BELGJIKË- Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë dhjetëkatëshe në zonën Linkehoeve të Antëerp, Belgjikë, mëngjesin e kësaj të mërkure, me autoritetet që konfirmuan se ka shumë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Mësohet se, ndërtesa që u përfshi nga flakët, strehonte më shumë se 200 persona dhe sipas dëshmisë së policisë, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën. Autoritetet bëjnë me dijë se disa persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitale, ndërsa shumë të tjerë pësuan lëndime të lehta dhe morën ndihmën e parë në vendngjarje.
“Pak para orës 10:00 të mëngjesit, një zjarr shpërtheu në një pallat apartamentesh në August Vandermeylelaan në Linkeover. Shpejt u bë e qartë se ishte një zjarr serioz. Ka disa të plagosur rëndë dhe disa të plagosur lehtë që po marrin trajtim mjekësor në vendngjarje. Fatkeqësisht, ka edhe disa të vdekur. Për momentin, zjarrfikësit po vazhdojnë hetimet për të parë nëse ka ende njerëz brenda ndërtesës. Nuk mund të japim asnjë shifër për momentin, pasi përparësia është aktualisht kërkimi i viktimave dhe ofrimi i ndihmës mjekësore”, tha Kim Bastien, zëdhënëse e distriktit policor të Antëerpit.
Zjarrfikësit sqaruan se zjarri shpërtheu në katin e tetë të ndërtesës dhe jo në të dhjetën, siç u raportua fillimisht. Kur ekipet e para mbërritën në vendngjarje, ata zbuluan se tymi i dendur kishte mbuluar një pjesë të madhe të ndërtesës. Një video tronditëse ka kapur momentin kur një burrë u ngjit nga ballkoni i tij në dritaren e një fqinji për t'i shpëtuar tymit të zi.
“Ky është një zjarr shumë kompleks. Zjarri nuk është ende nën kontroll, por nuk mund të përhapet më. Ky është një lajm i mire. Ne kemi gjetur njerëz të tjerë. Ekipi ynë i ngjitjes është mobilizuar gjithashtu për të evakuuar njerëzit në mënyrë të pavarur nga kamionët e zjarrfikësve me shkallë., tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Antverpit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Korrik16:00
Vala e të nxehtit pushton Austrinë, temperaturat thyejnë rekordet e mëparëshme
AUSTRI- Austria ka përjetuar valën më të gjatë të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor...
BOTA
1 Korrik16:00
Shefi i CIA-s paralajmëron për ‘armë bërthamore dixhitale’ të mundësuara nga inteligjenca artificiale
Mjetet kiberofensive të drejtuara nga inteligjenca artificiale mund të krahasohen me “armët bërthamore dixhitale”, tha drejtor...
BOTA
1 Korrik15:46
Sondazhi i Gallup: Inteligjenca artificiale dhe “deepfakes” po nxisin një epidemi mashtrimesh prej 68 mld dollarësh në SHBA
Sipas një ankete të re, afërsisht 15 milionë amerikanë u humbën paratë nga mashtrimet në vitin 2025, me përmbajtj...
BOTA
1 Korrik15:36
Frankfurter Allgemeine Zeitung: Italia bllokon premtimin e NATO-s ndaj Ukrainës
Italia po vonon një angazhim të NATO-s për ndihmën ndaj Ukrainës për vitin 2027, pasi blloku miratoi një paketë ushtar...
BOTA
1 Korrik15:27
BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, Shein, AliExpress e kompani të tjera kineze
Bashkimi Evropian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte që dërgesat e vogla nga vendet e treta të hynin në bllok pa paguar do...
BOTA
1 Korrik15:24
WhatsApp prezanton funksionin e ri të identifikimit të përdoruesve
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
BOTA
1 Korrik15:08
Kancelari Merz i habit të gjithë me reagimin ndaj eliminimit të Gjermanisë
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ofroi fjalë inkurajuese për ekipin kombëtar të Gjermanisë, pas një eliminimi të tretë...
BOTA
1 Korrik14:15
Replika në distancë/ Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Le të qetësohet, Perandoria Osmane ka marrë fund!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan kundë...
BOTA
1 Korrik14:00
Zjarri përfshin ndërtesën shumëkatëshe në Antwerp të Belgjikës, raportohet për 5 viktima
Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë dhjetëkatëshe në zonën Linkehoeve të Antwerp, Belgjikë,...
BOTA
1 Korrik13:42
Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
Irani tha se nuk do të takohet me të dërguarit e lartë të SHBA-së që fluturuan në rajon pas shpërthimit të a...