Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Senatori nga Ohajo, J.D. Vance u përzgjodh kandidat për nënpresident. Politikat e tij ndërthuren me ato të ish-presidentit Donald Trump, por prejardhja e tij është shumë më e ndryshme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti njofton se çfarë cilësish sjell zoti Vance në kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë.
Nga fillimet e tij modeste në Apalaçia të Ohajos, senatori J.D. Vance i ka kthyer sytë tashmë drejt postit të dytë më të lartë në vend.
“Njerëzve në Midëlltaun, Ohajo dhe të gjitha komuniteteve të harruara në Miçigan, në Uiskonsin, Pensilvani dhe Ohajo dhe në çdo cep të vendit tonë, ju premtoj këtë: Do të jem një nënpresident që nuk harron kurrë se nga erdhi”, tha zoti Vance.
Kjo prejardhje nga zona punëtorësh është në kontrast me origjinën nga një familje e pasur e ish-presidentit Donald Trump. Guvernatori i Ohajos Mike DeWine thotë se fëmijëria e zotit Vance në kushtet e varfërisë ekonomike dhe me një nënë të ndërvarur nga drogat, zgjeron bazën e mbështetësve për dy kandidatët republikanë.
“Ai ka patur disa përvoja të jetës reale që shumë njerëz nuk i kanë patur, por për të cilat njerëzit ndjejnë simpati”, tha guvernatori i Ohajos Mike DeWine.
Për sa i përket politikës së jashtme, zoti Vance tregohet i ashpër ndaj Kinës dhe në lidhje me Azinë Lindore, por është kundër dërgimit të ndihmave ushtarake në vende të tjera, në veçanti për konfliktin Ukrainë-Rusi.
“Mendoj se përzgjedhja e zotit Vance po shkakton ndoshta panik në kryeqytetet evropiane, megjithëse tradicionalisht nënpresidentët nuk kanë shumë influencë në politikën e jashtme. Fakti që Trump-i përzgjodhi dikë pikëpamjet e të cilit përputhen me të tijat, në veçanti për Evropën, mendoj se është tregues se si e imagjinon ai të ardhmen e partisë”, thotë Emma Ashford, studiuese në Qendrën Stimson.
Drejtuesja e Partisë Republikane në Ohajo, Jane Timken kandidoi përballë zotit Vance në zgjedhjet për në Senat, por në vazhdim u bë mbështetëse e tij.
“Ai gjithashtu di si të artikulojë perspektivën tonë për të vendosur Amerikën të parën dhe kjo do të thotë të sigurohet kufiri, do të thotë ta bëjmë Amerikën sërish të begatë dhe sërish të fortë në skenën botërore”, tha zonja Timken.
Ashtu si ish-presidenti Trump, edhe senatori Vance është pro-Izraelit, kundër abortit dhe fajëson emigrantët për marrjen e vendeve të punës të amerikanëve. Nënpresidentja Kamala Harris e akuzon zotin Vance se vetëm mbështet qëndrimet e ish-presidentit Trump.
“JD Vance do t’i jetë besnik vetëm Trump-it, jo vendit tonë”, tha ajo.
Dallimi i madh me ish-presidentin Trump është se senatori Vance është 39 vjeç dhe nëse zgjidhet do të ishte nënpresidenti i tretë më i ri në historinë e vendit. George Lang, senator në legjislaturën e Ohajos, jeton në të njëjtin distrikt si zoti Vance.
“Mendoj se do të sjellë të rinjtë. Dhe kemi nevojë për këtë. Partia jonë është një parti të moshuarish të bardhë. Duhet të tregojmë se jemi të shumëllojshëm. Se jemi të hapur”, thotë zoti Lang.
Bernie Moreno kandidon për në Senat nga Ohajo. Ai thotë se mosha e zotit Vance është një avantazh.
“Do t’i mobilizojë votuesit. Mund të shkoj tani të thërras emrin e tij dhe ta bëj të gjithë këtë turmën të thërrasë J.D. Më prisni pak”, thotë zoti Moreno, ndërsa kthehet nga delegatët e Ohajos dhe fillon të thërrasë J.D., J.D.!
Mbetet për t’u parë nëse ky ngazëllim do të vazhdojë në mbarë vendin, ndërsa kandidatët Trump dhe Vance dalin në fushatë./ VOA
Haxhiu KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se më 22 korrik ka intervistuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, p&eu...
Alsu Kurmasheva RUSI- Një gjykatë ruse ka dënuar Alsu Kurmasheva për përhapje të informacioneve të rreme lidhur me ushtr...
Foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produktet e shp...
SHBA SHBA- Disa orë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe të mbështesë nën...
Foto ilustruese GREQI- Roja Bregdetare e Greqisë akuzat e bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes se ka shtyrë migrantët nga ishulli grek,...
Kamala Harris SHBA- Një numër të famshmish kanë reaguar lidhur me deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, ku njoftoi se ...
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një 34-vjeçar ka mbytur djalin pesë vjeç të partneres së...
Foto ilustruese SERBI- Ditën e sotme mediat në Kosovë kanë raportiar për një takim sekret mes presidentit serb, Aleksand...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite urdhëroi civilët që të evakuohen përkohësisht nga një pjesë e zonës hu...
SHBA- Kompania e sigurisë kibernetike, CrowdStrike, bëri të ditur se “një numër i konsiderueshëm” i pajisjeve që...