BOTA

Zbulimet arkeologjike në Kosovë, kthim në qytetin e lashtë romak (FOTO)

n.f Përditësimi i fundit 24 Gusht 2024, 09:34
Zbulimet arkeologjike në Kosovë, kthim në qytetin e lashtë
Kosove

KOSOVË- Mes pemishteve dhe arave me misër apo grurë mund të shihen mbetje me vlerë të një bazilike, e cila u ndërtua nga perandori Justinian dhe gruaja e tij, perandoresha Teodora, në periudhën 535-545 të erës së re. Kjo bazilikë është pjesë e Parkut Arkeologjik Ulpiana, i cili gjendet në territorin e komunës së Graçanicës - rreth 12 kilometra nga Prishtina.

Ulpiana, përndryshe, ishte një nga qytetet më të rëndësishme romanke në Ballkan - pjesë e provincës romake të Dardanisë. Rëndësia historike e këtij qyteti buron nga roli i tij si qendër e administrimit, tregtisë dhe kulturës romake në rajon.

Ai përmban mbetje të ndërtesave të ndryshme romake dhe bizantine, përfshirë tempuj, bazilika, banja dhe mure të qytetit, të njohur edhe si “Justiniana Secunda”. Bazuar në informacionet që kanë, arkeologët besojnë se perandori Justinian e rindërtoi qytetin e Ulpianës pas një tërmeti shkatërrues dhe përmbytjeje në vitin 518.

Pikërisht mbi mbetjet e qytetit të Ulpianës, një ekip arkeologësh ndërkombëtarë dhe vendas ka tre vjet që punon në gërmimin e një bazilike të periudhës së hershme të krishterë. Ekipi udhëhiqet nga profesori Christophe Goddard nga Universiteti “Ecole Normale Superieure” në Paris dhe profesori Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës.

Mozaiku i katit të parë në këtë lokacion u gjet në gusht të vitit 2023 dhe përmban edhe një kushtim të perandorit Justinian. Dorëshkrimi i tij u mundësoi arkeologëve të përcaktonin saktësisht se kur u ndërtuan bazilika dhe qyteti.

“Ajo datë e saktë është midis vitit 535 dhe 545, sepse kushtimi përmend disa detaje që na mundësojnë ta ngushtojmë kronologjinë, jo vetëm për ndërtimin e kësaj bazilike, por edhe kur bëhet fjalë për themelimin e këtij qyteti të ri”, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori Goddard.

Këto detaje të reja janë rezultat i punës shtatëvjeçare në lokacionin arkeologjik të Ulpianës. Kërkimet e para në këtë hapësirë filluan në vitet 1950. Profesori Goddard thotë se mozaiku i dyshemesë është origjinal, me një kushtim autentik, dhe se përmban shumë detaje të tjera.

“Rreth mbishkrimit ka kryesisht forma gjeometrike, ndërsa pjesa tjetër [e mozaikut] është plot me zogj dhe shatërvanë - gjë që është vërtet magjepsëse. Pra, këto janë karakteristikat që i zbuluam këtë vit. Prisnim t’i gjenim, sepse motive të ngjashme u gjetën edhe në kisha të tjera të asaj periudhe. Por, ky mozaik është mjaft spektakolar”, thotë ai.

Ekipi i ekspertëve përdor pajisje moderne, me të cilat, përpara gërmimit, mund të përcaktojë saktësisht se ku ndodhen muret.

“Sistemi që ne përdorim, është shumë efikas. Dërgon një sinjal elektrik në tokë, dhe nëse ka mur, rryma elektrike nuk mund të kalojë nëpër mur, kështu që na del një pikë e zezë. Meqë është i lidhur me GPS dhe me një kompjuter, na del edhe një hartë e plotë e vendndodhjes. Pra, e kemi një hartë të plotë të këtij qyteti të ri”, shpjegon profesori nga Franca.

Projektin e gërmimit në lokacionin e ri brenda parkut arkeologjik e financon Bashkimi Evropian. Pas përfundimit të projektit, siç u paralajmërua më herët, të gjitha pajisjet arkeologjike do t’u transferohen institucioneve të Kosovës dhe do t'u shërbejnë arkeologëve kosovarë.

Në projekt, përveç Institutit të Arkeologjisë të Francës “Ecole Normale Superieure”, janë përfshirë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës. Rezultatet e këtyre hulumtimeve arkeologjike do të prezantohen nga një ekip ekspertësh më 3 tetor në Prishtinë, si dhe në një kongres në Sofje të Bullgarisë më 14 tetor.

Deri në fund të vitit është planifikuar të bëhen gërmimet e të gjithë bazilikës, si dhe në një tjetër shtëpi që ndodhet pranë saj.

“Edhe ajo shtëpi është e madhe - 40 metra me 40 metra. Është katrore, me një oborr qendror, të cilin kemi mundur ta shohim në mënyrë perfekte me sondat tona, duke përdorur gjeofizikën. Pra, i kemi zgjeruar gërmimet për të arritur deri në fund të objektit, në mënyrë që t’i shihnim absidat”, thotë Goddard.

Ai shton se ky lloj i absidave është i njohur në arkitekturën bizantine dhe se një e tillë ekziston në lokalitetin arkeologjik Cariçin, që gjendet në Leskovc të Serbisë. Besohet se perandori Justinian e ndërtoi edhe atë qytet, i njohur si “Justiniana Prima”.

Në gërmime janë përfshirë edhe studentë të arkeologjisë nga Kosova, e mes tyre edhe njëzetekatërvjeçarja Drilona Berisha nga Gjilani. Puna në gërmimin e mbetjeve me vlerë në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është një përvojë e madhe për të.

“Përdoret teknologji e avancuar. Profesorët janë të specializuar në fusha të ndryshme [të arkeologjisë]”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se si fëmijë i ka pëlqyer të mblidhte sende të vjetra dhe se nuk ka menduar shumë kur i ka ardhur koha të regjistrohej në fakultet. Megjithatë, studimet master, me shumë gjasa, do t’i vazhdojë në ndonjë shtet evropian, sepse në Kosovë nuk ka të tilla.

Profesori Goddard nga Franca thotë se gërmimet e mëtejshme duhet të vazhdojnë nga shtatori i këtij viti, nëse kushtet atmosferike lejojnë.

“Kjo është vetëm faza e parë e asaj që kemi synuar të bëjmë këtë vit. Nëse kemi qasje në tokën, e cila sapo është blerë nga Qeveria e Kosovës, do të mund të hapim dy të tretat e lokacionit”, thotë ai.

Qeveria e Kosovës ka përfunduar procesin e shpronësimit të tokës në Graçanicë, për të vazhduar gërmimet. Më 17 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi gërmimet arkeologjike. Ai tha se lokacioni i Ulpianës dëshmon të kaluarën e pasur antike të Kosovës dhe shtoi se paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit./ REL

zbulime arkeologjike kosove ulpiane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan