Statusi i plotë i Lumir Abdixhikut:
Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj! Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë të tëra. Pesë orë e gjysmë. Në fund kemi dalur me përgjegjësi të plotë dhe me dinjitet para qytetarëve për të shprehur jo mendimin e një individi, as timin, por të shumicës dërmuese, ashtu siç u pajtuam pas pesë orë diskutimi. Nuk i shmangemi asnjë përgjegjësie dhe nuk i ikim asnjë reflektimi. Unë, edhe më pak.
Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së. Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre. Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht.
Kemi thirrur Kuvendin. Aty flasim hapur. Aty propozojmë hapur. Aty vendosim hapur. Le ta presim Kuvendin. Le ta mbajmë debatin para shtëpisë sonë, me orë të tëra, me ditë të tëra po qe nevoja. Jemi të njohur për demokraci dhe liri veprimi. Le të sillemi me përgjegjësi.
Sepse LDK nuk është reagim i çastit, nuk është as protagonizëm i ditëve të vështira; edhe më pak vendim i rrjeteve sociale e duartroktijeve të kundërshtarëve. LDK është institucion. Ta keni të qartë. Jo sot, jo dje po gjithëherë: Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Dhe çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi. Deri atëherë, le të sillemi si mbrëmë e si deri tash, pa dramë e pa protagonizëm, ballëhapur e me dinjitet. Sepse mbi çdo emër është LDK. Dhe kështu na takon të gjithëve.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
14 Janar18:18
Osmani pret të dërguarit e BE: Kosova gati për kapitullin e radhës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi në rrjetet sociale ndërsa më herët priti në një takim Përfaqësuesin e Po...
KOSOVA
14 Janar17:44
Rezultati i dobët në zgjedhjeve, vjen dorëheqja e parë në LDK
Hykmete Bajrami ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndër...
KOSOVA
14 Janar17:36
Djali i Hashim Thaçit flet pas vizitës në Hagë: Numëroj ditët deri kur babi të dalë nga ky vend!
Endrit Thaçi ka zhvilluar një vizitë në Hagë te babai i tij, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në parabu...
KOSOVA
14 Janar16:29
Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës
Gjykata e Apelit të Kosovës ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liri...
KOSOVA
14 Janar13:10
Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime
Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – tha gjatë n...
KOSOVA
14 Janar08:33
Dialogu me Serbinë/ I dërguari i BE vizitë sot në Kosovë: Palët duhet të kuptojnë dëmin që i bëjnë vendit nëse nuk ka progres
Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pritet ta vizitojë sot Prishtin&eu...
KOSOVA
14 Janar08:13
KQZ fillon rinumërimin e votave në 914 vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumërojë votat në një të tretën e vendvotimeve në mbarë v...
KOSOVA
13 Janar22:03
Abdixhiku: Zgjedhja e presidentit vetëm përmes konsensusit të gjerë politik
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tij se çështja e z...
KOSOVA
13 Janar20:54
Kreu i LDK, Abdixhiku ofron dorëheqjen: I mbetet Kuvendit të vendosë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij si i pari i partisë, por ka thënë se i mbetet Kuvendit të LDK-së t...
KOSOVA
13 Janar20:40
SHBA-ja pret veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverin&...