Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
SOCIALE
Linja të formuara dhe tërheqëse/ Eva Longoria mahnit me paraqitjen në bikini pas premierës së filmit të saj të ri (FOTO)
m.lPërditësimi i fundit 8 Prill 2025, 22:09
SHBA- Eva Longoria ka treguar fizikun e saj me linja aq të tonifikuara dhe tërheqëse në një postim të fundit në Instagram. Ajo ka pozuar me bikini me print leopardi dhe kapele sportive, duke shijuar diellin pas premierës së filmit të saj të fundit. Aktorja 50-vjeçare, e njohur për rolin në “Desperate Housewives”, u duk në formë perfekte ndërsa ndau edhe fotografi prapa skenave dhe momente të këndshme me miqtë.
Filmi i saj i ri, “Alexander And The Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Road Trip”, një vazhdim i komedisë së vitit 2014, është tashmë i disponueshëm në Disney+. Për premierën, Eva zgjodhi një fustan elegant jeshil dhe u fotografua pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame, duke ruajtur një pamje natyrale dhe të thjeshtë.
Gjatë një interviste promovuese, Eva zbuloi se në rininë e saj nuk konsiderohej si e bukura në familje dhe për këtë arsye zgjodhi të fokusohej në humor dhe zgjuarsi.
“Unë isha rosa e shëmtuar, kështu që vendosa të jem qesharakja e familjes”, tha ajo.