“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

GJEORGJI- Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, dhe ka sugjeruar se shteti ka qenë viktimë e “operacionit special rus”. Zurabishvili nuk ka ofruar ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimet e saj para mediave, më 27 tetor.
“Si institucioni i vetëm i pavarur që ka mbetur në këtë shtet, dua të them se nuk i njoh këto zgjedhje. Nuk duhet të njihen. Do të ishte njëjtë sikurse të pranohej hyrja e Rusisë këtu”, ka thënë ajo.
“Nuk kam ardhur në Gjeorgji për [dominim rus]. Paraardhësit tanë nuk kanë jetuar për këtë. Nuk do ta tolerojmë. E ardhmja evropiane nuk mund t’i merret Gjeorgjisë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka bërë thirrje për protesta të rrugë, më 28 tetor, prej orës 19:00. Ky shtet i Kaukazit Jugor ka mbajtur protesta masive në muajt e fundit kundër partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, të cilën kritikët e akuzojnë se është pro-ruse, dhe që ka gërryer normat demokratike.
Presidentja e ka kritikuar atë që e ka cilësuar “operacion special rus – njërën prej formave të reja të luftës hibride, të kryer ndaj njerëzve tanë, shtetit tonë”.
Ëndrra Gjeorgjiane e ka festuar atë qe e ka konsideruar fitore në zgjedhje, mirëpo opozita pro-perëndimore, si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, kanë thënë se janë kryer shkelje të mëdha, përfshirë frikësimin e votuesve dhe dhunën fizike. Vëzhguesit perëndimorë kanë kërkuar hetime për parregullsitë e përmendura.
Pas numërimit të më shumë se 99.6 për qind të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar 54.8 për qind të votave. Megjithatë, opozita ka paraqitur shifra krejt tjera për partinë në pushtet, të udhëhequr nga miliarderi, Bidzina Ivanishvili.
Pothuajse të gjitha partitë opozitare kanë refuzuar të pranojnë rezultatin zgjedhor. Ky proces është konsideruar test i rëndësishëm për Gjeorgjinë, shtet kandidat për anëtarësim në BE. Brukseli ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të përcaktojë mundësitë e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar bllokut evropian. Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban – aleat i udhëheqësisë së Ëndrrës Gjeorgjiane – pritet të vizitojë Tbilisin më 28-28 tetor.
Orban, zyrtari i parë i huaj që e ka uruar Ëndrrën Gjeogjiane për fitore – edhe para se të publikohen rezultatet zyrtare – pritet të mbajë një konferencë për media me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, pas takimeve. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “ndonëse vëzhguesit ndërkombëtarë dhe lokalë janë pajtuar që dita e zgjedhjeve është administruar mirë, ne kemi vërejtur raportime për parregullsi dhe dhunë sporadike”.
Ai ka thënë se “vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë deklaruar se rezultati është i lirë apo i drejtë”.
“Ne i dënojmë të gjitha shkeljet e normave ndërkombëtare dhe u bashkohemi thirrjeve të vëzhguesve ndërkombëtare dhe lokalë për hetim të plotë të të gjitha raportimeve për shkelje të lidhura me procesin zgjedhor”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se parregullsitë e dyshuara në procesin zgjedhor “duhet të adresohen me seriozitet”./ REL
UKRAINA- Asnjëherë armiq të përbetuar, por as fqinjët më të mirë. Bukureshti dhe Kievi sot ndoshta kanë raportet ...
GJERMANI- “Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” - ishte refren i vazhdueshëm i Angela Merkelit n&eu...
Foto ilustruese PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mësohet se një person...
Ali Ahmeti MAQEDONI- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, u ka dërguar letër udhëheq&eu...
Foto ilustruese SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet urgjentisht nesër për të diskutuar situatën...
Foto ilustruese UKRAINË- Plani i Kievit për fitoren e luftën, i prezantuar këtë muaj nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ...
Sulmi TURQI- Kreu i forcave të udhëhequra nga kurdët në Siri, Mazloum Abdi, mohoi çdo lidhje me sulmin e fundit të regjistr...
Netanyahu GAZA- Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një ceremonie të mba...
Foto GJEORGJI- Vëzhguesit evropianë thanë sot se zgjedhjet në Gjeorgji u zhvilluan në një mjedis "përçarës" ...
Sarah Boone SHBA- Një grua nga Florida është dënuar me burgim të përjetshëm të premten për vrasjen e partnerit...