Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Një javë më parë Piranjat sollën në vëmendjen e opinionit publik skemën zhvatëse ndaj bizneseve të inspektorëve të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë.
E gjitha kjo skemë zhvillohet në një kohë dhe kontekst kur qeveria ka nisur një aksion kombëtar të shkatërrimit të hapësirave të shtëpive private dhe bizneseve, të konsideruara si zaptuese të pronës publike.
Piranjat dokumentuan se si inspektorët në mënyrë mafioze ndanin hapësirat, paratë, zonat e influencës madje dhe metodologjinë e "punës" për të zhvatur bizneset, diku duke shfrytëzuar paligjshmërinë e diku tjetër hapësirat që u krijon ligji.
Në episodin e sotëm, akoma më shumë elemente do i shtohen skemës duke përfshirë persona të tjerë të administratës, me lidhje politike, duke sqaruar rolet dhe funksionet e secilit në grabitjen e organizuar.
Ajo që ra në sy në këtë javë ishte heshtja e përfaqësuesve në këshillin bashkiak të partive opozitare, të Partisë Demokratike, Partisë së Lirisë, Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.
Afërmendsh nuk kemi ndonjë pritshmëri nga këshilltarët socialistë të mbrojnë interesin publik përballë administratës së korruptuar, ama nga përfaqësuesit opozitarë mendojmë se kemi të drejtën të kërkojmë reagim të vendosur, sidomos në kushtet kur denoncimi është publik dhe faktet flagrante.
Ne i bëjmë sërish thirrje këshilltarëve bashkiakë, të ndjekin më prioritet këtë rast pasi është flagrant për të kuptuar se ku kanë vajtur taksat e qytetarëve dhe se si është ndërtuar një mekanizëm i tërë hierarkik i korrupsionit shtetëror.
Për të bërë këtë, këshilltarët kanë në dispozicion fjalën e tyre por edhe instrumentin ligjor të komisioneve hetimore.
Përndryshe, nuk mbetet tjetër veçse të lënë mandatet dhe të deklarojnë paaftësinë ose më keq mosdashjen për të realizuar misionin publik që vota e qytetarëve u ka ngarkuar.
https://www.facebook.com/share/v/19F7xULy1P/