Avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Hashim Thaçin në çështjen për administrimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale, ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve të Prokurorisë, duke argumentuar se ato nuk mund të shërbejnë si bazë për shpalljen fajtor të ish-presidentit të Kosovës.
Gjatë seancës, Menegon shpjegoi se mbrojtja ka kundërshtuar transkriptet në tërësi dhe jo vetëm pjesë të veçanta të tyre, pasi, sipas saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk e ka përmbushur barrën e provës.
“ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit”, deklaroi Menegon.
Sipas saj, i takon Prokurorisë të dëshmojë saktësinë dhe besueshmërinë e të gjitha provave që paraqiten para gjykatës.
“Ne kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet që tani mbrojtja të ketë barrën e provës ose të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë”, tha avokatja.
Menegon argumentoi gjithashtu se transkriptet nuk duhet të pranohen si prova, përveç rasteve kur ato mbështeten nga ekzaminime shkencore dhe nga dëshmitarë të cilët kanë pasur mundësi t’i nënshtrohen kundërpyetjeve.
“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”, u shpreh Menegon.
Mbrojtja e Thaçit ka insistuar se çdo vendim i gjykatës duhet të mbështetet në prova të verifikueshme dhe jo në materiale për të cilat, sipas saj, nuk është dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme saktësia dhe besueshmëria.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
14 Shtator17:03
Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë...
KOSOVA
14 Shtator12:43
“E pafalshme”/ Albin Kurti: Të zgjidhim sa më shpejt çështjen e presidentit, zgjedhjet e reja do ishin katastrofë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve dhe drejtuesve politikë që të përmbyllin procesin p&eu...
KOSOVA
14 Shtator11:23
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron protesta të mëdha në 16 shtator
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
KOSOVA
14 Shtator08:32
Akuza e Hagës për pengim të drejtësisë/ Prokuroria kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin, sot mbahen deklaratat përfundimtare
Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Sm...
KOSOVA
13 Shtator23:39
LVV dhe LDK me një emër për presidentin, deputeti Kraki: Bashkë i kemi numrat! Ju bëj thirrje…
Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana n&eum...
KOSOVA
13 Shtator22:30
Kurti fton PDK-në të propozojë nënkryetarin e Kuvendit: Të mos humbim kohë me procedura
Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të angazhohet ...
KOSOVA
13 Shtator19:12
''Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve''/ Kurti për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për procesin në Hagë, tha se Serbia ka kryer një gjenocid ndaj shqiptarëve.
...
KOSOVA
13 Shtator16:01
Albin Kurti u rikthye në krye të ekzekutivit me 62 vota pro, prezantohet kabineti i ri
Kabineti i propozuar nga Kurti:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konju...
KOSOVA
13 Shtator15:21
“Asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në” Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë
Mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme p&...
KOSOVA
13 Shtator15:01
U zgjodh nënkryetare/ Deklarata e deputetes serbe: Kosova arreston fëmijët tanë padrejtësisht! Po vuajmë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane
Deputetja serbe Tanja Vujoviç u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori edhe votat e deputetëve të Lëvizjes Vet&...