Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GJERMANI- Lufta e Putinit kundër Ukrainës reflektohet në disa postera zgjedhorë për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Cilat parti e përdorin dhe me çfarë sloganesh duan ato të fitojnë vota? Postera zgjedhorë që tregojnë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin rus, Vladimir Putin janë shfaqur në Bon dhe zonën përreth. Posterat vijnë nga një parti e vogël satirike që e quan veten "Partia".
"Zërat më të fortë të Gjermanisë për Europën”
Posterat zgjedhorë janë varur që nga fillimi i janarit në Gjermani dhe janë pjesë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme federale të 23 shkurtit. Aty lexon parulla si: "Zërat më të fortë të Gjermanisë për Evropën" dhe "Votoni për partinë - mos ia lini Evropën Leyen!" Fjala "Leyen", e cila kur shqiptohet tingëllon si "e paaftë", nënkupton njerëz të pakualifikuar dhe amatorë, synon të jetë një aludim për mbiemrin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Partia satirike "Partia" aktualisht nuk është e përfaqësuar as në Bundestag ose në parlamentet e landeve. Në 2020 dhe 2021, megjithatë, ajo kishte një përfaqësues të vetëm, Marco Bülow, në Bundestag. Partia ka dy përfaqësues në Parlamentin Evropian.
Parullat e këtij viti në posterat ironikë zgjedhorë janë me mbushkrime si: "Nuk ka luftë botërore pa Gjermaninë!", "Votoni për partinë - ajo është shumë e mirë!" ose, për shembull, "Mos e menderosni kur të vini kryqin tuaj!". Slogani i fundit shfaqet në një poster që përshkruan një burrë me flokë të gjatë me një kurorë me gjemba në kokë - një referencë për Jezusin. Loja me fjalën "kryq" synon votimin në zgjedhjet federale.
Çfarë kuptimi kanë posterat me Putinin?
E pyetur nga DW, dega e qarkut të Bonit të partisë tha se postera me fotografi të Scholz dhe Putin ishin përdorur për herë të parë në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. "Ata ilustrojnë zërat më të fortë në Gjermani kur bëhet fjalë për formësimin e politikës në Evropë," thotë dega e partisë dhe thekson se kjo është ironi, por përmban edhe kritika për Scholz-in.
Partia e quan Putinin një "gomar" dhe thotë për DW se ai "ka nisur një luftë agresioni". Nga kjo parti thuhet, se Scholz po e ndihmon Putinin duke mos dërguar mjaftueshëm armë në Ukrainë, por thekson se posterët e saj të Putinit varen vetëm në Bon dhe jo në të gjithë Gjermaninë.
Putin shfaqet edhe në postera të partive të tjera
Megjithëse Putini nuk shfaqet në posterat zgjedhore të partive të tjera gjermane, ai përmendet në disa - për shembull në posterat e partisë Volt Gjermani. Është dega gjermane e partisë pan-evropiane Volt Europa, e cila angazhohet për më shumë integrim brenda Bashkimit Evropian. Partia tani ka pesë vende në Parlamentin Evropian, por nuk është e përfaqësuar në Bundestagun gjerman ose në parlamentet e landeve. "Le të kthejmë të ardhmen, me një Evropë të fortë kundër Trump dhe Putin”, thotë një nga posterët e tyre elektoralë.
"Ndaloni Putinin dhe NATO-n! Nuk ka dërgesa armësh!" është shkruar në një poster nga Partia ultra e majtë Marksiste-Leniniste e Gjermanisë. Ajo gjithashtu nuk është e përfaqësuar në Bundestag apo parlamentet e landeve. Partia është edhe nën vëzhgimin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
"Qëllimet e MLPD-së janë të drejtuara kundër komponentëve thelbësorë të rendit themelor të lirë demokratik”, është arsyetimi në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme të landit Nordrhein-Westfalen. Sipas autoritetit, ato karakterizohen nga "tre pikat thelbësore të revolucionit, diktatura e proletariatit dhe komunizmi”.
Lufta e Ukrainës nuk është në fokus të fushatës zgjedhore
DW gjithashtu analizoi posterat zgjedhorë nga parti të tjera në disa qytete gjermane dhe gjithashtu shikoi reklamat zgjedhore në internet dhe mediat sociale, por nuk gjeti përmendje të mëtejshme të Putinit apo luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës. Nga partitë e përfaqësuara në Bundestag, vetëm Aleanca Sahra Wagenknecht shkruan në një poster zgjedhor "Vendi ynë do paqe”, por pa shpjeguar se çfarë saktësisht dhe nëse kjo dëshirë lidhet me Ukrainën.
"Fakti që tema e Ukrainës u zhduk pothuajse plotësisht në fushatën zgjedhore dërgon një mesazh shkatërrues që kjo nuk mund të lejohet të ndodhë,” kritikoi Andrij Melnyk, ish-ambasadori ukrainas në Gjermani, në rrjetin social X më 29 janar. Së fundmi ai u bë përfaqësuesi i përhershëm i vendit të tij në Kombet e Bashkuara./ DW
Trump SHBA- Tarifat amerikane prej 25% për çelikun dhe aluminin do të hyjnë në fuqi më 12 mar...
GUATEMALË- Numri i të vdekurve nga rrëzimi i djeshëm i autobusit nga një urë në një periferi të kryeqytetit&...
INDI- Një 23-vjeçare në Indi vdiq tragjikisht pasi pësoi një atak kardiak teksa kërcente në dasmë...
SHBA- Presidenti Donald Trump fali të hënën ish-guvernatorin demokrat të Ilinoit Rod Blagojevich, i cili u dënua për korrupsion ...
foto ilustruese SANTORINI- Santorini është goditur nga një tjetër tërmet i madh ndërsa të tjerë më ...
SERBI- Politikani serb Çedomir Jovanoviç ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku tregon se dora e tij ësht&e...
Donald Trump SHBA - Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t'i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomoned...
SHBA- Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënu...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa për importet e çelikut dhe a...