Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GAZA- Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e ‘papranueshëm’ të dhunës që po bëhet e zakonshme kundër punonjësve të organizatave humanitare. Sipas OKB-së, në vitin 2023 u vranë 280 punonjës të tillë, një shifër rekord. OKB gjithashtu paralajmëroi se lufta Izrael-Hamas në Gazë ka mundësi që të rrisë edhe më shumë këtë shifër.
“Normalizimi i dhunës kundër punonjësve të organizatave humanitare dhe mungesa e llogaridhënies janë të papranueshme, të pandërgjegjshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për operacionet e dërgimit të ndihmave kudo”, tha Joyce Msuya, drejtoreshë në detyrë e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), në një deklaratë për Ditën Botërore Humanitare.
“Me 280 vrasje të punonjësve të organizatave humanitare në 33 vende vetëm vitin e kaluar, viti 2023 regjistrohet si viti më vdekjeprurës për këtë komunitet”, një rritje kjo prej 137% nga viti 2022, kur u vranë 118 punonjës të tillë, tha OCHA përmes një njoftimi dërguar mediave.
Të dhënat regjistrohen nga viti 1997 nga Baza e të Dhënave të Sigurisë së Punonjësve të Organizatave Humanitare. OKB thotë se mbi gjysma e këtyre vrasjeve ndodhën në Gazë gjatë tre muajve të parë të luftës Izrael – Hamas, kryesisht nga sulmet ajrore.
Luftërat civile në Sudanin Jugor dhe Sudan janë dy prej konflikteve më vdekjeprurëse në botë, pas asaj në Lindjen e Mesme. Në 10 vendet e para në këtë listë janë edhe Siria me shtatë vdekje, Etiopia dhe Ukraina me gjashtë secila dhe më pas vijnë Somalia, Mianmari dhe Republika Demokratike e Kongos.
Në të gjitha konfliktet, shumica e vdekjeve përfshijnë stafin lokal të organizatave humanitare. Viti 2024 mund të tejkalojë shifrën rekord të regjistruar një vit më parë. Deri më 9 gusht, OCHA njofton se janë regjistruar 176 vdekje të punonjësve të organizatave humanitare.
Çdo vit, Kombet e Bashkuara e shënojnë Ditën Ndërkombëtare Humanitare më 19 gusht, përvjetorin e sulmit në zyrat e OKB-së në Bagdad, në vitin 2023. Gjatë atij sulmi u vranë 22 njerëz duke përfshirë Sergio Vieria de Mellon, Përfaqësuesin Special të OKB-së në Irak. Gjatë sulmit u plagosën edhe 150 punonjës lokalë dhe ndërkombëtarë të organizatave humanitare./ VOA
Foto ilustruese EVROPË- Vapë ekstreme në të gjithë zonën e Mesdheut këtë verë. Sipas një analize të ...
RUSI- Rusia dhe Azerbajxhani do të ndërtojnë së bashku cisterna nafte, tha presidenti rus Vladimir Putin pas negociatave me homologun e ti...
ÇIKAGO- Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane, mijëra delegatë demokratë mblidhen këtë javë n&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Shoqëria civile dhe disa pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës pretendojnë...
Pllaka TURQI- Arkeologët zbuluan një pllakë të vogël balte kuneiform 3500-vjeçare gjatë gërmimeve ...
SHBA- Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë, ku në asnjë vend tjetër nuk hidhen aq para pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se...
TEL AVIV- Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bo...
SHBA- Presidenti Biden u angazhua në “sjellje të paligjshme”, zbuluan republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve n&...
Michael Lynch ITALI- Michael Lynch është një nga sipërmarrësit anglezë më të njohur në botën e teknologji...