Avril Lavigne
SHBA- Këngëtarja Avril Lavigne i dha fund teorisë së çuditshme të fansave të cilët pretendonin se ajo u zëvendësua nga një sozi e quajtur Melissa. Thashethemet kanë qarkulluar prej vitesh duke aluduar se princesha e punk vdiq në vitin 2003 dhe më pas u zëvendësua nga një e ngjashmja e saj.
"Dua të them, është thjesht qesharake për mua," tha këngëtarja kanadeze në podkastin e së mërkurës Call Her Daddy. "Në njërën anë, të gjithë thonë: "Oh, Zoti im, ti dukesh saktësisht njësoj. Nuk je plakur asnjë ditë." Por më pas, njerëzit e tjerë më thonë se ekziston një teori konspirative që nuk jam unë.”
Avril dhe prezantuesja e podcast-it, Alex Cooper, e gjetën veten të pushtuar nga të qeshurat teksa bisedonin për teorinë e çuditshme konspirative.
“Jo por vërtetë që ske ndryshuar aspak, dukesh njësoj siç ke qenë kur ishe më e re.” i tha moderatorja Avril.
“Jam unë” përmbyll këngëtarja duke shuar çdo teori të mundshme një herë e përgjithmonë.
avril lavigne