Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...

TIRANË- Në Shqipëri, qytetarët i ndjekin me interes fushatën dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shpresën që shumë prej elementeve demokratike të tyre të mund të zbatohen edhe në vendin e tyre. Ata mendojnë se zgjedhjet amerikane janë cilësisht shumë më lart krahasuar me ato shqiptare, ku nuk zhvillohen debate televizive mes kandidatëve, ku nuk ka sondazhe të besueshme, as rezultate të pranuara.
Shumë qytetarëve në Tiranë u kanë bërë përshtypje diferencat e vogla në sondazhet e fundit të mbështetjes së publikut amerikan në zgjedhjet presidenciale, ku të dy kandidatët Harris dhe Trump duken shumë pranë fitores, ndërsa gara vazhdoi deri në çastin e fundit.
Studenti i inxhinierisë mekanike, Martis Kenga, thotë për Zërin e Amerikës se rezultatet mund të jenë të ngushta në këto zgjedhje, por ai thekson që kryesorja për Shqipërinë është se edhe kur presidentët në SHBA janë demokratë apo republikanë, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishin, janë dhe do të jenë të shkëlqyera.
“SHBA-të gjithmonë do të mbeten për ne vendi më i afërt, më mik dhe më i dashur. Kushdo që të fitojë zgjedhjet presidenciale, ne do të jemi në rrugën e integrimit europian dhe për këtë do të kemi mbështetjen më të madhe gjithmonë nga Amerika”, tha Martis.
Qytetarët vlerësojnë se zgjedhjet amerikane janë shumë më lart cilësisht në karahasim me ato shqiptare. Ata numërojnë se krejt ndryshe nga SHBA-të, në zgjedhjet e Shqipërisë kandidatët nuk zhvillojnë debate televizive, sondazhet nuk janë të besueshme, rezultatet nuk pranohen, ndërsa humbja cilësohet si pasojë e manipulimeve, dhe të gjitha këto i bëjnë mosbesues zgjedhësit deri në mospjesëmarrje.
Veprimtarja për të drejtat e të rinjve, Esmeralda Nexhipi, studente e vitit të fundit në juridik, thotë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet amerikane janë për t’u admiruar edhe përsa i përket teknologjisë dhe nxjerrjes së shpejtë të rezultateve të besueshme.
“Konkurrenca këtë radhë ishte shumë e fortë dhe në fund dy kandidatët shtrëngojnë duart. Uroj që edhe ne të ndjekim shembullin e tyre, që të bëjmë zgjedhje paqësore si në SHBA. Zgjedhjet tona janë shumë afër në pranverën e 2025. Pra, le të bëhemi edhe ne si SHBA-të, si miqtë tanë, si mbështetësit tanë kryesorë”, thotë Esmeralda.
Si një profesionist i artdisajnit dhe i komunikimit virtual, Enes Petromilo e cilëson si tejet spektakolare fushatën amerikane nga pikëpamja e imazhit dhe marketingut, me pjesëmarrjen e artistëve të shquar, por po aq e rëndësishme edhe në brendinë e vet sa u takon mesazheve demokratike që dhanë dy kandidatët.
“Sidomos nga pikëpamja e rinisë dy kandidatët për president në SHBA kanë dhënë një mesazh shumë të mirë, që përmes votës mund të bësh ndryshimin në vendin tënd, ndaj duhet të përfshihen gjithmonë në zgjedhje, sepse zëri i tyre ka shumë rëndësi për të ardhmen e vendit”, thotë Enesi për Zërin e Amerikës.
Qytetarët shqiptarë vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane pikërisht ato elementë për të cilat ata kanë më shumë nevojë në Shqipëri: si qasja e kulturuar mes konkurrentëve, respekti reciprok mes tyre, shkëmbimi i pikëpamjeve në ballafaqimet televizive si dhe premtimet e qarta për të ardhmen e vendit./VOA
SHBA- Ish-presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje amerikanëve që t’i drejtohen qendrave të votimit. Në një...
SHBA- Kandidati republikan Donald Trump ka mbërritur për të votuar në Palm Beach pranë shtëpisë së tij, së b...
Shtëpa e Bardhë SHBA- Puna e presidentit amerikan konsiderohet si një nga më kërkueset në botë, pasi p&eu...
SHBA- Elon Musk ka deklaruar se njerëzit e famshëm amerikanë po mbështesin publikisht nënpresidenten Kamala Harris në garën...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Anila Dushkut, oficeres së Policisë Gjyq&eum...
SHBA- Fushata në SHBA ka qenë e mbushur me momente dramatike, duke filluar nga braktisja e shkollës dhe deri tek tentativat për vrasje. Gj...
Foto nga lufta GAZA- Më shumë se 100 persona, përfshirë fëmijë, do të evakuohen nga Gaza për të marrë tra...
SHBA- Qendrat e votimit janë hapur edhe në Nevada. Ndërsa votuesit në Alaskë dhe Hawaii do të nisin të drejtohen drejt qend...
HUNGARIA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka shprehur hapur prej kohësh mbështetjen ndaj kandidaturës së Donald Tru...
SHBA- Sipas zyrës së Sekretares së Shtetit Jocelyn Benson, dita e zgjedhjeve në shtetin kyç të fushëbetejës së ...