Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri në 17 vjeç, pjesë Generatës Z ngjajnë gjithnjë e më të distancuar nga personat që i rrethojnë me dashuri dhe afeksion. Bota e tyre shpesh është më e mbyllur, e ftohtë dhe ndonjëherë e ashpër, sidomos ndaj prindërve.
Piranjat treguan për një rast që nisi si një denoncim i katër nënave nga Durrësi, por që shpejt kuptuam se kemi në duar një bombë të vërtetë sociale, e cila ndodhte çdo ditë nën hundën e institucioneve ndërkohë që viktimat ishin disa djem dhe vajza minorenë, që kishin zgjedhur një rrugë tërësisht të gabuar aq më tepër kur flitet për një grup adoleshentësh.
Nënat treguan se fëmijët e tyre filluan ikjet nga shkolla si fillim. Më pas nuk i dëgjonin si prindër dhe silleshin shumë keq duke tejkaluar deri në ikjet nga shtëpia.
Fëmijë që largohen nga shtëpia duke shkëputur çdo lidhje me familjen, madje duke arritur në një etapë ku urrejtja ndaj prindërve kapërcen çdo arsye. Shtëpi dhe makina me qera, dreka e darka jashtë, dhe shumë para nëpër duar. A duhet të dyshojmë që diçka shumë e madhe fshihet pas kësaj.
Kjo tablo e zymtë që paraqesin nënat, për këtë grup adoleshentësh është një realitet krejt i ndryshëm dhe përkthehet në liri, qejf dhe para... Por edhe komunikim i ashpër dhe me doza arrogance ndaj prindërve
Po ku shkojnë këta fëmijë, cila është rutina e tyre, pse marrin banesa me qera, dhe mbi të gjitha, pse kanë shumë lekë në duar?
Këtu jemi në një situatë ku rebelimi i fëmijës, shkon paralel me pafuqinë e prindit, që ndjehet thuajse i dorëzuar.
Në raste të ngjashme, një rol të rëndësishëm në degradimin e kësaj grupmoshe, luajnë persona më të rritur me të cilët shoqërohen. Dëshira e adoleshentëve për frekuentuar djem dhe vajza më të mëdhenj, është e njohur, dhe me sa duket edhe në këtë rast nuk ka munguar.
Në këtë situatë që ka përfshirë disa familje adoleshentësh, një rol ndihmës duhet të kenë institucionet, që në këtë rast me sa duket nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës. Nga biseda e nënave me punonjëset e policisë, kuptohet se jemi përballë një situate të përsëritur, e cila vetëm sa rendohet ditë pas dite, duke dalë tërësisht jashtë kontrollit. Po flasim për djem dhe vajza që janë ende fëmijë, por që fatkeqësisht nuk sillen aspak si të tillë... përkundrazi, jeta dhe veprimet e tyre, për nga agresiviteti, shpeshherë kapërcejnë çdo kufi imagjinate./ Piranjat News
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj22:47
“Do t’i fuas duart edhe nëse bërtet”, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi manjak ia çoi të miturës
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë his...
INVESTIGIME
9 Maj22:09
‘E di ti ça fisi kam unë, ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar p...
INVESTIGIME
9 Maj21:49
Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për nj&eum...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj21:34
Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës, kush janë personat që fshihen pas kësaj skeme trafikimi?
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj21:10
Të mitur jashtë kontrollit?/ Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri n&eum...
INVESTIGIME
2 Maj09:47
“Ti hap trutë, ta kam falur njëherë djalin”/ Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ‘luftë’ për pronën
Dhunë, kacafytje, hunj e shkopinj ndaj njëri-tjetrit. Nuk janë as policë që përplasen me protestues të opozitës dhe as t...
INVESTIGIME
2 Maj09:44
Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues?
Javën e shkuar, “Piranjat” sollën rastin e një gruaje të re nga Korça, e cila kishte rënë pre e mashtrimeve t&e...
INVESTIGIME
2 Maj09:42
Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar
Më datë 22 prill 2026, u zhvillua në Gjeorgji Kampionati Europian i Peshëngritjes, ku sportisti shqiptar Erkand Qerimaj konkuroi në kat...
INVESTIGIME
2 Maj09:38
Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë/ Rrëfimi i një nëne që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh
“E dashur mami, ti je e shtrenjta ime. Unë të dua shumë fare sa që unë qaj çdo ditë për ty. O ma, mos më ha...
INVESTIGIME
2 Maj09:34
Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet
Asetet termike të vendosura në Portin e Vlorës, të njohura si “tigrat”, vijojnë të jenë në qendër t&eum...