KOSOVA

Aktakuzë për kontrabandë cigaresh miliona euro nga Porti i Tivarit, kush është shqiptari pjesë e bandës

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 17:12
Aktakuzë për kontrabandë cigaresh miliona euro nga Porti i

Në mesin e personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë për krijim të organizatës kriminale dhe kontrabandë milionëshe të cigareve nga Zona e Lirë e Portit të Tivarit, figuron edhe emri i një shqiptari – Veton Berishaj, raporton RTCG.

Përveç Berishajt, aktakuzë është ngritur edhe kundër Dusko Golubovicit dhe Sander Stanajt, si dhe ndaj një sërë personash të tjere, përfshirë ish-drejtorin e kompanisë “Roksped” Prokopije Peric, pronarin e farmacive “Petanovic” Andrija Petanovic, Mileta Simanic, Adnan Sukovic, Predrag Madzgalj, Dejan Milic, Radoje Dakic, Ivan Turcinovic, Vukota Vujosevic, si dhe vëllain në arrati te Stanajt, Nuo Stanaj, Gjoko Ljeskovic dhe Abedin Pepic.

Sipas aktakuzës, ata akuzohen për krijimin e një organizate kriminale dhe kontrabandë milionëshe të cigareve nga Zona e Lirë e Portit të Tivarit gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Prokuroria pretendon se Dusko Golubovic i kërkonte Sander Stanajt, përmes komunikimit të koduar, t’i dërgonte targat e kamionëve dhe rimorkiove që do të vinin për të marrë cigare (Regina, Cosmopolitan dhe marka të tjera), në kohë dhe vende të caktuara në Tivar, sipas udhëzimeve të tij.

Më pas, Stanaj komunikonte me vëllanë e tij Nuo Stanaj, i cili siguronte të dhënat e mjeteve transportuese nga Dejan Milić – përfshirë targat, ngjyrën, markën e kamionit dhe emrin e shoferit (Radoje Dakić) – dhe këto informacione përfundonin sërish te Golubovići. Qëllimi, sipas aktakuzës, ishte që cigaret të dorëzoheshin personave të caktuar paraprakisht, jashtë procedurave ligjore.

Golubovic i identifikuar si “njeriu me Passat”


Në komunikimet e përgjuara, Golubović përmendet si “njeriu me Passat”. Prokuroria thekson se gjatë transportit të cigareve nga Tivari drejt Podgoricës, mjetet shoqëroheshin nga Nuo Stanaj dhe vetë Golubovići, i cili monitoronte lëvizjen e kamionëve dhe jepte udhëzime për ndalesat.

Asnjë nga mjetet e përdorura nuk ishte i regjistruar zyrtarisht gjatë hyrjes apo daljes nga Zona e Lirë e Portit të Tivarit, çka sipas SDT-së dëshmon për një aktivitet tërësisht të paligjshëm.

Mesazhe SKY dhe lidhja me kompaninë “Playmaker”

Në komunikimet përmes aplikacionit SKY-ECC më 23 maj 2020, Golubović i dërgon Stanajt mesazhin: “Le të parkohet, të mos bëjë asgjë, askush nuk po më lajmëron as mua”, duke i dhënë edhe një numër telefoni. Prokuroria pretendon se ky numër i përket Nikola Kovačevićit, person i autorizuar në kompaninë speditore “Playmaker”, e cila operon në Portin e Tivarit. Sipas prokurorit special, kjo tregon se Golubovići kishte rol kyç në koordinimin e hyrjes dhe daljes së mjeteve nga porti.

Ndryshim i deklaratës për telefonin e koduar

Golubovic fillimisht kishte deklaruar se nuk posedonte telefon të koduar dhe se ishte teknikisht i paditur, por në dëshminë e dytë, më 18 korrik 2025, ai pranoi se kishte përdorur SKY.

Ai mohoi të ketë qenë organizator i grupit kriminal, duke pranuar vetëm se kishte “një rol të caktuar”, por jo drejtues. Në mbrojtjen e tij, Golubović tha se kishte ndërmjetësuar mes Sander Stanajt dhe biznesmenit Gjorgji (Gjoko) Pavićević, pronar i kompanisë “Playmaker”, për çka, sipas tij, ishte shpërblyer disa herë me shuma nga 2 deri në 10 mijë euro, në total deri në 50 mijë euro.

“Vetëm kam përcjellë mesazhe”

Ish-funksionari i ANB-së deklaroi se nuk kishte njohje me doganierë, punonjës të portit apo policë dhe se nuk kishte rol në organizimin e kontrabandës, por vetëm kishte përcjellë mesazhe nga Pavićevići te Stanaj, si: “Thuaji të dërgojë kamionin nesër në atë vend”.

Ai shtoi se kamionët parkoheshin zakonisht në bulevardin pranë katedrales dhe se nuk kishte njohuri për llojin apo sasinë e cigareve që transportoheshin. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa disa nga të akuzuarit ndodhen ende në arrati.

Artikuj te sugjeruar

KOSOVA 20 Janar21:18

Bahamasi heq vizat për Kosovën

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?