Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha më 14 tetor në Sarajevë se prioritet është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, për çka është e nevojshme të emërohet kryenegociatori.
Ajo theksoi se zgjedhja e personit që do ta mbajë këtë rol i takon institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës, por se më e rëndësishmja është që emërimi të bëhet sa më parë, në mënyrë që të mund të fillohet menjëherë me aktivitetet e nevojshme.
Vizita e saj u zhvillua menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, më 30 shtator, për të miratuar Draftin e Agjendës së Reformave, dokument që ka rëndësi vendimtare për tërheqjen e rreth 900 milionë eurove kredi të favorshme dhe grante nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Në konferencën për shtyp, pas takimit me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, von der Leyen kujtoi se “para një viti e gjysmë Këshilli Evropian mori një vendim historik për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Bosnjë e Hercegovinën”.
Ajo shtoi se Bosnja dhe Hercegovina ka bërë një rrugë të gjatë dhe se vendi sot qëndron në prag të Bashkimit Evropian.
“Ju përgëzoj për Agjendën e Reformave, dhe tani është radha jonë ta vlerësojmë atë; në hapin e ardhshëm do të duhet të shkojmë drejt finalizimit për miratimin e fondeve”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian.
Ajo theksoi se e ardhmja e të gjitha komuniteteve në Bosnjë e Hercegovinë është në Bashkimin Evropian, duke shtuar se zgjerimi “nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje zemre, vullneti dhe zëri të popullit”.
“Sipas një ankete të fundit të opinionit publik, 72 për qind e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës kanë besim tek Bashkimi Evropian. Brezat e rinj duan të jetojnë në një Evropë të bashkuar, dhe detyra jonë është t’ua bëjmë këtë të mundur”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, shprehu shpresën se “do të ketë përgjegjësi politike kur bëhet fjalë për rrugën evropiane të vendit”, duke theksuar se “në këtë proces nuk duhet të ketë ndarje mes pozite dhe opozite, por përkushtim të përbashkët ndaj Bashkimit Evropian”.
Krishto gjithashtu njoftoi se e kishte informuar presidenten e Komisionit Evropian për përgatitjet e zhvillimit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet javën e ardhshme. “Fatkeqësisht, ende nuk kemi arritur të harmonizojmë një marrëveshje mbi lëvizshmërinë, përkatësisht për qarkullimin me karta identiteti”, shtoi ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian më herët është takuar edhe me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës – Zhelko Komshiq, Zhelka Cvijanoviq dhe Denis Beqiroviq.
Para mbërritjes në Sarajevë, ajo vizitoi edhe Qendrën Përkujtimore Potoçari pranë Srebrenicës. Siç deklaroi, “Bashkimi Evropian do ta kujtojë gjithmonë gjenocidin e Srebrenicës dhe nuk do të lejojë që të shkruhet një histori e re për të”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 14 tetor se faza e dytë e marrëveshjes për paqe në Gazë nis tani. Përmes një ...
Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve Antimafia (D.D.A.), ka zhvilluar...
Aeroportet e Brukselit dhe Charleroi kanë pasur pasoja të rënda nga një grevë kombëtare që u zhvillua sot në Belgjik&e...
Detaje të reja kanë dalë në dritë në rastin e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, pas arrestimit të...
Një video e rëndë është publikuar në internet, duke ngritur frikën mbi atë se çfarë po ndodh në Gaza,...
Operacioni i madh i kryer së fundmi nga policia italiane në zemër të vendit, çoi në zbulimin e një apartamenti të mb...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kritikuar ashpër revistën “Time”, e cili megjithëse shprehu kënaqësi me përmb...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kritikuar ashpër revistën “Time”, e cili megjithëse shprehu kënaqësi me ...
Erdogan përjashtoi Netanyahun nga tryeza e paqes në Egjipt, kërcënoi Trump se do kthehej pasNjë episod i pazakontë diplomatik ka d...
Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare, dhomën e ulët të parlamentit, pas kërc&...