SOCIALE

Rikthim në finalen e Eurovizionit! Shqipëria kualifikohet e para, një emocion që mungonte që prej vitit 2004

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Maj 2023, 08:00
Rikthim në finalen e Eurovizionit! Shqipëria kualifikohet e para,

Shqipëria është rikthyer pas dy vitesh në finalen e Eurovizionit. Dhe rikthimi ishte emocionues. Në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit të këtij viti në Liverpool, Shqipëria u kualifikua si shteti i parë për në finale, duke na dhënë një emocion të veçantë (ashtu si në vitin 2004, kur vendi ynë u bë pjesë e Festivalit të Muzikës Europiane) kur e dëgjon të parën në radhë si e kualifikuar.

Këtë vit për herë të parë Radio Televizioni Publik Shqiptar ndryshoi mënyrën e zgjedhjes së këngës dhe artistit. Në edicionin e dhjetorit 2022 nuk ishte më juria ajo që vendosi për artistin dhe këngën, por ishte publiku ai që votoi dhe zgjodhi. Për herë të parë patëm çmimin e parë të festivalit që e fitoi Elsa Lila, por që ajo nuk shkoi në Eurovizion. Vendimin e mori publiku që zgjodhi Albina Kelmendin dhe familjen e saj, e cila me çmimin e jurisë fitoi vendin e dytë në festival.

Ky ndryshim që ndodhi për herë të parë me vendimin e drejtuesve dhe organizatorëve të RTSH-së duket se dha edhe rezultatin e pritshëm, jo vetëm të kualifikimit për në finalen e Eurovizionit, por edhe që Shqipëria kaloi si shteti i parë mbrëmjen e së enjtes dhe më pas u mësuan edhe 9 vendet e tjera.

Kënga “Duje” elektrizoi dje skenën e madhe të Liverpulit, ndërsa Albina dhe familja Kelmendi përcollën emocione, duke i siguruar Shqipërisë një vend në finalen e madhe në Eurovizion.

Pas dy vitesh (në 2021 Anxhela Peristeri siguroi finalen me këngën “Karma”) Shqipëria shkoi në finale.

Për këtë rezultat të Shqipërisë, Mario Haxhiymeri, kreu i Delegacionit Shqiptar në Liverpool dhe Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve në RTSH thotë për Gazetën “Si” se një rol vendimtar kishte Festivali i Këngës në fundvit me risitë që pati këtë vit. Sipas tij, dërgimi i këngës në Eurovizion nga publiku e ka demokratizuar atë dhe ka shtuar ndjekësit.

“Rezultati fantastik në Eurovizion këtë vit, duhet të fillojë nga Festivali i Këngës në RTSH që u zhvillua në dhjetor. Festivali pati shumë risi këtë vit, prezantues të rinj, skenografi të re dhe prezencën e gjithë orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar. Për herë të parë fituesja e Shqipërisë u zgjodh e gjitha nga publiku. Ne besojmë që ishte dhe vazhdon të jetë gjëja më pozitive, sepse duke hequr jurinë nga vendimmarrja, pa i hequr asgjë profesionistëve të jurisë, e ka demokratizuar këngën që Shqipëria do çojë në Eurovizion. Detyrimisht kënga është ndjekur shumë më shumë dhe fansat e Albina Kelmendit dhe fansat e Eurovizionit, kanë qenë prezentë që në momentin e parë”, shprehet Haxhiymeri për Gazetën “Si”.

Ai vlerëson edhe punën që RTSH bëri për rikthimin e Shqipërisë në finale. Sipas Haxhiymerit këtë vit rezultati ka qenë i mirë, sepse skuadra ka qenë perfekte.

“RTSH si pjesëmarrëse aktive në Eurovizion, ka nisur të merret qysh në tetor, pra dy muaj përpara fillimit të festivalit; angazhimi i RTSH për këtë festival është për një periudhë 6-7 mujore. Pas fitores së Albinës në festival, unë si kryetar delegacioni, jemi marrë përditë me përgatitjen e delegacionit në Liverpool, që ne të sigurohemi që këngëtari të merret vetëm me pjesën e këngës. Pjesën e organizimit dhe eventit, pjesën e intervistave, skenografisë, i përgatit kjo drejtori dhe ky delegacion. Unë mendoj që edhe këtë vit rezultati ka qenë i mirë, sepse skuadra ka qenë perfekte, duke u angazhuar plotësisht për të mbledhur sa më shumë vota dhe kjo u pa te rezultati i djeshëm”, vijon më tej kryetari i delegacionit. 

Edhe tekstshkruesja e këngës “Duje”, Eriona Rushiti, thotë se në këtë paraqitje dinjitoze stafi i RTSH ka dhënë maksimumin.

Sipas Rushitit, për ne është vlerësim i madhe që kënga nuk është votuar vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt.

“Frika ishte se sivjet do të votonte vetëm juria. Duke mos pasur ndihmë jurinë në fillim menduam se do e kemi të vështirë, duke menduar dhe numrin e popullsisë që kemi ne, që është i vogël, por mesa duket, kënga nuk është pëlqyer vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shumë të huaj. Ishte një arritje shumë e madhe për ne”, thotë Rushiti për Gazetën “Si”, ndërsa shton se “tani në finale shpresojmë të dalim shumë mirë”.

Eurovizioni përpos këngës ka shumë të rëndësishme edhe pjesën e skenografisë, ndaj sipas Haxhiymerit, një nga elementët që na çuan në finale ka qenë edhe bashkëpunimi me Sacha Jean Baptiste, një ndër regjisoret skenike më të njohura në Eurovizion.

“RTSH u lidh me regjisoren skenike, Sacha Jean Baptiste. Kjo ka qenë një nga elementët që na çuan në finale. Shpresojmë shumë që juritë profesioniste tani ta vlerësojnë në natën finale, siç e ka vlerësuar dhe publiku. Presim një rezultat fantastik të shtunën, pse jo te top treshja e parë”, thotë ndër të tjera Mario Haxhiymeri.

Në një postim në Instagram, Albina Kelmendi teksa iu drejtua të gjithë shqiptarëve, tha se e ka ndjerë se i ka pasur pranë që në muajin dhjetor, kur siguroi votat dhe zemrat e publikut me këngën “Duje”.

“E kam zemrën plot! Emosione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që keni me mua që nga Dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ia dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, shkroi Albina.

Për kualifikimin e Shqipërisë në finale, ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe (pjesëmarrëse në Eurovizion më 2011 me “Feel the Passion”).

Gaçe teksa shprehet e emocionuar për arritjen në finale, falënderon të gjithë shqiptarët që votuan.

“Jam shumë e lumtur për ju @kelmendialbina #familjaKelmendi dhe autoret e këngës, njëkohësisht edhe të Enis Mullaj dhe Eriona Rushiti. Shijojeni këtë moment dhe falënderim të madh gjithë shqiptarëve që votuan”, shkruan këngëtarja Aurela Gaçe.

Shtetet e tjera finaliste nga 16 që morën pjesë në gjysmëfinalen e dytë janë Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën, më 13 maj në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Artikuj te sugjeruar

SOCIALE 12 Maj10:00

Horoskopi ditor, e premte 12 maj 2023

Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë