
Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, shkoi edhe në Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit dhe u shoqërua nga kreu i Diyanet-it, presidenti i Çështjeve Fetare, Safi Arpagus. Ashtu si paraardhësi i tij, Papa Françesku, dhe të tjerë para tij, edhe Leoni XIV hoqi këpucët në respekt të traditave vendase.
Xhamia Sultan Ahmet, e njohur gjerësisht si “Xhamia Blu”, është ndër faltoret më të rëndësishme të Stambollit. E ndërtuar mes viteve 1609-1617 nga sulltan Ahmeti I, ajo u ngrit mbi një pjesë të ish-Pallatit të Kostandinopojës, me synimin të bëhej qendra kryesore e adhurimit në Perandorinë Osmane. Ajo mori nofkën “Blu” falë 21 mijë e 43 pllaka të qeramikës turke që zbukurojnë muret dhe kupolën. Xhamia është e vetmja në Turqi me gjashtë minare (zakonisht janë katër), ndërsa më shumë ka vetëm xhamia e Qabes në Mekë, me shtatë minare.
Pas momentit të lutjes në Xhami, Ati i Shenjtë do të shkojë edhe në Kishën ortodokse Mor Ephrem, në pjesën evropiane të Stambollit, për një takim privat me krerët e Kishave dhe komuniteteve të krishtera. Kjo kishë, e inauguruar në vitin 2023, është e para dhe deri më sot e vetmja e ndërtuar në Turqi që nga themelimi i Republikës.
Pasditja do ta gjejë Papën në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit për Doksologjinë, një rit i shkurtër fetar, ndërsa më pas do të zhvillojë një takim me Patriarkun Bartolomeu I në Pallatin Patriarkal, ku të dy do të firmosin një Deklaratë të përbashkët.
Vizita e ditës do të mbyllet me meshën në Volkswagen Arena, një hapësirë shumëfunksionale që mund të presë deri në 6 mijë persona. E inauguruar në vitin 2015, arena është pjesë e kompleksit kulturor Uniq në Maslak të Stambollit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Nëntor07:39
Administrata Trump pezullon të gjitha vendimet për kërkesat për azil pas të shtënave në Gardën Kombëtare
Administrata Trump ka ndaluar të gjitha vendimet për kërkesat për azil pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy ushtarëv...
BOTA
28 Nëntor22:46
Trump shpall të pavlefshme aktet e administratës Biden që nuk mbajnë firmën e tij
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë të fortë të premten, duke pretenduar se përdorimi i...
BOTA
28 Nëntor22:31
Zjarri me 128 të vdekur në rrokaqiejtë e Hong Kongut, arrestohen 11 persona për vrasje dhe korrupsion!
Të paktën 128 persona kanë vdekur në zjarrin shkatërrues që përfshiu disa ndërtesa të larta në Hong Kong t&e...
BOTA
28 Nëntor21:51
Ngjarje e rëndë/ Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare në Holandë, pasi zbuluan se kishte të dashur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku dy vëllezër kanë vrarë motrën e tyre 18-vjeçare në...
BOTA
28 Nëntor21:34
Kremlini reagon për dorëheqjen e shefit të stafit të Zelenskyt: Kievi po zhytet në një krizë të thellë politike
Kremlini ka reaguar ndaj dorëheqjes së kreut të zyrës presidenciale të Volodymyr Zelenskyt, duke e cilësuar situatën në...
BOTA
28 Nëntor21:13
Shkrihen akujt SHBA-Venezuelë? New York Times: Trump foli në telefon me Maduron, mund të takohen së shpejti!
Zbulimi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli në telefon javën e kaluar me Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro vjen në mes t&...
BOTA
28 Nëntor19:52
Dështon misioni “Baikonur”, Rusia rrezikon që të mos dërgojë astronautë në hapësirë
Një platformë lëshimi në kozmodromin rus Baikonur pësoi dëmtime gjatë nisjes së misionit që dërgoi dy rus&eu...
BOTA
28 Nëntor18:53
FBI sekuestron një nga makinat më të rralla në botë, ja kush është pronari i saj
Vetëm gjashtë versione makinës roadster të Mercedes-Benz CLK GTR legjendar ekzistojnë në të gjithë botën, dhe nj&...
BOTA
28 Nëntor18:29
OKB i bën thirrje SHBA-së të mos mbyllë portat për azilkërkuesit
Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë të pranojnë azilkërkues dhe t’...
BOTA
28 Nëntor18:19
Trump i ashpër me Afrikën e Jugut: SHBA-të nuk do marrin pjesë në samitin e G20! Qeveria e tyre po lejon vrasjen e të bardhëve
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një deklaratë të ashpër në platformën X, duke thënë se Shtetet e Bashkua...