Dita e 14-të e protestave studentore, qytetarët dhe të rinjtë mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi e ka hedhur poshtë një propozim për t’u bërë zëvendëskryeprokuror i Shtetit, për shkak të, siç tha, angazhimeve të tjera profesionale.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tha të hënën se u njoftua nga Lumezi përmes një letre se ai nuk e dëshiron këtë pozitë, pas propozimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Refuzimi i tij u bë i ditur vetëm disa orë para një mbledhjeje të Këshillit Prokurorial, ku pritej të votohej për emërimin e tij.
“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performances së Prokurorëve të të gjitha niveleve”, thuhet në letrën e Lumezit.
Lumezi ka qenë Kryeprokuror i Shtetit nga viti 2015 deri në vitin 2022, kur i mbaroi mandati.
Propozimi për ta emëruar Lumezin në këtë pozitë vjen në një kohë kur në Këshillin Prokurorial ndodhën polemika dhe ndryshime.
Javën e kaluar, Qalaj u emërua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pasi Besim Kelmendi kishte dhënë dorëheqje.
Dorëheqja e Kelmendit erdhi disa ditë pasi Gjykata Supreme e anuloi vendimin e Këshillit Prokurorial për shkarkimin e tij, duke e quajtur të kundërligjshëm.
Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit qëkurse Lumezit i mbaroi mandati më 2022.
Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi vite më parë, me arsyetimin se janë gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.
Faktori ndërkombëtar kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar Albin Kurti për rezultatet fituese, në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Begaj nënvizon se qytetar&eu...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucion...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar pak më parë të dhënat mbi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë. Sipas re...
Partia qeverisëse Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti ka korrur një fitore të qartë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 07:24, ku...
Albin Kurti ka zhvilluar një konferencë për mediat, pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë kët&...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve m...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se rezultati zgjedhor nuk është ai që ka pritur, duke shtuar se ky është moment i një &...
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja e Albin Kurtit është rrugës për të formuar vetë ekzekutiv...