
SHBA- Jay D Vance do të garojë përkrah Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara për Shtëpinë e Bardhë. Trump njoftoi ditën e sotme pas punimeve në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee se kishte vendosur që Vance të jetë zëvendësi i tij.
Kandidati presidencial republikan u shpreh se pas diskutimeve dhe mendimeve vendosi që senatori i Ohajos, Vance është personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë gjatë administratës së parë të tij, Trump pati përkrah Mike Pence, i cili ishte edhe një prej kandidatëve republikanë të këtij viti, por më pas u tërhoq nga gara.
“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori JD Vance i Shtetit të Madh të Ohajos. JD i shërbeu me nder vendit tonë në Trupat e Marinës, u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos në dy vjet, Summa Cum Laude, dhe është një i diplomuar në shkollën juridike të Yale, ku ishte redaktor i The Yale Law Journal dhe President i Shoqatës së Veteranëve të Ligjit Yale. Libri i JD-së, “Hillbilly Elegy”, u bë një film dhe ‘bestseller’, pasi mbrojti burrat dhe gratë punëtorë të vendit tonë. JD ka pasur një karrierë biznesi shumë të suksesshme në Teknologji dhe Financa, dhe tani, gjatë Fushatës, do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi në mënyrë të shkëlqyer, Punëtorët dhe Fermerët Amerikanë në Pensilvani, Miçigan, Wisconsin, Ohio, Minesota dhe më tej”, shkroi Trump në Truth Social.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
15 Korrik21:18
Rrëzimi i akuzës ndaj Trump/ Reagon Grenell: Ka ardhur koha të ndodhë e njëjta gjë me Hashim Thaçin
SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur po...
E.D
BOTA
15 Korrik20:03
Evropa përfshihet nga i nxehti eksetem, katër persona humbin jetën në Itali
ITALI- Temperatuart ekstreme kanë përfshirë evropën, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona në Itali. Vikti...
E.D
BOTA
15 Korrik19:41
Atentati ndaj ish-presidentit Trump ngre shumë pikëpyetje për masat e sigurisë
SHBA- Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi agjencinë përgjegjëse për sigurinë e kandidati...
M.B.
BOTA
15 Korrik19:29
Atentati ndaj Trump, Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo tek plumbat
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë për t'u bërë th...
E.D
BOTA
15 Korrik19:21
Atentati ndaj ish-presidentit amerikan/ Medvedev: E sigurt që Trump i ka të fituara zgjedhjet presidenciale
SHBA- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev tha se ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka fitua...
E.D
BOTA
15 Korrik18:51
Zelenskyy i gatshëm për një samit të dytë të paqes në nëntor
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelenskyy, ka deklaruar se synon të ketë gati të gjitha elementet e një plani për paqe de...
E.D
BOTA
15 Korrik18:37
Shkarkimi i çështjes në Florida/ Trump: Ky është hapi i parë, duhet të hidhen poshtë të gjitha akuzat
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha se shkarkimi i çështjes së tij të dokumenteve të klasifikuara duhet të jetë vet&eum...
E.D
BOTA
15 Korrik18:09
Drejtoresha e Shërbimit Sekret: Agjencia do të marrë pjesë në hetimin e tentativës për vrasje të Donald Trumpit
SHBA- Në deklaratën e saj të parë publike që nga përpjekja për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump, drejtoresha e Sh&eum...
E.D
BOTA
15 Korrik17:40
Hovenier: Mbështesim popullin e Kosovës, kemi mospajtime me qeverinë
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të hënën se disa nga zgjidhjet politike të qeverisë së ...
E.D
BOTA
15 Korrik17:35
VIDEO/ Pamje të rënda, rrufeja vret dy të rinj në Turqi
TURQI- Pamje shokuese janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shihen dy të rinj të cilët janë...