Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka miratuar në tërësi aktakuzën për zjarrin tragjik që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan, ngjarje që konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e zjarrit, i cili ndodhi natën mes 15 dhe 16 marsit, humbën jetën 62 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.
Në bankën e të akuzuarve do të ulen 34 persona dhe tre kompani, përfshirë ish-ministra të Ekonomisë, ish-drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ish-kryetarë komunash, inspektorë dhe përfaqësues të kompanive që menaxhonin diskotekën.
Në aktakuzë janë ish-ministrat e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, një sekretar shtetëror dhe pesë zyrtarë nga kjo ministri, e cila është kompetente për dhënien e licencave për klubet e natës.
Hetimi kishte përfshirë fillimisht edhe ish-ministrat Bekim Neziri dhe Driton Kuçi, por procedurat ndaj tyre u ndërprenë për mungesë provash.
Për tre kryetarë të Komunës së Koçanit: Ljubço Papazov, që ishte në detyrë në momentin e ngjarjes, dhe paraardhësit e tij Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski prokuroria thotë se ishin në dijeni për funksionimin ilegal të lokalit, i cili nuk ishte i regjistruar sipas Ligjit për veprimtari gastronomike, por megjithatë kishin lejuar aktivitetin dhe kishin pranuar pagesat për ushtrimin e veprimtarisë.
Po ashtu në mesin e të akuzuarve është edhe Shaban Saliu, aktualisht ministër pa portofol dhe kandidat për kryetar të Komunës së Shuto Orizares në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Ai akuzohet në cilësinë e ish-drejtorit të DMSH-së, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë dhe një inspektor të përgjithshëm të kësaj drejtorie.
Lista e të akuzuarve përfshin gjithashtu inspektorë lokalë dhe ndërtimorë të Komunës së Koçanit, si dhe pjesëtarë të sigurimit të diskotekës, të cilët akuzohen për neglizhencë dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore që mund të kishin parandaluar tragjedinë.
Sipas Gjykatës, lënda është shpërndarë te gjyqtari kompetent për vijimin e procedurave dhe data e fillimit të gjykimit do të njoftohet më vonë.
Të gjithë të akuzuarit përballen me veprën penale të “shkaktimit të veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Tre nga ta janë pronarë dhe administratorë të kompanive Klasik DM – Koçan dhe MMMM Kafe – Koçan, të cilat ushtronin aktivitet gastronomik në objektin fatkeq që prej dhjetorit të vitit 2012.
Në listën e të akuzuarve është edhe vëllai i pronarit të diskotekës, përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit e moshës së vizitorëve.
Sipas Prokurorisë, në natën tragjike në ambientet e “Pulse” ndodheshin mbi 500 persona, shumë më tepër se kapaciteti i lejuar.
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në veriperëndim të Rusisë, pranë qytetit të Shën ...
Mark Brnovich, ish-prokurori i përgjithshëm i Arizonës dhe një kandidat për senator, ka komentuar tërheqjen e nominimit të ...
Prindërit e një studenteje që humbi jetën në një aksident tragjik me një automjet Tesla kanë ngritur një padi nda...
Stuhia Amy, që ka goditur Holandën të shtunën, ka shkaktuar anulimin e të paktën 80 fluturimeve hyrëse dhe më shum&eum...
Pas sulmit tragjik që ndodhi të enjten në një sinagogë në Mançester, qindra oficerë shtesë janë dërgu...
Më 3 tetor, pak para mesnatës, Industria e Naftës e Serbisë (NIS) i ka bërë kërkesë të re administratës s&eu...
Një dron rus e ka goditur një tren ukrainas pasagjerësh, duke shkaktuar të paktën 30 të plagosur dhe numër të paidenti...
Në Bradford, Anglia veriore, një rast që është zbuluar pas dekadash heshtjeje ka shkaktuar tronditje, zemërim dhe neve...
Gazeta DE TELEGRAAF i ka kushtuar një artikull vrasjes së Bekimi Halilit, i cili u gjet i varur në Belgjikë. Në artikull shkruhet se ...
Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili u burgos vitin e kaluar në Dubai për marrëdhënie seksuale me një turiste britanike që isht...