Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mb&...
Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes n...
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Prot...
Pamje shokuese vijnë nga protesta e studentëve te Ministria e Arsimit në Tiranë për shkak të sjelljes kafshërore dhe tejet ...
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumt&...
Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshoh...

Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – këto janë disa nga narrativat që mund të dëgjohen në fushatën e partive të ndryshme politike në Serbi, në prag të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 25 tetor.
Politikanët garojnë me qëndrimet e tyre, por pas retorikës nacionaliste dhe akuzave të ndërsjella është e vështirë të gjenden përgjigje konkrete për pyetjen se çfarë ofrojnë për marrëdhëniet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi zyrtar nuk e njeh atë.
Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje – nga integrimi i gjyqësorit, liria e lëvizjes dhe librat amë, deri te energjia elektrike, telekomunikacioni, njohja e diplomave dhe simbolet shtetërore.
Serbia është zotuar, ndër të tjera, se do ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do ta pengojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Çfarë thonë në Kosovë dhe a ndryshon qasja e pushtetit nga ajo e opozitës?
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, vlerësoi se gjatë fushatës parazgjedhore në Serbi “dolën në pah ambiciet e ripërtërira territoriale ndaj Kosovës”.
“Serbia nuk mund të pretendojë se angazhohet për paqe dhe integrim evropian, ndërkohë që zyrtarët e saj më të lartë e kontestojnë hapur sovranitetin e Republikës së Kosovës”, shkroi ai në llogarinë e tij në rrjetin X.
Analistët politikë që përcjellin marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, Aleksandar Shluka dhe Ognjen Gogiç, thanë për Radion Evropa e Lirë (REL) se Kosova është e pranishme si temë në fushatën parazgjedhore në Serbi, por se mungojnë zgjidhjet konkrete.
Pushteti, thotë Shluka, “e arsyeton politikën e vet përmes narrativës populiste-nacionaliste”. Ndërsa opozita, shton ai, e lë Kosovën mënjanë ose i qaset asaj përmes premtimeve të përgjithshme dhe me ngarkesë të fortë simbolike.
“Në vend që të paraqiten alternativa të qëndrueshme politike, Kosova kryesisht përdoret si instrument i kritikës politike. Opozita e përdor për të kundërshtuar politikën e pushtetit, ndërsa pushteti paralajmëron se ardhja e opozitës në pushtet do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën – duke pretenduar se përfaqësuesit e saj do ta njihnin pavarësinë e Kosovës ose do të bënin lëshime edhe më të mëdha ndaj Prishtinës”, thotë ai.
Nga ana tjetër, Ognjen Gogiç konsideron se mesazhe të tilla gjatë fushatës nuk janë relevante, sepse “një gjë janë fjalët dhe tjetër janë veprat”.
Ai rikujton gjithashtu se pushteti, përfshirë Ivica Daçiçin, kryetarin e Partisë Socialiste, ka pranuar në vitet e mëparshme marrëveshje që, sipas interpretimit të tij, nënkuptojnë “njohje de facto të Kosovës”.
A janë realiste mesazhet e fushatës?
Politologu Ognjen Gogiç vlerëson se Kosova, si temë në politikën e Serbisë, “ka dalë prej kohësh jashtë kornizave të realitetit”.
“Kjo është prej kohësh një temë që është më shumë virtuale sesa çështje e ndonjë politike reale që ata e ndjekin ose mund ta ndjekin. Ata e ndjekin politikën ndaj Kosovës për shkak të rrethanave; në fakt, janë rrethanat ato që i përcaktojnë marrëdhëniet e tyre me Kosovën”, tha ai për REL-in.
Sipas Aleksandar Shlukës nga organizata joqeveritare Iniciativa e Re Sociale, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë nuk përfitojnë shumë nga mesazhet nacionaliste.
Kjo vlen veçanërisht, siç thotë ai, nëse pas tyre nuk qëndron një politikë konkrete dhe e realizueshme, si dhe mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Simbolika në vetvete nuk është e parëndësishme, por nuk mund ta zëvendësojë strategjinë. Gjatë tre deri në katër vjetëve të fundit, serbët në Kosovë janë përballur me një sërë veprimesh të njëanshme nga Prishtina, përfshirë heqjen e mundësisë për përdorimin e dinarit në transaksionet me para të gatshme, mbylljen e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Serbisë dhe paralajmërimet për integrimin e mëtejshëm të shëndetësisë dhe arsimit në kuadrin institucional të Kosovës”, thotë ai.
Këto masa Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, i zbaton gjatë viteve të fundit, ndërsa përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në përgjithësi, i konsiderojnë ato diskriminuese.
Kritika kanë ardhur edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka kërkuar Prishtinës që për këto çështje të konsultohet me komunitetin serb dhe që zgjidhjet të kërkohen përmes dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Askush nuk flet për normalizimin e marrëdhënieve”
Ognjen Gogiç vëren gjithashtu se gjatë fushatës parazgjedhore në Serbi askush nuk flet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Pushteti i ardhshëm në Serbi nuk do të mund të tërhiqet nga dialogu, sepse në atë rast do të rrezikoheshin marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Asnjë pushtet nuk mund t’ia lejojë vetes këtë”, konsideron ai.
Detyrimet e marra në kuadër të dialogut janë pjesë e procesit më të gjerë të integrimit evropian të Serbisë, thonë bashkëbiseduesit e REL-it, duke theksuar se pushteti i ardhshëm do të përballet me këto detyrime.
Megjithatë, Shluka shton se është e rëndësishme të bëhet dallimi mes zbatimit të marrëveshjeve të dakorduara dhe “veprimeve të njëanshme të autoriteteve të Kosovës”, siç është mbyllja e institucioneve që funksionojnë në Kosovë brenda sistemit të Serbisë.
“Si pasojë, një qasje e tillë mund ta dobësojë më tej nxitjen e Beogradit për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog dhe të kontribuojë në ngecjen e mëtejshme të procesit të normalizimit”, konsideron Shljuka.
Kosova dhe Serbia pranuan në vitin 2023 Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa më pas u dakordua edhe Aneksi për zbatimin e saj.
Ndonëse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian ka deklaruar se ajo është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët./.REL
Për Hashim Thacin, llogaria me Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është mbyllur ende: Në 17 nëntor, në orën 10:00 t...
Bashkëpunimi shumëdimensional me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen ka deklaruar presidenti turk,...
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, është ndaluar për 48 orë në Kosovë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim...
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtator 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të ...
Shqipëria duhet të mbrojë interesin kombëtar dhe të dënojë deklaratat kërcënuese të Ivica Daçiç ...
Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në ç&eum...
Gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar r...
Deklarata e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ka nxitur reagime nga p&...
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e krimit të dyfishtë që ndodhi më 9 tetor në Gjilan të Kosovës, ku ...
Ministri i Brendshëm serb dhe zv.kryeministri, Ivica Daçiç, ka bërë sërish deklarata për Kosovën gjatë një...