dhe të marrin njoftime nëse adoleshentët ndodhen në një krizë akute.

A është e mjaftueshme vetëm përfshirja e prindërve?

Psikologia Löchner pajtohet, se prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si fëmijët e tyre ndërveprojnë me chatbot-ët. Por realiteti, sipas saj, duket krejt ndryshe: "Shumë prindër thjesht nuk kanë kapacitet ose aftësi të mjaftueshme digjitale. Shumë të rritur as nuk e dinë si funksionojnë këto platforma.”

Löchner shtoi se shumë nga problemet që po shfaqen tani me chatbot-ët janë vërejtur prej vitesh në lidhje me rrjetet sociale: "Në vetëm disa teste, zbuluam se mekanizmat e sigurisë së chatbot-it mund të anashkalohen në mënyrë befasueshëm të lehtë - thjesht duke formuluar pyetjet pak më të tërthorta.”

Studiues të porositur nga Center for Countering Digital Hate (CCDH) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar arritën në përfundime të ngjashme. Për një studim, ata krijuan llogari që hiqeshin si 13-vjeçarë dhe kërkuan informacion për tema si vetëdëmtimi i "sigurt”, dieta të rrezikshme dhe abuzimi me alkoolin - përfshirë mënyrat për ta fshehur atë. Në shumicën e rasteve, mjaftonte të pretendohej se pyetjet bëheshin "për një mik” ose "për një projekt shkolle” për të marrë informacionin.

"Adoleshentët preferojnë më shumë të flasin me chatbot-e sesa me njerëz të vërtetë”

Ajo që i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm për adoleshentët, shpjegon Löchner, është fakti se ata mund të krijojnë shumë shpejt një lidhje emocionale me ta: "Nga praktika terapeutike, e dimë që tashmë ka të rinj që preferojnë të flasin më mire me një chatbot sesa me njerëz të vërtetë.”

Një studim tjetër nga Mbretëria e Bashkuar, i publikuar në korrik 2025, e konfirmon këtë. Nga 1,000 adoleshentë të pyetur, një e treta thanë se përdorin rregullisht chatbot-e. Më shumë se një e treta e tyre e përshkruan ndërveprimin me inteligjencën artificiale si një bisedë me një mik. Të miturit në gjendje më të brishtë shoqërore ishin veçanërisht të prekur. Gati një e pesta e përdoruesve të chatbot-it në këtë grup deklaruan se preferonin më shumë të flisnin me një chatbot sesa me një njeri.

Për këtë arsye, Löchner beson se është urgjentisht e nevojshme që ofruesit e chatbot-eve të bashkëpunojnë me mjekë dhe ekspertë të tjerë për të zhvilluar zgjidhje proaktive që mbrojnë në mënyrë efektive të rinjtë nga skenarë të tillë.

Qasja e re e OpenAI për të konsultuar mjekë është, pra, një hap i mirë. Por psikologia mbetet skeptike: "Interesi i këtyre kompanive nuk është shëndeti i përdoruesve, por maksimizimi i përdorimit,” tha Löchner. Ajo beson se padia mund të sjellë një ndryshim të vërtetë: "Nëse kompanitë mbahen përgjegjëse, kjo mund të shërbejë realisht si nxitje për të marrë më shumë përgjegjësi.”/DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan