KOSOVA

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 18:15
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), aktualisht forca e dytë më e madhe parlamentare në vend, po shkon drejt zgjedhjes së udhëheqësit të ri, në përpjekje për ta sjellë në krye dikë që mund ta sfidojë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, partia e së cilit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka qenë në pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje papritmas të mërkurën dhe e thirri Konventën e partisë për të hënën e 17 nëntorit, duke thënë se ka ardhur koha për një momentum dhe mundësi të re për "familjen tonë demokratike".Një ditë më vonë, Bedri Hamza, kandidati i saj për kryeministër në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi se do të garojë për kryetar, duke premtuar reforma, për ta rikthyer PDK-në “ si partinë kryesore në vend”.

Derisa po dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kundërshtime. Ai bëri thirrje që Konventa të shtyhet për 23 nëntor, duke thënë se nevojitet më shumë kohë për një garë më cilësore, dhe se një parti demokratike duhet të ketë në garë më shumë sesa thjesht një kandidat të vetëm.

“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkroi Hoxhaj në Facebook.PDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Hamza do të ketë kundërshtarë në garën për udhëheqës të partisë.

REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të jetë pjesë e garës. Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thotë për REL-in se, ndonëse dorëheqja e Krasniqit ishte e befasishme, “ishte akt i duhur”. Ai beson se zgjedhjet për kryetar mund të shndërrohen në një “përshpejtues të ndryshimeve në PDK, nëse edhe kushtet e tjera të domosdoshme plotësohen”.

Sipas tij, për PDK-në do të jetë e rëndësishme se si zhvillohet gara, pasi nëse procesi do të jetë vetëm formalitet, atëherë mund të ketë pasoja.

“PDK-ja ka nevojë të domosdoshme për një rigjallërim të udhëheqjes, të strukturave për kërkim të resurseve profesionale brenda partisë, si dhe për ndryshimin e imazhit dhe të ndikimit në publik, sepse me zgjedhjet që na presin nuk mund të vazhdojë me këtë inerci”, thekson Muhaxhiri.

Kandidatura eventuale e Hoxhajt

Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as në Konventën e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi për herë të parë kryetar, pavarësisht se për më shumë se 200 ditë e kishte udhëhequr partinë si ushtrues i detyrës.

Këtë vit, ai ka qenë i zëshëm në qëndrimet e tij që dallonin me ato të vetë partisë, pasi në verë ai kishte thënë se do ta mbështeste një koalicion me LVV-në e Kurtit, dhe kishte nënvizuar se mund të kishte rol kur kishte folur për zgjedhjet e mundshme brenda partisë.

Nëse Hoxhaj vendos të garojë, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ketë një ekip pas vetes dhe një platformë me “ide të freskëta dhe kreative”, me të cilat do të mund t’i bindte edhe anëtarët e PDK-së që mund ta sfidojë Kurtin.Muhaxhiri beson se Hoxhaj është pjesë e rëndësishme e PDK-së, pavarësisht se ai nuk e ka më ndikimin që kishte në parti kur ajo udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që tani po gjykohen në Hagë për krime lufte, të cilat i mohojnë.

“Gjithsesi, ai është pjesë shumë e rëndësishme e PDK-së dhe nëse ka platformë dhe ekip, mund ta sfidojë Hamzën, por duket se kjo garë tashmë është e përfunduar dhe Hoxhaj është duke u përpjekur ta krijojë një imazh të një rebeli përbrenda PDK-së që nuk pajtohet me të gjitha vendimet”.

A mund të sjellë ndryshime Hamza?

Muhaxhiri vlerëson se PDK-ja u tregua e “sinqertë” duke i shpallur zgjedhjet për kryetar për t’u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe për të kërkuar mundësi për t’u kthyer në pushtet. “Sepse më nuk ka kuptim që PDK-ja të jetë në këtë gjendje ku është shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje dhe pa ndonjë ide të qartë se si ta sfidojë pushtetin e madh të Kurtit”, shprehet Muhaxhiri.

Nën udhëheqjen e Krasniqit - nga viti 2021 - PDK-ja doli e dyta në zgjedhje parlamentare në shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-së.

Ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake.Muhaxhiri nënvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidojë Kurtin dhe LVV-në në këto pjesë vjetët e fundit.

“Siç u pa në zgjedhjet lokale tani, Kurti vetëm sa e zgjeroi pushtetin me komuna të reja. Ky është rrezik i madh për PDK-në, sepse, nëse zoti Kurti i fiton sërish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 për qind, kjo do të jetë shenjë se absolutisht nuk kanë mundur t’ia zvogëlojnë pushtetin as për një milimetër, dhe kjo është e pafalshme nëse zgjat gjashtë a shtatë vjet”, sipas Muhaxhirit.

Kosova mund të shkojë në zgjedhje parlamentare hiç më larg se në dhjetor, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka shumicën e nevojshme, e as vullnetin për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve të shkurtit.Dhe, nëse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së, gjë që duket e pashmangshme, duke e parë se ai e mori edhe mbështetjen publike të Krasniqit në ditën e dorëheqjes së tij, atëherë ai e ka vetëm një detyrë, sipas Muhaxhirit.

“Të kërkojë me zell brenda strukturave të PDK-së në gjithë Kosovën njerëz të ri, personalitete të reja, profesionistë të rinj dhe t’i sjellë në fokus si përfaqësues të një gjenerate të re të PDK-së, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një lloj shpresë se PDK-ja mund të reformohet dhe ta rrisë pushtetin e saj”.PDK-ja, e formuar në fund të vitit 1999, ka bashkëqeverisur në vitet 2001-2004, ndërsa në vitin 2007, ajo për herë të parë doli partia më e votuar në Kosovë.

Ajo qeverisi për shtatë vjet me Hashim Thaçi si kryeministër të Kosovës. Për 17 vjet me radhë, PDK-në e drejtoi Thaçi, i cili shërbeu edhe si president edhe si kryeministër i vendit në disa faza.

Më 2016, kur Thaçi u bë president, partinë e udhëhoqi Kadri Veseli deri kur u nis në Hagë, më 2020./REL/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan