Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri kanë ardhur në jetë trenjakë, tre djem.
Sipas stafit mjekësor, lindja është realizuar me sukses nga ekipi i Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore, nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor. E kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka uruar lindjen e parë të vitit 2026.
Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i SHSKUK-së, u prit nga stafi mjekësor, përfshirë doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna.
Ai vizitoi nënën e re, e cila është bërë nënë për herë të parë dhe njëkohësisht ka sjellë në jetë lindjen e parë të vitit 2026 në Kosovë – tre djem.
“Jemi këtu në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë me drejtorin e SHSKUK ku na mirëpritën, doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna, meqë rast vizituam zonjën që është bërë nënë për herë të parë, por njëkohësisht është edhe lindja e parë e vitit 2026 e uruam i dëshiruam shëndet dhe kishte një rrethanë shumë të veçantë meqë ka lindur trenjakë, tre djem tri foshnje të gjinisë mashkullore.
Ky ishte gëzim i posaçëm për të gjithë ne në vitin 2026, urojmë familjen, në veçanti nënën e cila vjen nga rajoni i Gjilanit dhe i dëshirojmë të gjithë të mirat në jetën e mëtutjeshme. Orën e fundit të vitit 2025 e kalova në qendrat e Policisë së Kosovës, ndërkaq takimin e fundit për vitin 2025 dhe takimin e parë për vitin 2026 e kisha në ushtrinë tonë në FSK, ndërkaq orën e parë të vitit 2026 po e kaloi këtu në spital me kolegë, dashamirë me njerëz të cilët sjellin jetë në jetë”, tha Kurti.
Në QKUK shërbimet kanë funksionuar pa ndërprerje edhe gjatë festave të Vitit të Ri.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
1 Janar08:24
Situatë alarmante, 35 të lënduar nga mjetet piroteknike në Kosovë
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përballur me një numër alarmues të ...
KOSOVA
31 Dhjetor23:00
Kosovë, sasia e marihuanës së konfiskuar arriti shifra të frikshme në vitin 2025
Policia e Kosovë në kuadër të shumë “luftërave” që ka para vetes, atë me narkotikët e ka shumë t&e...
KOSOVA
31 Dhjetor18:00
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësin...
KOSOVA
31 Dhjetor17:59
Kreu i Policisë së Kosovës: Nga grupi që kreu sulmin në Ibër-Lepenc janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda kriminale
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se nga hetimet ndaj grupit kriminal që kreu sulmin terrorist në kanalin Ib&...
KOSOVA
31 Dhjetor17:09
Kurti flet për kabinetin e ri qeveritar dhe procesin e zgjedhjes së presidentit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në përbërjen e qeverisë ...
KOSOVA
31 Dhjetor16:19
Kosovë/ Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?
Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës – ky është bilanci i Lidhjes Demokratike të ...
KOSOVA
31 Dhjetor15:29
Kurti: Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se do të takohet së shpejti me presidenten...
KOSOVA
31 Dhjetor15:19
Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur të japë dorëheqje pas rezultatit të dobët n&eum...
KOSOVA
31 Dhjetor15:14
Ambasada amerikane uron Vitin e Ri, liston bashkëpunimet që rritën ekonominë e Kosovës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shënuar ndërrimin e viteve me një mesazh urimi drejtuar qyteta...
KOSOVA
31 Dhjetor14:41
Analiza e REL: Ku na la viti 2025, sipas statistikave?
Edhe pse gjatë vitit 2025 politikanët promovuan statistika që e nxirrnin Kosovën si vend që kryesonte matjet globale për pë...