“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
LOS ANXHELOS- Los Anxhelosi ka miratuar një status të posaçëm për qytetin që u ofron mbrojtje emigrantëve pa dokumente. Vendimi është përgjigje ndaj zotimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për dëbime masive kur të fillojë mandatin në janar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan, urdhëresa nuk do t'i ndalojë zyrtarët federalë të dëbojnë emigrantët pa dokumente, por ajo përforcon zotimin e qytetit për të mbrojtur emigrantët që jetojnë në këtë qytet
Claudia Ventura jeton dhe punon prej 20 vjetësh në Los Anxhelos, së bashku me familjen, por ajo nuk ka dokumente amerikane. Zonja Ventura është në mesin e rreth 800 mijë banorëve të Los Anxhelosit të cilëve u mungon statusi ligjor. Si shumë të tjerë, ajo ndihet e shqetësuar pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.
“Tani nuk shoh shumë njerëz në rrugë. Ka më pak… Unë mendoj se njerëzit kanë frikë nga dëbimet”, thotë zonja Ventura.
Këshilli i qytetit të Los Anxhelosit miratoi një urdhëresë më 19 nëntor përmes së cilës policia lokale dhe autoritetet shtetërore nuk do të ndajnë informacione mbi statusin e imigracionit të banorëve me autoritetet federale të imigracionit, me përjashtim të rasteve kur ata janë përfshirë në një krim të rëndë.
“Një urdhëresë si kjo dërgon një mesazh shumë të fortë për komunitetin në Los Anxhelos dhe për pjesën tjetër të vendit që këtu, burimet do të përdoren për mbajtjen e komunitetit të sigurt. Kjo do të ruajë besimin që komuniteti ka te udhëheqësit e tij. Kjo nënkupton se qyteti nuk do të arrestojë, apo shkaktojë kaos në komunitetet e tyre”, thotë Jorge Mario Cabrera, aktivist për të drejtat e emigrantëve.
Megjithatë, jo të gjithë në qytet janë dakord me këtë vendim. Mbështetësit e zotit Trump, që sipas rezultateve të zgjedhjeve janë rreth 38% e banorëve, nuk duan që Los Anxhelosi të ketë këtë status të posaçëm për emigrantët pa dokumente.
“Mendoj se është e turpshme. Së pari duhet të kujdesemi për veten tonë. Kur përmendim platformën politike, ‘Amerika e Para’, nuk do të thotë që ju nuk kujdeseni për të tjerët, por thjesht së pari kujdesemi për veten tonë”, thotë Linda Hanna, banore e Kalifornisë.
Prindërit e zonjës Hanna janë nga Meksika. Ata erdhën në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme. Ajo beson se ata që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme duhet të deportohen.
Urdhëresa e Los Anxhelosit do të ketë pak ndikim praktik, pasi që nga viti 1979 qyteti ia ka ndaluar policisë, ose zyrtarëve të imigracionit, të marrin në pyetje një person për statusin e tij të imigracionit.
Statusi i ri i qytetit nuk do të thotë se nuk mund të ketë dëbime. Vendimi thjesht do të thotë që autoritetet lokale nuk do të ndihmojnë zyrtarët federalë të gjejnë dhe dëbojnë emigrantët pa dokumente.
Avokatja e emigracionit Tatyana Edwards-Behar thotë se oficerët federalë do të kryejnë bastisje masive kryesisht nëpër fabrika dhe sektorin bujqësor ku mendohet se ka më shumë gjasa të punojnë emigrantët pa dokumente.
“Unë mendoj se oficerët federalë do të fillojnë me bastisje masive në vend që të kërkojnë dokumente nga kalimtarët e rastësishëm në rrugë. Unë besoj se do të ketë bastisje masive në fabrika dhe në sektorin bujqësor ku, sipas të dhënave zyrtare, ka më shumë gjasa të punojnë emigrantët pa dokumente”, thotë Tatyana Edwards-Behar, avokate e imigracionit.
Aktivisti Jorge Mario Cabrera beson se amnistia është një ide më e mirë sesa dëbimet.
“Ne duhet të këmbëngulim që zgjidhja është legalizimi masiv. Ne duhet të këmbëngulim se ka një mënyrë më të mirë për të trajtuar emigrantët në këtë vend”, thotë zoti Cabrera.
Pas inaugurimit më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Trump ka sugjeruar se ai mund të shpallë një emergjencë kombëtare dhe të përdorë personelin ushtarak amerikan në kryerjen e dëbimeve masive, një lëvizje që avokatët e imigracionit janë zotuar ta luftojnë në gjykatë./ VOA
Barnier FRANCË- Kryeministri francez Michel Barnier ka përdorur kompetenca të veçanta për të miratuar një projekt-ligj...
Gaza veriore GAZA- Ushtria izraelite ka vazhduar "agresionin e saj intensiv tokësor, ajror dhe detar në veri të Gazës për 60 dit&e...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se rimarrja e pjesëve të territorit ukrainas mund të duh...
sulmet SIRI- Avionët sirianë dhe rusë kanë nisur sulme ajrore ndaj rebelëve sirianë që po përparojnë nëp&...
Foto ilustruese SHBA- Debati nëse bërthama e brendshme e Hënës është e ngurtë apo e shkrirë ka p&eum...
Foto ilustruese FILIPINE- Tre persona kanë vdekur dhe të paktën 32 janë shtruar në spital në Filipine pas...
Orav KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav ka folur për media pas takimit të zhvilluar ditë...
kanali KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur të hënën se komunat q&eum...
Netanyahu IZRAEL- Katër izraelitë kanë dalë ditën e sotme në gjyq pasi u arrestuan nën dyshimin se kanë qëllua...
Scholz UKRAINË- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka bërë një vizitë të papritur të hënën në Ukrainë...