Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka biseduar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, për “përshkallëzimin e situatës” në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç tha po ashtu se me zyrtarin e lartë amerikan gjatë takimit në Bruksel ka biseduar edhe për zhvillimet aktuale në botë dhe rreziqet në rritje për sigurinë.
“Përsërita qëndrimin e palëkundur të Serbisë që promovon paqen dhe ruan stabilitetin, duke kërkuar mbështetje të fortë dhe të qartë nga partnerët amerikanë në përpjekjet tona”, tha Vuçiç.
Më herët gjatë ditës, Vuçiç tha se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në kryerjen e një hetimi me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe institucionet sa i përket shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok të Kosovës.
“Nëse [shpërthimi] është kryer nga ndokush që është i kombësisë serbe, dhe ai është në territorin nën të cilin ka kontroll efektiv Serbia, ai do të ndalohet dhe arrestohet në sekondë. Deri më tani, nuk kemi informacione të tilla”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.
Ai tha se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe në disa mënyra edhe me institucionet në Prishtinë, pa vënë në rrezik sovranitetin dhe pavarësinë e Serbisë.
Vuçiç tha se më pak e rëndësishmja është se kush është autori, dhe më e rëndësishmja është se kush qëndron pas shpërthimit, duke hedhur poshtë mundësinë që prapa kësaj të jetë Rusia.
Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.
Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.
Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar./ REL
Vucic-Kallas BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur bisedat që u zhvilluan në takimin e sotëm n...
BRUKSEL- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën se NATO-ja duhet të marrë të gjitha masat që të jetë...
Yoon Suk Yeol KORE E JUGUT- Vendimi i Presidentit Yoon Suk Yeol për të shpallur ligjin ushtarak është një nga vendimet më dra...
Joe Biden-João Lourenço SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se është “shumë krenar që ësht&eu...
protesta KORE E JUGUT- Presidenti Yoon Suk Yeol dha mesazhin në një mesazh natën vonë kombit. Ai tha se ishte e nevojshme për t&e...
Rutte BRUKSEL- NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike n...
HOLANDA- Një shërbim i koduar i mesazheve që përdorej për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve &e...
Yoon Suk Yeol KORE E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli gjendjen ushtarake në një fjalim të paparalajm&e...
Foto ilustruese GAZA- Zyrtarët palestinezë thanë se Fatahu dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Sht...
Foto ilustruese BRUKSEL- Problemi demografik në Bashkimin Evropian (BE) po përkeqësohet pasi numri i foshnjave të lindura arr...