Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...

Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në rritje të normave të interesit të kredive gjatë vitit 2022 dhe sidomos në pjesën e dytë të tij. Por, të dhënat për normat e interesit sipas segmenteve kryesore të klientëve tregojnë se shtrenjtimi i kredive ka prekur më shpejt dhe në masë më të madhe individët dhe bizneset e vogla, ndërsa ka qenë më i vonuar te bizneset e mëdha.
Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 7% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, nga 6.2% në tremujorin e tretë të tij dhe 5.7% në gjysmën e parë të vitit.
Analiza e interesit të kredisë sipas shumës së lëvruar evidenton se interesat për kreditë e vogla, deri në 35 milionë lekë, kanë njohur rritje më të fortë në këtë tremujor.
Ndërkohë, rritja e interesave të kredive të mesme dhe të mëdha, në shuma mbi 35 milionë lekë është vërejtur vetëm në katër muajt e fundit, duke shfaqur një reagim më të vonuar krahasuar me interesin e kredive të vogla.
Rritja e interesave është më e pranishme tek kreditë me normë fillestare të fiksuar për vitin e parë, i cili është edhe segmenti që përcjell më shpejt lëvizjet e politikës monetare.
Ndërkohë, interesi i kredisë për individë ka shfaqur përcjellje edhe më të fortë të ciklit normalizues të politikës monetare.
Ai rezultoi mesatarisht 8% në tremujorin e katërt të vitit, nga 7.6% që ishte në tremujorin e tretë dhe nga 6.7% në gjysmën e parë të tij. Rritja e tremujorit të fundit ka qenë e pranishme kryesisht në kredinë hipotekare, ndërkohë që interesi mesatar i kredisë konsumatore ka mbetur i pandryshuar nga tremujori i mëparshëm.
Në analizën sipas monedhave, vërehet se interesat e kredisë së re në euro kanë shfaqur një rritje më të ngadaltë krahasuar me interesat e kredisë në lekë. Ato filluan të rriten prej muajit shtator, dhe kanë vijuar rritjen në tremujorin e katërt. Interesi mesatar për kreditë për biznese rezultoi 5.4% në këtë tremujor, nga 4.8% në tremujorin e tretë dhe 4.6% në gjysmën e parë të vitit. Interesat janë rritur kryesisht tek kategoria e kredive mbi 250 mijë euro dhe me normë fillestare interesi të fiksuar deri një vit.
Tek individët, interesi i kredisë në euro për blerje banese rezultoi 3.4%, duke mbetur pranë niveleve të ulëta të vërejtura gjatë këtij viti. Rritja më e shpejtë e normave të interesit të kredisë në lekë, krahasuar me rritjen e interesave për kreditë në euro, ka çuar në zgjerimin e diferencialit të interesit mes euros dhe lekut.
Në gjysmën e dytë të vitit 2022, ai qëndron mesatarisht në 2.7 pikë përqindje, përkundrejt mesatares prej 1.9 pikë përqindjeje të gjysmës së parë të tij dhe të vitit të mëparshëm. Rritja më e ngadaltë e normave të interesit për euron mund të stimulojë një zhvendosje më të mëtejshme të kreditimit drejt monedhës europiane. Statistikat e bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi në valutë ka pasur një ecuri më të mirë gjatë vitit 2022, kur norma vjetore e rritjes së tij shënoi vlerën 15.3%, ndërsa ajo e kredisë në lekë ishte 6.3%./Monitor