
SHBA- David Beckham thuhet se ka refuzuar një ftesë nga djali i tij, Brooklyn, dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, për ta takuar atë privatisht për ditëlindjen e tij të 50-të, me raportime që sugjerojnë tensione brenda familjes Beckham. Kujtojmë se disa javë më parë, raportet flisnin për një përçarje midis Brooklyn dhe Romeo Beckham, që dyshohet se lidhej me marrëdhënien e këtij të fundit me Kim Turnbull.
Për më tepër, në mars, djali i madh i ish-futbollistit dhe Nicola Peltz munguan në sfilatën e modës të Victoria Beckham në Paris, në të cilën morën pjesë Romeo dhe partnerja e tij. Burime me njohuri për situatën i thanë TMZ se Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij udhëtuan për në Londër javën e kaluar me qëllimin e vetëm për të festuar me David Beckham.
Çifti thuhet se ka kontaktuar familjen, duke kërkuar të takohen privatisht para ngjarjeve të planifikuara. Megjithatë, pjesa tjetër e familjes nuk e priti me sy të mirë kërkesën e tyre. Sipas të njëjtave burime, atyre u është thënë se ose do të shfaqen në festimet kryesore ose nuk do të kenë asnjë mundësi ta shohin familjen. Çifti në fund zgjodhi thjesht t’i dërgonte urimet e tyre David Beckham, ndërkohë që nuk mori pjesë në festën e tij.
Mungesa e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz në festë u pasqyrua edhe në fotot që Victoria Beckham postoi në llogarinë e saj në Instagram gjatë fundjavës. Stilistja 51-vjeçare e modës dhe ish-anëtarja e Spice Girls shkroi: Po krijojmë kujtime të veçanta me familjen dhe miqtë. Ju duam të gjithëve.
Pamjet nga mbrëmja tregojnë pjesën tjetër të fëmijëve të familjes Beckham, Romeo, Cruz dhe Harper. Të pranishme ishin edhe partneret e dy djemve të Beckham, Kim Turnbull dhe Jackie Apostel.
Artikuj te sugjeruar
m.l
SOCIALE
5 Maj18:20
Brenda dy ditësh pësoi 12 arreste kardiake/ Ndahet nga jeta në moshën 11-vjeçare Milena Brandao, aktorja e serialit 'Sintonia' të Netflix
SHBA- 11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it 'Sint...
m.l
SOCIALE
5 Maj18:00
"Sapo thashë 'po' gjithçka shkoi në vendin e vet"/ Crystal Hefner po bëhet gati të martohet me James Ward pas një viti lidhjeje
SHBA- E veja e Hugh Hefner, Crystal, dhe James Ward po bëhen gati të martohen. Sipas një raporti nga Us Weekly, ai i propoz...
m.l
SOCIALE
5 Maj17:52
Bëhen më të forta spekulimet për lidhje mes Ana de Armas dhe Tom Cruise/ Ata dolën së bashku nga festa e ditëlindjes së David Beckham
SHBA- Thashethemet se Tom Cruise është në një lidhje me Ana de Armas, e cila u shfaq me të në festën e ditël...
m.l
SOCIALE
5 Maj17:32
Tema e Met Gala të këtij viti i jep “frenë” pamjeve zbuluese/ Xhaketat dhe kravatat do të dominojnë tapetin e kuq
SHBA- Për më shumë se një dekadë, pamjet mahnitëse në Met Gala kanë pasur një emërues të qart...
m.l
SOCIALE
5 Maj17:26
Mosmarrëveshjet për shkollimin e vajzës vazhdojnë ende/ Joshua Jackson dhe Jodie Turner-Smith finalizojnë divorcin e tyre
SHBA- Ndërsa Joshua Jackson dhe Jodie Turner-Smith kanë finalizuar divorcin e tyre dhe kanë rënë dakord për ...
m.l
SOCIALE
5 Maj17:22
"21 vjet më parë, të dua përgjithmonë Lenny"/ Heidi Klum uron vajzën e saj për ditëlindje, posto foto nga dita e ardhjes së saj në jetë
SHBA- Heidi Klum postoi një foto në rrjetet sociale nga dita kur lindi vajza e saj, Lenny, në vitin 2004. Modelja i u...
m.l
SOCIALE
5 Maj17:18
Ylli i serialit 'Sopranos', Joe Pantoliano zbulon se do të shpërngulet nga SHBA-ja në Spanjë pas zgjedhjes së Donald Trump në postin e presidentit
SHBA- Aktori Joe Pantoliano, i njohur për pjesëmarrjen e tij në serialin e famshëm "Sopranos", është personazhi i fundit i ...