Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai ka takuar drejtuesit e disa kompanive të mëdha amerikane me të cilët ka biseduar për çështjen më urgjente të vendit të tij, nevojat për energji. Presidenti ukrainas gjithashtu ka takuar drejtues shtetesh, ndërsa më vonë gjatë javës pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të prezantuar "planin e tij të fitores"
Presidenti i Ukrainës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka mbajtur takime të veçanta me drejtuesit e Indisë, Gjermanisë dhe Japonisë. Zelensky gjithashtu iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kërkuar paqe për të ardhmen e vendit të tij.
“Putini ka vjedhur shumë tashmë, por ai kurrë nuk do të vjedhë të ardhmen e botës. Tashmë po përgatitemi për takimin e dytë të nivelit të lartë, duke ecur përpara me partnerët tanë, hap pas hapi, sipas formulës së paqes. Ne po përgatisim një dokument për ta prezantuar në këtë takim. Ftoj të gjithë drejtuesit, kombet të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të drejtë dhe paqësore”, tha zoti Zelensky.
Pas takimit të tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Presidenti Zelensky theksoi nevojën për unitet e arritjen e asaj që e cilësoi "paqe e drejtë". Presidenti Zelensky gjithashtu vuri në dukje lidhjet në zhvillim të Ukrainës me Indinë, pas takimit me kryeministrin Narendra Modi. Pavarësisht lidhjeve të ngrohta të Indisë me Rusinë, ajo ka lejuar devijimin e predhave të artilerisë drejt Ukrainës nga klientët evropianë. Presidenti i Ukrainës u takua dhe me përfaqësues të bizneseve amerikane të martën, përfshirë ato që merren me energji të rinovueshme.
“Duhet të përgatitemi për sezonin kur na nevojitet ngrohja dhe kjo është dobësia jonë. Rrjeti i energjisë është nën sulme çdo ditë”, tha zoti Zelenskiy gjatë takimit.
Sulmet e vazhdueshme ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të kapaciteteve energjetike ukrainase. Në sezonin e dimrit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ka rrezik që Ukraina të mund të mbulojë vetëm rreth një të tretën e kërkesës për konsum.
“Ndërsa i afrohemi dimrit ne mund të humbasim njerëzit. Është e kuptueshme nëse duan të ikin nga Ukraina. Sfida më e madhe është çfarë të bëni kur nuk keni energji elektrike. Tjetër gjë është gjatë verës, por çështja komplikohet ndërsa i afrohemi dimrit. Nuk ka të bëjë vetëm me energjinë elektrike, por për mungesë të ngrohjes. Gjithçka që mundëson të jetuarit ndikohet nga kjo”, tha zoti Zelensky.
Presidenti Zelensky do të udhëtojë gjatë javës në Uashington për të paraqitur "planin e tij të fitores" dhe për të ndikuar në politikën e Shtëpisë së Bardhë mbi luftën, e cila përfshin kërkesën Kievit për të përdorur armët e siguruara nga perëndimi për të goditur objektivat më thellë brenda Rusisë. Zelensky ka thënë se Kievi do të bashkëpunojë me Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Të hënën, kandidati republikan për president Donald Trump, i cili gjatë debatit televiziv me Nënpresidenten Kamala Harris tha se do t'i japë fund luftës brenda disa ditësh nëse zgjidhet, pretendoi, pa ofruar prova, se Presidenti Zelensky donte që demokratët të fitonin në nëntor. Zyra presidenciale në Kiev nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por Presidenti Zelensky ka thënë më parë se është i gatshëm të punojë me këdo që fiton zgjedhjet. Agresioni rus në Ukrainë, filloi në shkurt të vitit 2022 dhe ka vrarë mijëra njerëz, ka detyruar miliona të tjerë të largohen dhe ka kthyer qytetet dhe fshatrat e Ukrainës në rrënoja./ VOA
LINDJE E MESME- Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Liban, teksa Izraeli ka vazhduar të kryer sulme...
Foto ilustruese SERBI- Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar së fundmi në lidhje me deklaratat e zëdhënë...
foto ilustruese GJERMANI- Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të par&eum...
Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka marrvë pjesë sot në homazhe...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka bërë homazhe sot tek varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Hovenie...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar së fundmi një intervistë për "Financial Times" teksa ka diskut...
Varri i Titos SERBI- Josip Broz Tito do të vazhdojë të pushojë në Shtëpinë e Luleve, apo jo? Debate në Beograd p&eu...
foto ilustruese LIBAN- Hezbollahu - "Partia e Zotit" - ka qenë një tipar i politikës dhe konflikteve në Lindjen e Mesme për dekada...
Homazhet KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sve&...
Tabela KOSOVË- Qeveria e Kosovës një ditë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R-217, segmenti ...