Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ligjvënësi Mike Waltz tha në një intervistë të mërkurën se zoti Trump po shqyrton alternativat për të parandaluar mbylljen e rrjetit TikTok.
Waltz e bëri komentin kur u pyet nga gazetari i rrjetit FoxNews, Bret Baier, lidhur me një lajm të gazetës “The Washington Post” se Trump po shqyrtonte lëshimin e një urdhri ekzekutiv për të pezulluar zbatimin e një ligji federal që mund të ndalonte rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkuara me datën 19 janar.
Gjykata e Lartë dëgjoi javën e kaluar argumentet në një sfidë ligjore të paraqitur nga rrjeti TikTok kundër një ligji që parashikon ndalimin e platformës sociale në Shtetet e Bashkuara. Argumentet u paraqitën nga kompania mëmë ByteDance me seli në Kinë dhe përdorues të platformës.
Duket se anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk do të hedhin poshtë ligjin federal, i cili i kërkon kompanisë ByteDance që të heqë dorë nga platforma TikTok për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me ndalimin e rrjetit në një nga tregjet e tij më të mëdha.
“Nëse Gjykata e Lartë merr një vendim në mbështetje të ligjit, Presidenti Trump është shprehur shumë qartë. Së pari, rrjeti TikTok është një platformë e mirë që përdoret nga shumë amerikanë dhe ka luajtur një rol të mirë për të përcjellë mesazhin e fushatës së tij. Së dyti, ai do të mbrojë të dhënat e tyre”, tha zoti Waltz.
“Ai njihet për marrëveshjet. Nuk dua t’u paraprij urdhrave ekzekutivë, por ne do të krijojmë këtë hapësirë për të arritur një marrëveshje”, shtoi ai.
Ndërkohë, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuar, Pam Bondi, shmangu një pyetje gjatë një seance konfirmimi në Senat nëse ajo do të mbështeste ligjin për ndalimin e rrjetit TikTok.
Sidoqoftë, zoti Trump ka ndryshuar qëndrimin lidhur me aplikacionin e njohur pas përpjekjeve për ndalimin e këtij rrjeti gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë mes shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Gjatë fushatës së fundit presidenciale, zoti Trump dhe ekipi i tij e përdorën rrjetin TikTok për të bërë për vete moshat e reja, veçanërisht votuesit meshkuj, me postime që u përhapën gjerësisht në platformë. Ai u zotua gjatë fushatës që ta “shpëtojë TikTok-un” ndërsa është shprehur se rrjeti social e ndihmoi atë të fitonte më shumë vota mes të rinjve./VOA
Foto ilustruese SHQIPËRI - Manastiret e Luginës së Drinos në vendin tonë janë pjesë e listës së 25 vendeve t&e...
Foto ilustruese TURQI - Mediat turke kanë ngritur alarmin se Greqia po armatoset për ti bërë presion Turqisë, pasi ka blerë a...
GAZA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u shpreh optimist sot se një armëpushim i rënë dakord mes Izraelit ...
BEOGRAD- Një studente e Fakultetit Juridik në Beograd është goditur nga një makinë gjatë bllokadës në kryqëz...
BRUKSEL- Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjten në Podgoricë, gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi ...
KIEV- Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy firmosën një marrëveshje për 100 vjet partneritet mes...
KIEV- Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy firmosën një marrëveshje për 100 vjet partnerite...
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti të enjten me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mij&e...
KIEV- Vizita e Keir Starmer në pallatin presidencial në Kiev u prit me një mesazh nga Rusia kur një dron u shpërthye nga qielli lart....
SPANJË- 50 persona humbën jetën pas fundosjes së një varke që u largua nga Mauritania më 2 janar dhe ishte nisur p&eum...