BOTA

Zelenskyy: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putinin!

n.f Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 14:58
Zelenskyy: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putinin!
Takimi

BRUKSEL- Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot në Bruksel, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të bashkëpunojnë për të ndalur Rusinë mes shqetësimeve se tërheqja e mundshme e ndihmës amerikane për Kievin mund të minojë përpjekjet e ukrainasve në luftën kundër Rusisë. Udhëheqësit evropianë kërkuan që çfarëdo nisme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Kievin dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se vetëm aleanca ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund ta ndalë Rusinë dhe ta shpëtojë vendin e tij, në një mesazh drejtuar Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, mes thirrjeve të tij për t’i dhënë fund luftës.

“Uniteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve të Evropës është shumë i nevojshëm. Na nevojitet ky unitet për të arritur paqen dhe mendoj se vetëm së bashku Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund ta ndalin me të vërtetë Putinin dhe ta shpëtojnë Ukrainën”, deklaroi Presidenti Zelensky para se të mbante fjalimin para udhëheqësve të BE-së në fillim të takimit të BE-së, agjenda e të cilit po dominohet nga lufta në Ukrainë.

Diplomatët evropianë thonë se udhëheqësit e bllokut synojnë t’i dërgojnë një mesazh të qartë zotit Trump për përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndaj Ukrainës. Ata do të theksojnë se Ukraina duhet të jetë e përfshirë në një marrëveshje të mundshme paqeje dhe se marrëveshja duhet të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se lufta “nuk është vetëm për Ukrianën dhe për Bashkimin Evropian, por për ligjin ndërkombëtar”. Ai tha se BE-ja do të angazhohet për një paqe të drejtë dhe afatgjatë.

“Duhet të jemi shumë të qartë sa i përket Ukrainës. Ne do t’ju mbështesim plotësisht me të gjithshka kemi në dispozicion dhe për sa kohë që të duhet. Tani gjatë luftës dhe në të ardhmen, në paqe. Duam t’ju mirëpresim një ditë këtu si anëtar të Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Presidenti i zgjedhur Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për një përfundim të shpejtë të luftës. Në fillim të javës ai tha se Presidenti Zelensky duhet të jetë i gatshëm për një marrëveshje paqeje me Presidentin rus Putin, ndonëse nuk është deklaruar nëse kjo do të thoshte se Kievi duhet t’i japë territore Moskës si pjesë të zgjidhjes.

Forcat ruse aktualisht kanë pushtuar një të pestën e Ukrainës dhe po avancojnë në pjesën lindore të saj. Projekt-deklarata e BE-së thekson se “Rusia nuk duhet të fitojë”, duke shtuar se asnjë nismë për Ukrainën nuk duhet të merret pa pjesëmarrjen e Kievit.

Pjesëmarrja e Presidentit Zelensky në takimin e BE-së vjen pas bisedimeve që ai zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropian të mërkurën, që synonin të siguronin ndihma të menjëhershme për Kievin dhe garanci afatgjata për sigurinë.

Ndonëse udhëheqësit evropianë thonë se po përqëndrohen në nevojat e momentit të Ukrainës, disa zyrtarë tashmë kanë filluar të diskutojnë se si do të duken masat e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës. Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë edhe për çështje tjera, të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, mes shqetësimeve për një luftë të mundshme tregtare mes tyre./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë