Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Gazetarja finlandeze Jessikka Aro vlerëson se lufta informative ruse përbën një kërcënim real për sigurinë globale, përfshirë edhe Kosovën.
Për më shumë se dhjetë vjet, ajo është përballur me kërcënime të vazhdueshme, përfshirë edhe kërcënime me vdekje, si pasojë e punës së saj në ekspozimin e rrjeteve të propagandës ruse. Situata u bë aq e rëndë, sa u detyrua të largohej përkohësisht nga Finlanda gjatë viteve 2017–2018, për të gjetur qetësi dhe siguri fizike.
Por, përkundër presionit, Aro arriti të shkruajë tre libra, në mesin e tyre edhe librin “Karremi i Putinit”.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo paralajmëron se propaganda dhe dezinformimi rus janë bërë pjesë e rrjedhës kryesore të informacionit në disa vende, përfshirë Serbinë, duke ndikuar edhe në rajonin e Kosovës.
Sipas saj, Rusia synon të rrisë tensionet e brendshme dhe të ndikojë në politikën e brendshme të vendeve të rajonit përmes rrjeteve të lidhura me të.
“Kërcënimet vinin nga të gjitha pajisjet e mia teknike, ditë e natë…” thotë Aro për KosovaPress.
Situata u bë aq e rëndë, sa u detyrua të largohej përkohësisht nga Finlanda gjatë viteve 2017–2018, për të gjetur qetësi dhe siguri fizike.
Një ndër përvojat më të vështira për të, sipas saj, ishte përballja në gjykatë në Helsinki me personat që e kishin ngacmuar.
Ajo paralajmëron se këto metoda përfshijnë sulme të koordinuara në rrjete sociale, gjuhë urrejtjeje, intimidim dhe përpjekje për të heshtur zërat kritikë.
“Kam marrë disa herë paralajmërime dhe kërcënime direkte për rrezik fizik. Kam marrë kërcënime me vdekje, si indirekte ashtu edhe direkte, që nga fillimi. Për më shumë se dhjetë vite kam përjetuar kërcënime të vazhdueshme…”, rrëfen ajo ndër të tjera.
Megjithatë, përkundër presionit të vazhdueshëm, ajo arriti të vazhdojë punën e saj, duke dokumentuar mënyrën se si funksionojnë rrjetet e dezinformimit dhe “fabrikat e trollëve” – një term që përdoret për llogari të rreme në internet që shpërndajnë qëllimisht dezinformim, provokojnë dhe sulmojnë persona në mënyrë të organizuar.
Në intervistën për KosovaPress, Aro thekson se propaganda ruse nuk është më e kufizuar brenda një vendi, por funksionon në mënyrë të koordinuar në nivel ndërkombëtar.
“Dezinformimi dhe propaganda ruse, si dhe mesazhet e luftës informative, janë të përhapura dhe madje pjesë e rrjedhës kryesore në disa pjesë të mediave serbe. Në Serbi, ky ndikim rus është shumë i fortë dhe po shtrihet edhe në rajonin e Kosovës. Shumë prej mesazheve të dezinformimit që dërgohen nga shërbimet ruse të sigurisë dhe ‘fabrikat e trollëve’ që ato kontrollojnë, janë ndërkombëtare. Kështu, shumë mesazhe të rreme për Ukrainën dhe për luftën e Rusisë kundër Ukrainës janë të njëjta si këtu ashtu edhe në pjesë të tjera të Evropës. Për shembull, Rusia përpiqet të pretendojë se dëshiron paqe në Ukrainë, ndërsa ‘trollët’ rusë përpiqen të thonë se Rusia nuk po zhvillon asnjë luftë në Ukrainë. Materiale të tilla janë plotësisht ndërkombëtare dhe Rusia përpiqet t’i shtyjë këto narrativa në mediat kryesore si këtu ashtu edhe në pjesë të tjera të Evropës”, thotë Aro.
“Këto mesazhe nuk janë lokale – ato janë globale dhe të organizuara nga shërbimet ruse të sigurisë dhe ‘fabrikat e trollëve’”, thotë ajo ndërkohë që tregon sesa thellë në Serbi ka depërtuar propaganda ruse.
“Propaganda serbe shpesh përputhet me atë ruse dhe përdor të njëjtat metoda… Definitivisht, po [mund të jetë e dëmshme për Kosovën]. Për Kremlinin, propaganda është pjesë e luftës dhe hapësira informative shihet si një fushë beteje. Prandaj është shumë e rrezikshme, veçanërisht në Serbi. Kam hetuar situatën atje dhe dukej se, për shembull, ambasada ruse kishte një ndikim shumë të madh brenda vendit dhe gjithashtu po ndikonte në politikat e brendshme dhe në biznesin e brendshëm të Serbisë. Po ashtu, disa nga aktivistët serbë pro-Kremlinit, të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë, për shembull, me Sergej Lavrov, ministrin e jashtëm rus, janë shumë aktivë dhe, për shembull, ish-kriminelë të dhunshëm që kanë marrë pjesë në operacione politike në zonë. Pra, më është dukur se Rusia po nxit shumë tensionet e brendshme dhe po ndikon fuqishëm në politikat e brendshme në Serbi”, thotë ajo.
Gazetarja finlandeze vlerëson se pas vitit 2022, propaganda ruse është bërë edhe më agresive, duke kaluar nga profile të rreme në mesazhe të drejtpërdrejta nga udhëheqja ruse.
Sipas saj, qëllimi është i qartë – radikalizimi i grupeve të ndryshme dhe ndikimi në zhvillimet politike në vende të ndryshme, përfshirë ato të rajonit.
“Lufta informative ruse përbën një kërcënim serioz sigurie. Për shembull, duke radikalizuar njerëz realë, duke nxitur dhunë, duke marrë formën e gjuhës së urrejtjes dhe mizogjinisë, si dhe duke nxitur lloje të ndryshme të dhunës. Mund të përdoret gjithashtu si një armë politike, për shembull duke ndërtuar mbështetje për organizata politike margjinale ose ekstreme, me qëllim që ato të rriten shumë shpejt, si dhe duke rekrutuar individë për të marrë pjesë madje edhe në luftë, në anën ruse të luftës, siç kemi parë në Finlandë”, shton ajo.
Aro sugjeron disa masa konkrete, si bllokimi i platformave që përdoren për propagandë dhe ndalimi i mediave që shërbejnë si mjete të luftës informative.
Megjithatë, ajo thekson se arma më e fortë mbetet ndërgjegjësimi publik.
“Informimi i qytetarëve për mënyrën se si funksionon propaganda dhe pse është e rrezikshme, është mbrojtja më e mirë që kemi,” përfundoi gazetarja finlandeze.
“Ukraina, që pas vitit 2014, filloi të bllokojë platforma të rrjeteve sociale, si VK dhe VKontakte, e cila përdoret shumë në luftën informative ruse. Ata e bllokuan atë dhe mendoj se kjo është një ide shumë e mirë, sepse rusët e përdorin VKontakte edhe për të nxitur dhe për të ushqyer luftëra informative edhe në vende të tjera të Perëndimit. Gjithashtu, një ide tjetër e mirë është bllokimi dhe ndalimi i disa kanaleve ruse të sulmeve informative, si RT, më parë e njohur si Russia Today, siç është bërë për shembull në vendet baltike dhe në Ukrainë. Megjithatë, një kundër-ndërhyrje shumë e mirë është rritja e ndërgjegjësimit publik dhe informimi i audiencave se cilat janë mesazhet e propagandës ruse dhe pse ato janë të rrezikshme”, përfundon ajo.
Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konaković, ka folur për situatën politike në Ballkan, duke kërkuar një qasj...
Kosova po hyn në një fazë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, ndërsa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të g...
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë ka njoftuar se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të ...
Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, p&e...
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku disa persona janë përleshur mes vete.Janë siguruar pamje nga momenti i inci...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur arrestimin e një personi me inicialet S.R., i dyshuar për p...
Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur sot pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të premten propozimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve t&...
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Nga d...