foto ilustruese
SHBA- CIA ka ofruar një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të Covid-19, duke thënë se koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët.
Vlerësimi i fundit nga agjencia e inteligjencës, pas emërimit të drejtorit të ri të CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga presidenti Donald Trump. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka favorizuar prej kohësh teorinë e rrjedhjes së laboratorit, duke pretenduar se Covid ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan.
Instituti është 40 minuta me makinë nga tregu i lagësht Huanan ku u shfaq grupi i parë i infeksioneve. Në një intervistë me Breitbart News të publikuar të Premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të tërhiqej nga qëndrimi i saj neutral për origjinën e virusit.
“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në një numër frontesh, dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet në mosbërjen e një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.
BBC raporton se zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në punën e ekipit të ri të inteligjencës dhe se i paraprin administratës Trump. Raportohet se rishikimi i orgjinës së Covid-19 u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën.
Mgjithatë ende nuk ka konsensus për shkakun e pandemisë Covid. Disa mbështesin një teori të origjinës natyrore, e cila argumenton se virusi përhapet natyrshëm nga kafshët, pa përfshirjen e ndonjë shkencëtari apo laboratori.
Hipoteza e rrjedhjes së laboratorit në mënyrë specifike është kontestuar ashpër nga shkencëtarët, duke përfshirë shumë që thonë se nuk ka prova përfundimtare për ta mbështetur atë. Edhe Kina në të kaluarën e ka hedhur poshtë pretendimin laboratorik si manipulim politik nga Uashingtoni.
Megjithatë, teoria dikur e diskutueshme ka fituar terren në mesin e disa agjencive të inteligjencës. Në vitin 2023, drejtori i FBI Christopher Wray tha për Fox News se ishte vlerësimi i byrosë së tij se "origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik".
pandemia e covid 19 cia john ratcliffe
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
26 Janar08:51
Richard Gere lë përfundimisht SHBA-në dhe zhvendoset në Spanjë/ Cilat janë personat e famshëm që braktisën dhe u zotuan të largohen nga vendi pas fitores së Trump?
gere, ferrera, turner, degenneres
SHBA- Richard Gere ka njoftuar se po largohej nga SHBA për të shkuar në Spanjë me familjen e tij dhe ...
r.ll
BOTA
26 Janar07:39
Si do të integrohet Kosova në sistemet financiare europiane?
banka qendrore e kosoves
PRISHTINË- Kosova do ta mbyllë vitin 2024 me rritje ekonomike prej 4.3%. Kurse në vitet 2025 dhe 2026 parashikohet ...
E.D
BOTA
25 Janar22:56
Aksident tragjik në SHBA/ Makina përplaset me pemën, tre të rinj humbin jetën
SHBA- Tre adoleshentë kanë vdekur pasi një makinë goditi një pemë pranë Wakefield të premten në mbrëmje, tha...
r.ll
BOTA
25 Janar22:44
Zëdhënësi i kryeministrit të Izraelit: Takimi mes Netanyahut dhe Trump mund të zhvillohet pas dy javësh
netanyahu, trump
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të organizojë një takim me presidentin amerikan Donald Tr...
E.D
BOTA
25 Janar22:42
"Sllovakia po zien"! Fico përjashto mundësinë e dorëheqjes pavarësisht protestave antiqeveritare
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico përjashtoi sot mundësinë e dorëheqjes, pasi dhjetëra mijëra prote...
e. d
BOTA
25 Janar22:30
VIDEO/ Moment emocionues, familja izraelite kupton se vajza e tyre është gjallë dhe se Hamasi e liroi
IZRAEL- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka raportuar se katër pengje izraelite u janë dorëzuar përfaqësuesve t&e...
r.ll
BOTA
25 Janar22:28
Qytetet e Gjermanisë "ziejnë" nga protestat, dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër AfD-së dhe të djathtës ekstreme
protestat ne gjermani
GJERMANI- Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar ditën e sotme në më shumë se 60 qytete gjermane...
E.D
BOTA
25 Janar21:54
Vrau me çekiç partneren, Apeli i Bolzanos lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për Avni Meçja
ITALI- Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja, i cili pranoi ...
E.D
BOTA
25 Janar21:41
Musk i bashkohet fushatës së AfD-së përmes lidhjes me video: Shpresoj shumë që AfD të dalë mirë dhe Alice Weidel të bëhet kancelare
GJERMANI- Miliarderi Elon Musk mori pjesë përmes lidhjes me video në nisjen zyrtare të fushatës së partisë së eks...