BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

TIRANË- Në Shqipëri, sot është hapur procesi i rregjistrimit të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë i jep mundësinë shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit. Rregjistrimi i tyre do të mbyllet më 4 mars. Të gjitha procedurat mund të realizohen online, ndërsa për të votuar, atyre do t’u dërgohet me postë fleta e votimit.
Që prej mesnatës, qindra shqiptarë me banim jashtë vendit kanë paraqitur kërkesën për t’u rregjistruar si pjesmarrës në zgjedhjet e ardhshme. Procesi realizohet përmes një platforme elektronike në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve apo një aplikacioni të posaçëm.
Sipas asaj që bëri të ditur Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi, kërkesat janë bërë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë thuajse të gjithë kontinentet.
Fillimisht kërkohet hapja e një llogarie personale, e më pas, nëpërmjet saj, plotësohen të dhënat e nevojshme dhe ngarkohen dokumentat identifikuesë si dhe të tjera që vërtetojnë vendbanimin e saktë, në mënyrë që autoritetet të kenë adresën ku do të duhet të dërgojnë më pas fletën e votimit.
Kërkesa për rregjistrim vlerësohet nga KQZ e cila duhet të japë miratimin brenda 5 ditëve. Në rast se kërkesa refuzohet për mungesë të ndonjë dokumentacioni, çdokush ka të drejtë të aplikojë sërish, qoftë dhe disa herë, deri më datë 4 mars, kur procesi i rregjistrimit përmbyllet. Pas kësaj date hartohet lista e votuesve nga jashtë, dhe emrat e tyre hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.
Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali, përmes një mesazhi të shpërndarë sot, ndërsa vlerësonte kontributin e emigrantëve ndër vite, i bëri atyre thirrje që të rregjistrohen për të marrë pjesë në votime “në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku jetoni. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj”.
Sipas listës së zgjedhësve të bërë publike pak ditë më parë, rezultojnë mbi 3.7 milionë persona me të drejtë vote. Duke marrë në konsideratë se gati mbi 45 përqind e shqiptarëve, vlerësohet se jetojnë jashtë vendit, thuajse në të njëjtat raporte kjo reflektohet dhe për votuesit. Mbetet për t’u parë se sa i lartë do të jetë interesi e emigrantëve për të të marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.
Qeveria ka shprehur gatishmërinë që për këtë proces të parë, ajo të marrë përsipër pagesën e kostove të postës për fletën e votimit. Por një gjë e tillë kërkon ndërhyrje në Kodin zgjedhor, sikundër dhe për disa elementë të tjerë teknikë të kërkuar dhe nga vetë KQZ-ja.
“Në vlerësimin tim mund të shihet mundësia e një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për t’iu përgjigjur më mirë interesit të ligjshëm të çdo kahu politik për këtë process, pasi është shumë e rëndësishme që të gëzojë në mënyrë absolute besimin e të gjitha palëve. Dhe çdo shqetësim që çdonjëra prej tyre mund të ketë, nëse do mund të adresohet, përmes ndryshimeve ligjore, nuk ka arsye pse të mos adresohet në këtë mënyrë”, deklaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Nga ana tjetër, kundërshtitë e Partisë Demokratike, pritet të reduktojnë ndjeshëm zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik, vetëm në disa qendra pilot në kryeqytet, përkundër gatshmërisë së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të shtrirë në tre qarqe, ose së paku vetëm në Tiranë./VOA
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu deklaroi se sekuestrimi i fonisë të takimeve të kreut të PD S...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat&...
edi rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan, ku është nënshkruar edhe një marrëveshje për rijetë...
ervin salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga burgu i Fierit, shprehet se qeveria po sh...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në profilin e tij “Facebook” n...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit të sotëm t&...
Foto ilustruese TIRANË- Shkrimtari, Ermal Hasimja përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidh...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë ven...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve të PD në të gjithë...