BOTA

Zgjedhjet në SHBA, analiza e DW: A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin?

n.f Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 09:29
Zgjedhjet në SHBA, analiza e DW: A ka Europa partner bisedimesh për
Trump

SHBA- Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgjidhet, ai do ta dobësonte BE-në e me të edhe NATO-n. Kush mund të ndërmjetësojë midis Trumpit dhe Europës?

Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet më 5 nëntor, kursi i tij i konfrontimit me partnerët europianë mund ta trazojë strukturën politike dhe atë të politikës së sigurisë në BE dhe në NATO. Kush mund të ndërmjetësojë në një rast të tillë? Në BE po lakohen emrat e disa politikanëve si partnerë bisedimesh për Trumpin nëse ai do të jetë presidenti i ri i SHBA-së.

Nëse bëhet fjalë për sfidat e politikës së sigurisë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konsiderohet si zgjedhja e parë. Por edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti polak, Andrzej Duda duke qenë të së njëjtës linjë partiake janë pozicionuar si aleatë të Trumpit.

Mark Rutte: Një proeuropian që mund të influencojë tek Trump


Të paktën tre burime të nivelit të lartë nga NATO, që nuk duan të citohen me emër, i kanë pohuar DW-së, se Rutte si kryeministër i Holandës (2010 deri më 2024) gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump ka pasur një raport të mirë me të. Pikërisht kjo ka qenë edhe njëra prej arsyeve, përse Rutte u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për ta përgatitur aleancën mbrojtëse ndaj një kthimi të mundshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mark Rutte njihet, që mund të ndikojë tek Trump, por ai mund të qendrojë edhe i palëkundur, nëse është e nevojshme, qoftë në bisedime bilaterale ashtu edhe në samitet e NATO-s, thotë ish-zëvendëssekretari i përgjthshëm i aleancës Camille Grand, sot ekspert për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes pranë European Council on Foreign Relations.

Kur Trump më 2018 kërcënoi në samitin e NATO-s, se SHBAdo të largohet nga aleanca, nëse Europa nuk i rrit shpenzimet për mbrojtjen, ishte Rutte ai që gjeti rrugëdalje nga situate. Ai i vuri në dukje me rafinesë ish-presidentit atëherë, se shpenzimet e mbrojtjes – falë Trump – ndërkohë do të rriten.

Ian Lesser, drejtues i zyrës së Brukselit të German Marshall Fund of the United States (GMF), thotë, se Rutte mund t'i transmetojë Trumpit një "mesazh më të mirë për ndarjen e peshës" brenda aleancës: 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s, ndër to peshat e rënda si Franca dhe Gjermania, do ta arrinin e madje edhe mund ta tejkalojnë qysh këtë vit kuotën vjetore të shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin e dy përqind të produktit bruto në vend. Në këmbim Rutte do të kërkojë nga Trump garanci lidhur me ndihmat për Ukrainën dhe vazhdimin e angazhimit të SHBA-së në NATO.

Trump ka kërcënuar jo vetëm me ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën, por edhe se do ta inkurajojë presidentin e Rusisë Vladimir Putin, që të bëjë "çfarë të dojë" me alëatët e tij. Ish-këshilltari i tij për sigurinë komëbtare, John Bolton, mendon, se Trump madje mund ta nxjerrë SHBA-në nga NATO. Ndërsa eksperti Lesser thotë, se: "Rutte pret që qendrimi i Uashngtoni të jetë I parashikueshëm, veçanërisht në sfondin e luftës ruse."

Viktor Orban: "Trump para Trumpit"


Rutte është në garë me Viktor Orban. Kryeministri hungarez në korrik pas vizitave në Pekin, në Kiev dhe në Moskë në një "mission paqeje" u takua edhe me Trumpin. Atje ai u paraqit si ndërmjetësues i BE-së për dhënien fund luftës ruse në Ukrainë.

Kur rivalja demokrate e TrumpitKamala Harris në shtator tha, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive në botë "qeshin" me ish-presidentin, Trump duke iu kundërvënë përmendi raportet e ngushta me Orbanin dhe e vlerësoi atë si një kryeministër i fortë, këmbëngulës dhe i mençur i Hungarisë.

Zsuzsanna Vegh, analiste pranë German Marshall Fund of the United States (GMF) për Europën Qendrore, tha, se Orban me kontaktet e tij me Trump në radhë të parë synon të forcojë prestigjin e vet dhe imazhin si një personalitet drejtues i rëndësishëm ndërkombëtar: "Fitorja e Trumpit mund ta inkurajojë edhe Orbanin që të vazhdojë rrugën e autokracisë në vendin e tij", tha Vegh, e kësisoj Orbani "do të minonte edhe më tej kredibilitetin e BE-së si një bashkësisë e demokracive".

Ekspertët besojnë, se një politikë armiqësore e Orbanit kundër migracionit dhe komunitetit LGBTQ+- e bën atë të preferuar tek mbështetësit MAGA të Trumpit. Ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon, e ka quajtur kryeministrin hungarez "Trump para Trumpit". Orban është një aleat i ngushtë i presidentit, rus Vladimir Putin dhe është kundër mbështetjes për Ukrainën nga BE-ja. Vëzhguesit druajnë, se ai mund të influencojë tek Trump duke i folur atij mbi përfytyrimet e Kremlinit.

Ndonëse kërkesat e Orbanit për armëpushim dhe bisedime përputhen me interesat e personave amerikanë të kontaktit që ai ka dhe në rrethanat aktuale edhe me interesat e Rusisë, analistja Vegh, megjithatë thekson: "Kam dyshim, nëse presidentit Putin i duhet kryeministri hungarez për t'u angazhuar për të në Shtëpinë e Bardhë."

Edhe pse Orban mund të jetë me Trump një "shok ideali", thotë eksperti Lesser drejtor i GMF, Mark Rutte është në fakt "partner strategjik bisedimesh", i cili angazhohet për interesat e sigurisë së NATO-s dhe ka një influencë më të madhe.

Ndonëse Meloni vet nuk mbështet në zgjedhjet e SHBA-së as Trump dhe as kandidaten demokrate Kamala Harris, afërsia e saj me Elon Musk që pas një takimi në janar 2023 është konsideruar nga disa vëzhgues si shenjë e preferencës së saj për ish-presidentin. Multimiliarderi Musk konsiderohet si një ndër përkrahësit më të njohur të fushatës së elektorale të Trumpit. Filippo Simonelli nga Instituti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i tha DW-së, se Meloni mund të përpiqet, të jetë si një ndërmjetësuese midis krahut të djathtë të skenës politike europiane dhe Komisionit të BE-së drejtuar nga Ursula von der Leyen, "që gjithnjë e më shumë po orientohet djathtas." Si e tillë ajo mund të pozicionohet edhe si ndërmjetësuese midis SHBA-së dhe institucioneve të BE-së.

Afërsia ideologjike e saj me Trump megjithatë nuk do të thotë, se Meloni e ka humbur nga vëmendja kërcënimin nga Rusia, thotë drejtori i GMF, Lesser: "Ajo është një transatlantike e bindur." Shpesh Meloni e ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe me këtë ka fituar respekt në Bruksel. Ashtu si edhe Duda, Meloni vlerëson rëndësinë e NATO-s si një aleancë mbrojtjeje për Europën.

Trump mund të mobilizojë ekstremistët e djathtë në Europë


Sipas disa analistëve politikë sukseset e bisedimeve të politikanëve të djathtë me një president të ri Trump në SHBA, mund t'i japin një hov të djathtëve europianë duke i normalizuar në njëfarë mënyre lëvizjet e tyre në BE. Comfort Ero, drrejtuese e Thinktank-ut International Crisis Group, vëren në një artikull të publikuar së fundi, se një qeveri e dytë Trump "mund të forcojë moralin e politikanëve të djathtë europianë, që punojnë kundër një Europe më të fortë dhe më të integrua ".

Po ashtu përpjekjet e Trumpit, për të negociuar bilateral me anëtarët e BE-së dhe të NATO-s, sikurse ka vepruar gjatë mandatit të parë, mund t'i dobësojnë këto institucione. Politika e paparashikueshme e jashtme e Trumpit, preferenca e tij për akorde afatshkurtra dhe mospërfillja e tij për multilateralizmin do t'ia vështirësonin BE-së me 27 vende anëtare pozicionimin ndaj tij, shkruan Ero: "Politikanët europianë druajnë, që një presidencë e dytë Trump mund të jetë një sprovë për unitetin brenda BE-së."

"Orban, Meloni dhe Duda janë së paku në çështjet e politikës së brendshme aleatë me Trumpin dhe me siguri do të përpiqen që ta shfrytëzojnë këtë aleancë", thotë eksperti i sigurisë Grand. "Kjo përçarje lidhur me pozicionimin europian kundrejt administratës së mundshme Trump nuk u ndihmon interesave europiane dhe NATO-s, sepse bilateralizmi i raporteve të sigurisë me SHBA-në afatgjatë mund ta minojë NATO-n."/ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan