Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka zhvilluar vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas një njoftimi nga Qeveria e Kosovës, tema kryesore e takimeve gjatë kësaj vizite të zëvendëskryeministres Rexhepi ishte ratifikimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e dokumenteve të identifikimit, si pjesë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vizita Rexhepit në Bosnje e Hercegovinë vjen një javë pasi entiteti i Republikës Sërpska në Asamblenë Kombëtare të Bosnjë dhe Hercegovinës bllokoi miratimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
Kjo rrjedhimisht bllokoi vendosjen e regjimit pa viza ndërmjet BeH-së dhe Kosovës, ndonëse për këtë u ra dakord në nëntor të vitit 2022, me nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kuvendi i Kosovës e kishte ratifikuar më 23 shkurt këtë marrëveshje, dhe ndonëse pritej që ajo të votohej në të njëjtën ditë edhe nga Bosnjë e Hercegovina, Këshilli i Ministrave i këtij vendi e shtyu votimin.
Bëhet e ditur se Rexhepi, përveç takimit me deputetin Shemsudin Mehmedoviq – nga i cili u ftua në vizitë - është pritur në takim edhe nga ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Dino Konakoviq, ministri i Mbrojtjes Zukan Helez, dhe Benjamina Kariq, kryetare e komunës së Sarajevës.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet gjithashtu se në takimet e zhvilluara u bisedua edhe për mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, vitin e kaluar, kanë arritur një marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.
Bosnja e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kështu që kosovarët mund të hyjnë në Bosnje e Hercegovinë me vizë që jepet “vetëm në raste të jashtëzakonshme”.
Vizat lëshohen në një formular të veçantë në Ambasadat e Bosnjës në Shkup, Podgoricë dhe Beograd.
Të martën, krerët e institucioneve evropiane kanë ripërsëritur domosdoshmërinë për qetësimin e situatës...
Të paktën tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në Fort Uorth të Teksa...
Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë me vlerë rreth 2 miliardë euro, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia vitin e kalu...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën në Pris...
Kosova, Mali i Zi dhe entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë kanë mbetur jashtë granteve që Bashkimi Evropia...
Qeveria talebane e Afganistanit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha salloneve të bukurisë të grave. Asnjë arsyetim nuk ishte dh&eu...
Tema e vdekjes dhe jetës së përtejme është diçka me të cilën të gjithë magjepsen së fundmi. Por a ka ...
Një ish-punonjës i OceanGate u pushua nga puna pasi shfaqi shqetësimet për sigurinë e nëndetëses 'Titan'. Ai i d&...
I dërguari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak,sot do të vijë sërish në Prishtinë, në përpj...
Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gj...