U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në ko...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për president, pavarësisht tërheqjes së tij nga gara. Ai kërkoi takime të reja me opozitën gjashtë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit.
“Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu nga marrëveshja”, tha Kurti në një konferencë për media. LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kishin propozuar Sejdiun si kandidat të përbashkët më 31 gusht. Por, një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së u shprehën kundër kandidaturës së tij.
Sejdiu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-diplomat, njoftoi tërheqjen më 14 shtator, duke përmendur mungesën e mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe përplasjet e brendshme politike. Kurti, ndërkaq, e interpretoi vendimin e Sejdiut si të kushtëzuar nga situata e krijuar pas moszbatimit të marrëveshjes, për të cilin fajësoi gjashtë deputetët e LDK-së. “Nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi marrëveshje politike dhe unë besoj që duhet ta respektojmë atë”, tha ai, duke shtuar se partia e tij nuk ka emër tjetër.
Kurti nuk sqaroi nëse kishte biseduar me Sejdiun për një rikthim të mundshëm në garë apo nëse ai ishte i gatshëm të kandidonte sërish. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Sejdiun për ta pyetur nëse është i gatshëm të rikthehet në garën për president dhe është në pritje të përgjigjes. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 shtatorit, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Kosova rrezikon zgjedhje të reja nëse deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin kreun e shtetit brenda këtij afati.
Kurti tha se është në komunikim të drejtpërdrejtë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Megjithatë, ai tha se nuk ishte takuar me ta më 29 dhe 30 shtator dhe nuk njoftoi ndonjë datë për takimin e ardhshëm.
“Është e domosdoshme që të kemi takime të reja”, tha ai. Optimizmin për një marrëveshje Kurti e lidhi me miratimin, më 28 shtator, të deklaratës së Kuvendit për gjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Sipas tij, ky dakordim dëshmon se partitë mund të bashkëpunojnë edhe më tej, ndërsa hyrja në rivalitete të ashpra zgjedhore do t’u shërbente kundërshtarëve të Kosovës.
“Prandaj duhet të ketë takime dhe unë besoj që do të mund të ulemi, diskutojmë dhe dakordësinë e së hënës ta vazhdojmë edhe më tej”, tha Kurti.
Ai kërkoi që bisedimet të zhvillohen mes udhëheqësve politikë dhe që rezultatet të bëhen publike më pas.
“Garanci nuk ka, por vullnetin e kam parë”, tha ai. Zgjedhja e presidentit të Kosovës ka qenë në qendër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të parakohshme në qershor. Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor, atëherë vendi do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të katërt në dy vjet.
Përgjigjja për nismën e PDK-së pritet këtë javë
PDK-ja e ka lidhur vazhdimin e diskutimeve për presidentin me miratimin e projektligjit të saj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Pas takimit me Kurtin më 27 shtator, Hamza kishte thënë se nuk kishin diskutuar emra konkretë për president.
“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera”, kishte deklaruar ai një ditë më pas. I pyetur nëse PDK-ja kishte ofruar mbështetje për presidentin në këmbim të miratimit të ndryshimeve ligjore, Kurti tha se nuk kishin diskutuar “këmbim e shkëmbim as të pozicioneve, as të qëndrimeve”.
Për nismën e PDK-së, e cila i është dërguar Qeverisë për mendim më 25 shtator, Kurti tha se vlerësimet juridike dhe financiare pritet të përfundojnë brenda kësaj jave. Sipas tij, Zyra Ligjore e Kryeministrisë ka kërkuar mendim nga Ministria e Drejtësisë dhe vlerësim financiar nga Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave.
“Menjëherë mandej do t’ia japim përgjigjen Kuvendit të Republikës dhe aty do të vazhdojë më tutje procedura”, tha ai.
Ai përsëriti kritikat ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilin e cilësoi të padrejtë. Kurti kërkoi një strategji të përbashkët shtetërore dhe angazhim të ekspertizës juridike për procesin e apelit. Ndërkohë, LDK-ja është shprehur e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit. Shefja e grupit të saj parlamentar, Jehona Lushaku, tha më 28 shtator se partia nuk ishte në pozitë të deklarohej pro apo kundër një kandidati, por kishte vullnet për zgjidhjen e çështjes. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar takimet me Kurtin për presidentin. Deputeti i saj, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin se synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes s&eu...
Subjektet politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e...
Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte (e martë) protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të...
Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga ...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të jenë në Panelin e Apelit sa i përke...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të K...
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie kan...
Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, ka n...
Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel që po shitet deri në 1.9...
Qytetarët u mblodhën sërish sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në ...