Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga i gjithë spektri politik të Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble, i hedh një vështrim qëndrimeve mbi këtë çështje nga kandidatja demokrate Kamala Harris dhe ai republikan Donald Trump. Dy partitë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara kanë qëndrime të ndryshme për një sërë çështjesh, por ato janë dakord se kompanitë e mediave sociale duhet të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të tyre. Pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pavarësisht se kush do t’i fitojë ato, mund të ketë ndryshim të ligjeve për mediat sociale.
"Nëse nuk kemi liri të fjalës, thjesht nuk kemi një vend të lirë."
Në faqen e tij të internetit, republikani Donald Trump pretendon se e drejta e lirisë së shprehjes, e garantuar nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane, po shkelet nga disa kompani të mediave sociale. Pas sulmit të 6 janarit në Kapitol, vetë zoti Trump u ndalua përkohësisht të bënte postime në disa platforma të mediave sociale.
“Pas inaugurimit tim si president, do t'i kërkoj Kongresit të hartojë një projekt-ligj për ndryshmin e nenit 230, duke i hequr platformat e mëdha në internet nga biznesi i censurës.”
Neni 230, i cili është pjesë e ligjit të vitit 1996 mbi gjuhën e përdorur gjatë komunikimeve, ka qenë thelbësor në krijimin e internetit që është në funksion sot, thotë Brandie Nonnecke, drejtore e Qendrës mbi Politikat e Teknologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.
“Në fakt, ky ligj i fuqizon platformat, në mënyrë që ato të jenë në gjendje të mbikëqyrin dhe të heqin përmbajtjen pa u rrezikuar që të hidhen në gjyq. Tani dëgjojmë shpesh se Amendamenti i Parë është duke u shkelur nga këto platforma. Megjithatë, Amendamenti i Parë ka të bëjë me kufizimet ndaj lirisë së shprehjes nga qeveria. Platformat e mediave sociale janë subjekte private, që mbrohen nga Amendamenti i Parë”, thotë ajo.
Përpjekjet e mëparshme për të rishikuar nenin 230 kanë dështuar. Pas pezullimit të llogarive të zotit Trump në Twitter në vitin 2021, Florida dhe Teksasi, dy shtete me shumicë republikane, miratuan ligje që kufizonin aftësinë e kompanive të mediave sociale për të mbikëqyrur postimet politike në platformat e tyre.
Por këto ligje u pezulluan këtë vit, kur Gjykata e Lartë vendosi që kompanitë e mediave sociale kanë të drejtë të marrin vendime editoriale pa ndërhyrjen e qeverisë. Politikanë nga Partia Demokrate e kandidates Kamala Harris shpesh akuzojnë kompanitë e mediave sociale se lejojnë shumë fjalime të dëmshme në platformat e tyre. Në vitin 2022, Nënpresidentja Harris krijoi një grup pune në Shtëpinë e Bardhë për trajtimin e këtij problemi.
“Urrejtja është bërë aq e zakonshme në internet sa që po normalizohet për shoqërinë dhe për përdoruesit, disa prej të cilëve mund të thonë se është bërë e pashmangshme.”
Tani për tani, e drejta e kompanive të mediave sociale për të kontrolluar përmbajtjen në faqet e tyre mbetet në fuqi, por për shumë politikanë dhe qytetarë amerikanë, kjo është ende një çështje e pazgjidhur./ VOA
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden priti këtë fundjavë udhëheqësit e Australisë, Indisë dhe Japonis&e...
NEW YORK- Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta...
foto ilustruese AFGANISTAN- Ligjet absurde të vendosura nga regjimi taleban në Afganistan ndaj grave kryesisht, tashmë nuk do të "kurse...
foto ilustruese BRITANI- Më shumë se 700 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me 11 varka të vogla ditën e djeshm, sipas shif...
LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë ima...
SERBIA- Në një aksident të rëndë ndodhi në rrugën Kralevë-Rashkë në Serbi, sot rreth orë...
KOSOVA- Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vet&eu...
ITALIA- Një ndërtesë dykatëshe u shemb në Saviano, në provincën e Napolit në Itali si pasojë e shpërthi...
LINDJE E MESME- Grupi Hezbollah i Libanit, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të m...
ARGJENTINA- Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur rajonin e San Luis në Argjentinë, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Ev...