Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mund të mbahen këtë vit, nëse bisedimet i japin fund “fazës së nxehtë” të luftës me Rusinë, duke e mundësuar heqjen e gjendjes së luftës.
Duke folur në një intervistë të transmetuar në televizionin ukrainas më 2 janar, Zelensky tha se mbajtja e zgjedhjet të shtyra për kohë të gjatë do të varet nga pozita në të cilën do ta gjejë veten Ukraina pas ndonjë marrëveshjeje për përfundimin e luftës për zmbrapsjen e trupave pushtuese ruse.
“Sa i përket vitit 2025, nëse ia dalim t’i japim fund fazës së nxehtë të luftës për Ukrainën; nëse e arrijmë këtë së bashku me një ushtri të fuqishme, me një paketë të madhe armatimi dhe me garanci të forta për sigurinë, atëherë ato [zgjedhjet] do të ndodhin”, tha Zelensky.
“Pas kësaj, në parim, ne mund ta mendojmë shfuqizimin e gjendjes së luftës në Ukrainë. Sapo kjo të ndodhë, topi do të jetë në fushën e Parlamentit, i cili mund ta caktojë pastaj një datë për zgjedhje. Mendoj se nuk ka nevojë të presim me vite [për zgjedhje] kur të hiqet gjendja e luftës”, shtoi ai.
Mandati pesëvjeçar i Zelenskyt përfundoi më 20 maj 2024. Zelensky, 46-vjeçar, nuk tregoi nëse do të kërkojë ndonjë mandat tjetër si lider i vendit.
“Nëse bëj më shumë se çfarë mundem, atëherë mbase do ta marrë ketë vendim më me pozitivitet. Sot, ky nuk është synimi im”, theksoi ai.
Zgjedhjet presidenciale duhej të mbaheshin në mars apo prill 2024, por ato u shtynë për shkak se vendi është ende në gjendje lufte. Sipas Kushtetutës së Ukrainës, Zelensky duhet patjetër të vazhdojë t’i kryejë detyrat e presidentit derisa të zgjidhet lideri i ri i shtetit.
Zgjedhjet parlamentare duhej të mbaheshin më 29 tetor 2023, por edhe ato u shtynë për shkak të zbatimit të gjendjes së luftës. Ukraina është në gjendje lufte prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022. Zbatimi i saj është zgjatur për periudha prej 90 ditësh plot 13 herë nga Parlamenti.
Ligjvënësit duhet ta ndryshojnë ligjin për ta mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së luftës. Shumë analistë dhe politikanë kanë ngritur shqetësime mbi sigurinë, zhvendosjen e votuesve dhe infrastrukturën si pengesa kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve legjitime në Ukrainë në rrethanat e tanishme.
Derisa Rusia e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve, Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim për statusin e tij si lider i Ukrainës, ndërsa Kombet e Bashkuara e kanë mbështetur duke thënë se Zelensky "mbetet... personi me të cilin sekretari i Përgjithshëm komunikon kur ka nevojë të kontaktojë udhëheqësin ukrainas"./REL
SHBA- Nis sot legjislatura e 119 e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Pas kundërshtimeve mbi buxhetin e qeverisë muajin e kaluar, kontrol...
Foto ilustruese KOSOVË- Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph së fundmi është shprehur se Ballkani nuk do të bëhet ...
Foto ilustruese SHBA- Autoritetet amerikane po paralajmërojnë për një epidemi virusi duke u bërë thirrje qytetarëve q&eu...
Meloni ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përjashtoi mundësinë e largimit të simbolit të flakës tringjyr&eu...
Foto ilustruese VIETNAM- Kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi është mbuluar nga smogu i rëndë javët e fundit ndërsa ësht&e...
Angli ANGLI- Vendkalimi më i madh i dinozaurëve në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar në një gurore në O...
Foto ilustruese SPANJË- Të dhënat e fundit zyrtare kanë bërë me dije se viti 2024 ka thyer një rekord të ri në...
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Korenë e Jugut mes një krize të zgjatur të ...
DAMASK- Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës thanë se duan të krijojnë raporte të reja me Sirinë dhe b&e...
Zelensky-Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund ...