BOTA

VOA: Gjykatësi federal pezullon përkohësisht programin e emgracionit për bashkëshortët e shtetasve amerikanë

M.B. Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 22:27

VOA: Gjykatësi federal pezullon përkohësisht programin e

SHBA- Një gjykatës federal në Teksas pezulloi të hënën përkohësisht zbatimin e një politike të administratës së Presidentit Joe Biden, që do t'u jepte bashkëshortëve të shtetasve amerikanë status ligjor pa pasur nevojë që ata të largoheshin më parë nga vendi, duke sjellë të paktën një pengesë të përkohshme për njërin nga veprimet më të mëdha presidenciale për lehtësimin e rrugës drejt marrjes së shtetësisë amerikane në shumë vite.

Vendimi i lëshuar nga gjykatësi federal J. Campbell Barker vjen vetëm disa ditë pasi 16 shtete, të udhëhequra nga prokurorët e përgjithshëm republikanë, sfiduan programin nga i cili mund të përfitojnë rreth 500,000 emigrantë në vend, plus rreth 50,000 fëmijë të tyre.

Një nga shtetet që po udhëheq përpjekjet kundër këtij ligji është Teksasi, i cili në padi pretendonte se është detyruar të shpenzojë dhjetëra miliona dollarë në vit për sigurimet shëndetësore të pjesëtarëve të forcave të zbatimit të ligjit për shkak të emigrantëve pa dokumente që jetojnë në këtë shtet. Shtetet e kontrolluara nga republikanët pretendojnë se masa do të shkaktonte dëm të pariparueshëm dhe akuzuan administratën për anashkalimin e Kongresit për "qëllime të hapura politike".

Presidenti Joe Biden njoftoi programin në qershor. Urdhri i gjykatës, që do të jetë në fuqi për dy javë, por mund të zgjatet, vjen një javë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare filloi të pranonte aplikimet. Të martën, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se qeveria do të vazhdojë të pranojë aplikimet dhe të mbrojë programin në gjykatë. Çdo aplikant, të cilit i është dhënë lirimi me kusht përpara urdhrit nuk do të ndikohet nga ky vendim, thuhet në njoftim të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigj pyetjeve se sa aplikime janë pranuar, apo miratuar, si dhe se sa kohë duhet për shqyrtimin e rasteve në bazë të programit, të cilin qeveria e quan “Mbajtja e Familjeve së Bashku”.

“Programi u mundëson qytetarëve amerikanë dhe anëtarëve të familjeve të tyre të jetojnë në vend pa frikën e ndarjes, në përputhje me vlerat themelore amerikane”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Gregory Chen, drejtor për marrëdhëniet me qeverinë në Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Emigracionit, tha se kishte dëgjuar nga avokatët e lidhur me këtë shoqatë se të paktën qindra njerëz kishin aplikuar që kur programi filloi më 19 gusht. Ai gjithashtu tha disa kërkesa ishin miratuar pas vetëm një dite.

Avokatët po nxitojnë të kuptojnë se çfarë ndikimi do të ketë vendimi për të pezulluar përkohësisht këtë program mbi klientët e tyre. Zoti Chen tha se platforma e organizatës për avokatët e interesuar në programin “Mbajtja e Familjeve së Bashku”, “u vërshua” pas vendimit të gjykatësit të hënën vonë me pyetje mbi pasojat, që ai mund të ketë për klientët e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm republikan i Teksasit, Ken Paxton, zyra e të cilit po ndihmon në udhëheqjen e padisë, përshëndeti vendimin e gjykatësit federal. “Ky është vetëm hapi i parë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Teksasin, vendin tonë dhe sundimin e ligjit”, tha ai përmes një deklarate.

Për programin “Mbajtja e Familjeve të Bashkuara” kualifikohen personat që kanë jetuar për 10 vjet në Shtetet e Bashkuara dhe janë të martuar me shtetas amerikanë, të paktën që nga 17 qershori i këtij viti, dita kur hyri në fuqi urdhri ekzekutiv i Presidentit Biden. Programi nuk vlen për personat që paraqesin kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe kanë një të kaluar kriminale.

Aplikantët gjithashtu duhej të dorëzonin një aplikim të gjatë dhe të paguanin një tarifë prej 580 dollarësh. Nëse miratohet kërkesa e tyre, aplikantët kanë tre vjet kohë për të kërkuar qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Gjatë kësaj periudhe, ata mund të marrin një leje pune. Përpara këtij programi, ishte e vështirë për njerëzit që ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të merrnin një leje të përhershme qëndrimi pasi martoheshin me një shtetas amerikan. Atyre mund t'u kërkohej kthimi në vendin e tyre, shpesh për shumë vite, dhe ata gjithmonë përballeshin me rrezikun e moslejimit të kthimit në Amerikë./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan