7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Jemi në Spille, të Rrogozhinës, një zonë turistike, e cila vitet e fundit po njeh një hov zhvillimi infrastrukturor. Kjo ka sjellë edhe shtimin e strukturave të shërbimit, duke bërë të mundur hapjen e bizneseve të reja me synim afrimin e sa më shumë turistëve gjatë sezonit veror.
Një zhvillim që nganjëherë shoqërohet edhe me pasoja për ata që kanë vendosur të investojnë.
Siç është rasti i këtij zotërie, i cili ka marrë një “dhuratë” fare të papritur dhe absurde nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Rrogozhinë.
Sipas Aurel Serkut, ai është gjobitur me 35 milionë lekë nga IMT, me akuzën e ndërtimit pa leje, që sipas tij është e pavërtetë, pasi pronari i ndërtesës që ai mori me qira për ta kthyer në farmaci kishte marrë më parë një leje në Njësinë Administrative të Kryevidhit për kryerjen e punimeve që përfshihen në nenin 6 të VKM 408, ku renditen punimet që nuk kanë nevojë për leje ndërtimi.
Qytetari shprehet se ai nuk ka lëvizur nga leja, ndërsa hedh një akuzë të rëndë ndaj kreut të IMT Rrogozhinë, Xhino Mema, për të cilin thotë se i ka kërkuar 3 milionë lekë që ta linte të qetë dhe ai të vazhdonte punimet.
Një akuzë e rëndë ndaj një funksionari publik, që përderisa është e pafaktuar, i takon organeve ligjzbatuese ta verifikojnë nëse është e vërtetë.
Ndërkohë, ne kthehemi tek problemi.
Aureli shprehet se ka zëvendësuar dritaret dhe dyert e vjetra me të reja, ndërsa ka vendosur edhe një grilë, të mbështetur sërish në dru pa hedhur beton dhe pa lëvizur asgjë nga struktura e mëparshme e objektit.
Për t’u rikthyer tek gjoba, mirë që i kanë vendosur një gjobë përtej çdo logjike, por i kanë shtuar edhe 18 metra që, e përkthyer me 350 mijë lekë metri, bëjnë mbi 6 milionë lekë tepër.
Referuar lejes së marrë nga pronari i biznesit, Ismail Muça, në Njësinë Administrative të Kryevidhit më datë 22 janar 2026, ku renditen edhe pikat se çfarë punimesh mund të kryhen referuar nenit 6 të VKM-së 408, shihet se deri më tani Aureli nuk ka kryer asnjë shkelje.
Pjesë e punimeve që nuk kanë nevojë për leje ndërtimi janë edhe riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave; punime të jashtme si ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme që nuk sjellin ndryshime të karakteristikave apo formave; riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave; si dhe struktura që instalohen për nevoja të përkohshme pa themele, me materiale të çmontueshme pa përdorur beton… si grila në këtë rast, apo dhe veshja me material druri, që në këtë rast më shumë se dekorative është funksionale për mbrojtjen nga shiu dhe mbi të gjitha është vendosur në pjesën e brendshme të objektit.
Por çfarë thotë Bashkia e Rrogozhinës për këtë rast?
Në përpjekje për të fshirë gjobën 35 milionëshe, Aureli vihet në lëvizje për të takuar drejtuesit e bashkisë. Takimin e parë e zhvillon me Sekretarin e Përgjithshëm, Amarildo Duka, i cili e pret në zyrë. Dhe nga takimi duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur, pasi është vetë zyrtari i lartë që mëson një qytetar se si t’i shpëtojë gjobës së vendosur.
Pra, numri dy i Bashkisë Rrogozhinë u ka thënë atyre të IMT-së që të mos i marrin 35 milionë lekë nga një gjobë e ligjshme?
Apo gjoba është e paligjshme dhe tani le ta zgjidhim “fshatçe” me fjalë burrash?
A jemi në zyra shteti apo në kuvend burrash, se s’po merret vesh?
Ndërkohë, në të njëjtën linjë është edhe kryetari i komanduar i Bashkisë së Rrogozhinës, Andi Prozhka, i cili në takimin privat me qytetarin i thotë se tashmë ai nuk ka çfarë të bëjë për rastin, pasi e ka referuar në bashkëqeverisje.
Aureli ka punuar për PS dhe si i tillë duhej ndihmuar pa ardhur tek ne, “te televizioni i opozitës”.
Apo nuk është kështu?
Nejse, kthehemi te biseda “vëllazërore” mes dy socialistëve. Sipas kryetarit të komanduar, nuk dihet se çfarë zgjidhjeje ligjore mund t’i jepet rastit në këtë moment, pasi çështja ka shkuar në bashkëqeverisje dhe mbase “e ka lexuar vetë ai lart”. Nëse Aureli nuk do ta kishte bërë kaq të madhe, çështja do të merrte zgjidhje brenda mureve të bashkisë.
Sidoqoftë, pyetja mbetet: gjoba është e ligjshme apo e paligjshme?
Sipas avokatit Alban Duraj, kemi një sërë shkeljesh në këtë rast. Sipas tij, IMT së pari nuk ka kryer një këqyrje apo një inspektim, bazuar edhe në ligjin e posaçëm për inspektimet në Republikën e Shqipërisë. Në momentin që kryhet një inspektim, në objekt duhet të jenë punëtorët që po kryejnë punimet, gjë që nuk provohet; nuk është marrë identifikimi i punëtorëve; nuk kanë kontaktuar me pronarin e objektit që ka edhe certifikatën e pronësisë.
Po ashtu, është gabuar me vendimin për pezullimin e punimeve, pa kryer fazën e parë që është inspektimi në terren, mbajtja e një procesverbali dhe marrja e dëshmitarëve për të provuar shkeljen. Shkeljet vazhdojnë më pas edhe me komunikimin, i cili nuk është bërë me pronarin e objektit.
Thënë shkurt e qartë; një mish-mash i gatuar në dëm të një qytetari, të cilin e paskan edhe “shok partie”.
Ndërkohë, një person kyç në gjobën prej 35 milionë lekësh është edhe numri dy i Bashkisë së Rrogozhinës, Amarildo Duka, i cili pas shtatë orësh ngujim në zyrë pa pranuar që të na takojë, u largua nga një dritare e pasme e ndërtesës.
Pas “arratisjes” spektakolare nga dritarja, zoti Duka bëhet i gjallë, jo vetë, por nëpërmjet një lajmësi, kreut të Njësisë Administrative të Kryevidhit, Astrit Martiri, të cilin e fut “mik” tek Aureli që ai ta mbyllë këtë çështje, pasi gjoba tashmë është fshirë.
Të gjithë zyrtarët e bashkisë duket se janë bërë bashkë në këtë shpërdorim të pastër detyre, njëri që premton dhe tjetri që bën sekserin.
Ndërkohë, na ka mbetur të takojmë edhe personazhin kryesor të kësaj historie, kreun e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Rrogozhinës, Xhino Mema, i cili akuzohet nga Aureli jo vetëm për gjobën, por edhe për kërkesën që i ka bërë gjithmonë sipas Aurel Serkut, për 3 milionë lekë.
Shefi i IMT bëhet lëmsh me fjalët dhe pranon se mund të ketë një gabim në matje, ndërsa hedh poshtë akuzat për gjobëvënie.
Ndërkohë, halli i tij i vetëm është që do të dalë në televizion.
Sidoqoftë, tani çështja është në dyert e gjykatës dhe do të jetë ajo që do të vendosë se kush ka kryer shkelje. Ndërsa sipas avokatit Alban Duraj, shkeljet e konstatuara e bëjnë të pavlefshëm vendimin për gjobë./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo ësh...
Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me koleg&eum...
Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi. Jemi një vend i bekuar ...
Elena Demollari, “astrologia e mrekullive”, e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe ma...
Jemi në Spille, të Rrogozhinës, një zonë turistike, e cila vitet e fundit po njeh një hov zhvillimi infrastrukturor. Kjo ka sjel...
Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo ë...
Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me koleg&eum...
Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi. Jemi një vend i bekuar ...
Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pre...
Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjith&eu...