Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mund të luajë rol “vendimtar” për t’i dhënë fund luftës disavjeçare në mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Trumpi mund të jetë vendimtar. Për ne, kjo është çështja më e rëndësishme”, deklaroi Presidenti Zelensky në një intervistë në televizionin ukrainas.
Presidenti Zelenskyy tha se zoti Trump i kishte thënë se ai do të ishte ndër të parët që do të zhvillonte vizitë në Uashington pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, në fund të këtij muaji.
“Ai i ka këto cilësi”, tha Presidenti Zelensky për zotin Trump. “Ai mund të ketë rol vendimtar në këtë luftë. Ai është i aftë për ta ndalur Putinin, apo që ta them më drejt, për të na ndihmuar që ta ndalim Putinin”.
Në të kaluarën, zoti Trump ka deklaruar se ai do t’i jepte fund luftës në Ukrainës brenda një dite, por nuk ka ofruar asnjëherë detaje se si do ta bënte një gjë të tillë.
Komentet e zotit Zelensky erdhën ndërkohë që ushtria ukrainase ndërmori një sulm preciz të enjten ndaj komandës ruse në Maryino, në rajonin Kursk në brendësi të Rusisë.
“Këto sulme pengojnë kapacitetin e Federatës Ruse për të ndërmarrë veprime terroriste ndaj civilëve të pafajshëm ukrainas”, deklaroi ushtria ukrainase përmes një deklarate të shpërndarë në platformën Telegram.
Ushtria ruse tha se njësitë e saj për mbrojtjen ajrore rrëzuan katër raketa ukrainase në këtë rajon. Guvernatori rajonal tha se sulmet dëmtuan një ndërtesë shumëkatëshe banimi dhe ndërtesa të tjera në një fshat në afërsi.
Në një postim tjetër të ushtrisë ukrainase shiheshin regjistrime të asaj që ushtria tha se janë dëmtimet e një baze ruse në Ivanivskoye, që gjendet afër qytetit Maryino.
Një shkollë, një farmaci dhe një ndërtesë banimi ishin në mesin e objekteve të dëmtuara nga sulmi, njoftoi guvernatori rajonal i Kurskut, Alexander Khinshtein.
Zëri i Amerikës nuk arriti t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto njoftime.
Ukraina sulmoi territorin brenda Rusisë para pesë muajve. Forcat ukrainase vazhdojnë të jenë në rajonin e Kurskut, por ushtria ruse thotë se ka rimarrë shumë nga territori i humbur.
Ndërkohë, Rusia njoftoi se ka sulmuar infrastrukturën energjetike në Ukrainë përmes të cilës mbështetet kompleksi ushtarak industrial i Kievit.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit përdori avionë, dronë, raketa dhe artileri për të goditur infrastrukturën energjetike, bazat ajrore ushtarake dhe forcat ushtarake ukrainase në disa pika.
Zëri i Amerikës nuk arriti t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto njoftime.
Forcat ruse po avancojnë me shpejtësi në frontin lindor të Ukrainës.
“Ato po bëjnë trysni ndaj ushtarëve tonë, të cilët janë të lodhur, dhe ky është një fakt. Do të bëjmë çdo gjë që të paktën ta stabilizojmë këtë front në janar”, deklaroi Zelensky gjatë intervistës të enjten.
Ushtria ukrainase njoftoi të enjten se ka rrëzuar 47 dronë të forcave ruse gjatë natës në pjesën qendrore dhe lindore të Ukrainës.
Rusia angazhoi 72 dronë në këto sulme, sipas ushtrisë.
Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan dronet ruse mbi Cherkasy, Chernihiv, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Kherson, Kirovohrad, Kiev, Mykolaiv, Poltava, Odesa dhe në rajonin e Sumyt.
Zyrtarët në këto zona nuk njoftuan për dëme të mëdha.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se forcat e saj shkatërruan 13 dronë ukrainas, shumicën prej tyre përgjatë kufirit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë të premten, Rusia sulmoi me dron Kievin, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve, sipas autoriteteve vendase.
Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia sulmoi Ukrainën me 93 dronë gjatë natës, prej të cilave sipas autoriteteve ukrainase 60 dronë sulmues dhe 26 dronë të improvizuar u shkatërruan apo u interceptuan./VOA
ITALI- Giorgia Meloni u duk si e dobët por e vendosur për të përmbysur të gjitha parashikimet. Corriere della Sera shkruan se më...
kryeministri dhe presidenti KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka akuzuar sot kryeministrin dhe kryetarin e Bashkimit Demokr...
UKRAINË- Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviç, është vrarë në Ukrain&eu...
SHBA- Elon Musk dhe kryetarja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) Alice Weidel do të zhvillojnë një debat të drejtp&eu...
Foto MESDHE- Më shumë se 2,200 njerëz ose vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe ndërsa përpiqeshin të arrinin në...
TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në orën 16:...
Foto KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi për t&eum...
Foto GJERMANI- Probleme dhe vonesa të gjata u shkaktuan të premten nga ndërprerja e sistemit elektronik të kontrollit policor në ...
Foto MAQEDONIA E VERIUT- Nga rreth 2.500 raste të fekondimit in-vitro, rreth 1.000 janë banorë të vendeve fqinje e më larg, njoft...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar të gjitha udhëtimet e saj të planifikuara për dy javët e...