Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINA- Më 20 maj u bënë pesë vjet që kur Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mori detyrën. Sipas ligjit të Ukrainës, presidenti ka një mandat pesë vjeçar, por zgjedhjet janë shtyrë ndërsa në vend vazhdon të jetë në fuqi ligji i mobilizimit ushtarak. Presidenti Zelenski ka patur një mandat sfidues, duke udhëhequr vendin në periudhën e vështirë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë, që ende po vazhdon.
Pesë vjet më parë, një politikan i ri, por një fytyrë e njohur për ukrainasit, u bë president i vendit. Aktori, komediani dhe sipërmarrësi 41-vjeçar Volodymyr Zelenskyy mori detyrën si presidenti i gjashtë i Ukrainës.
“Ukraina është një vend me paradokse të shumta politike. Dhe presidenca e Zelenskit është një nga paradokset më të jashtëzakonshme. Politika ishte për të një temë që ai e trajtonte me sarkazëm dhe shaka. Por, ai papritmas e gjeti veten në vendin e atyre që i kritikonte dhe tallte”, thotë Volodymyr Fesenko, Qendra për Studime Politike "Penta".
“Në Amerikë, njerëzit ishin të habitur që ky aktor arriti të fitonte 73% të votave. Ishte thjesht e mahnitshme! Por ai nuk kishte shumë përvojë, dhe mendoj se në ditët e para, ai pati nevojë për pak kohë që të krijonte një ekip këshilltarësh dhe të fitonte përvojën që i nevojitej”, thotë John Tefft, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë.
Ndër premtimet e zotit Zelenski ishin lufta ndaj korrupsionit dhe varfërisë, si dhe përpjekja për të bindur presidentin rus Vladimir Putin për t’i kthyer Ukrainës Krimenë dhe Donbasin.
“Nëse takohem me zotin Putin, do t'i them: 'Më në fund, na kthyet territoret tona. Sa para jeni të gatshëm të paguani si kompensim për mbajtjen e tyre?'”
“Ai mendonte se do të fillonte negociatat me Putinin dhe do ta bindte se dëshiron paqe dhe se Putini gjithashtu donte paqe. Ai u përpoq ta bënte këtë, por kjo nuk funksionoi. Rezultoi se Zelenski donte paqe, por jo Putini. Ai donte që Ukraina të nënshtrohej”, thotë analisti Volodymyr Fesenko.
Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Shumë ekspertë perëndimorë mendonin se presidenti Zelenski do të largohej nga vendi, por ai qëndroi në Ukrainë, duke e udhëhequr atë gjatë luftës.
“Zelenski u bë një udhëheqës i kohës së luftës. Ai ndryshoi fizikisht dhe psikologjikisht. Ai pothuajse ndaloi së qeshuri. Ai duket më i pjekur dhe më i ashpër”, thotë zoti Fesenko.
Në vitin 2022, revistat Time dhe Financial Times e shpallën zotin Zelenski "Njeriun e Vitit". Ai ka bërë udhëtime të shumta në vijën e parë të frontit, duke përfshirë ato në Bakhmut dhe Avdiivka, si dhe qytetet e çliruara të Buçës, Izumit dhe Khersonit. Ai ka mbajtur dy fjalime në Kongresin amerikan dhe është takuar shumë herë me Presidentin Joe Biden.
“Në përgjithësi, ai ka treguar aftësi të forta udhëheqëse. Pa të, nuk e di se ku mund të ishte Ukraina sot”, thotë analisti John Hardie nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.
Presidenti Zelenski thotë se do të mbetet president për aq kohë sa në Ukrainë do të jetë në fuqi ligji i mobilizimit ushtarak./VOA
IZRAEL- Militantët palestinezë kanë gjuajtur predha në komunitetet izraelite rreth Gazës për më shumë se shtatë m...
SHBA- Një tornado e fuqishme në Sanger të Teksasit, SHBA, ka lënduar disa persona dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Si&...
UKRAINA- Kamionë me ndihma kanë hyrë në Gazë nga jugu i Izraelit të dielën, më 26 maj, përmes një marrë...
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje liderëve botërorë nga Kharkiv brenda shtypshkronjës s&...
UKRAINA- Automjetet luftarake të blinduara amerikane Stryker thuhet se po e ndihmojnë Ukrainën të luftojë forcat ruse në rajonin...
UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të shtunën se Kina po e përkeqëson luftën në Evrop&eu...
PAPUA E GUINËS SË RE- Më shumë se 670 njerëz janë vrarë nga një rrëshqitje dheu në veri të Papua Guines...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës. Bëhet me dije se nënë e bir ...
BRUKSEL- Ursula von der Leyen dëshiron të sigurojë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Në fushatën e saj ajo du...
biden, putin SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin me vendosmëri Ukrainën kundër...