Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka dhënë udhëzime ndihmësve të tij që të përgatiten për një bllokadë të zgjatur ndaj Iranit”, kështu shkruan gazeta amerikane The Wall Street Journal.
Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga gazeta amerikane në takimet e fundit Trump u duk i vendosur të vazhdonte presionin mbi ekonominë iraniane dhe eksportet e naftës, duke bllokuar transportin detar për në dhe nga portet e vendit.
Sipas këtij qëndrimi, Shtetet e Bashkuara mund të hyjnë në një periudhë të zgjatur armiqësish kryesisht të ngrira, por pa një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin. Ndërkohë, pasiguria mbi statusin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit vazhdon.
SHBA-të po bllokojnë anijet që shkojnë në ose nga portet iraniane, duke u përpjekur ta privojnë vendin nga të ardhurat nga nafta, ndërsa Irani po bllokon gjithashtu kalimin nëpër ngushticë.
Më herët të martën, Trump tha se Irani i kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të heqin bllokadën detare të ngushticës, ndërsa të dyja palët vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund luftës dy-mujore, e cila ka ndërprerë furnizimet globale me energji.
“Teherani dëshiron që korridori kritik i transportit të naftës dhe gazit të hapet “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa përpiqet të zgjidhë çështjet e brendshme të lidershipit , u shpreh Trump në një postim të bërë më herët në Truth Social, duke shtuar se Irani po “shpërbëhet”.
Irani ka sinjalizuar se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje të përkohshme për të rihapur ngushticën në këmbim të përfundimit të bllokadës së Uashingtonit ndaj porteve iraniane, ndërkohë që shtyn negociatat komplekse mbi programin bërthamor të vendit . Ai këmbëngul në ruajtjen e një farë kontrolli mbi transportin detar përmes ngushticës, diçka që Uashingtoni nuk ka gjasa ta pranojë.
Trump e hodhi poshtë propozimin e Iranit, sipas ËSJ, dhe tha se ai zbulonte se Irani nuk po negocionte me mirëbesim. Ndërmjetësuesit në Pakistan presin që Irani të paraqesë një propozim të rishikuar për t’i dhënë fund luftës në ditët në vijim , raportoi CNN dje, duke cituar burime pranë procesit të ndërmjetësimit.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit përsëri dhe qëndroi mbi 111 dollarë për fuçi , ndërsa përshkallëzohen shqetësimet se proceset e paqes nuk po i afrohen përfundimit, që do të thotë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për një periudhë më të gjatë kohore.
Ndikimi i luftës u nënvizua nga njoftimi i Emirateve të Bashkuara Arabe të martën se po tërhiqeshin nga OPEC , duke i dhënë një goditje kartelit të naftës dhe udhëheqësit të tij, Arabisë Saudite .
Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat mund të prodhojnë më shumë naftë bruto sesa lejon kuota e tyre në OPEC, kanë shprehur prej kohësh pakënaqësi me kufizimet që vendos ai.
Palët ndërluftuese filluan një armëpushim më 7 prill, por armiqësitë ka të ngjarë të vazhdojnë nëse nuk ka marrëveshje për bisedime të reja, pas raundit të parë të pafrytshëm në Pakistan.
Propozimi i Iranit për t’i dhënë fund luftës është “më i mirë nga sa prisnim “, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, për Fox Neës.
Udhëheqësit e huaj, nga ana e tyre, duken gjithnjë e më të frustruar me ngërçin diplomatik dhe “bllokadën” e vazhdueshme në rrugën kritike detare , e cila ka çuar në racionimin e karburantit në pjesën më të madhe të Azisë dhe Afrikës dhe po intensifikon frikën e një ngadalësimi ekonomik global.
Ai qëndroi me degën duke i shtrënguar qafën për rreth pesë minuta. Ky rindërtim rrëqethës dhe drithërues vjen ...
Ato vendosën të lëshonin një qen të racës Rottweiler mbi një vajzë të mitur gjatë një debati të ashp...
Irani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë “veprime ushtarake të paprecedentë” në përgjigje të sekuestri...
Banorët vendas ende qeshin kur kujtojnë rastin kur një gjyshe e moshuar ua prishi planet narkotrafikantëve. Një grup burrash meksikan&e...
Dy persona janë plagosur në një sulm me thikë në veri të Londrës, në një zonë me popullsi të konsideruesh...
Një foto që ai bëri para pasqyrës së dhomës së tij të gjumit rreth 30 minuta para se të përpiqej të fut...
Irani së shpejti mund të ndërmarrë “veprime ushtarake praktike dhe të pashembullta” për shkak të bllokadës...
ORF dhe European Broadcasting Union kanë publikuar videon e parë të skenës për Eurovision Song Contest 2026. Me një sipërf...
Kim Jong Un vlerësoi ushtarët e Koresë së Veriut që kryen vetëvrasje duke shpërthyer granata ndërsa luftonin në a...
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, do të përballet me pyetje nga ligjvënësit në lidhje me luftën në Iran të...