Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj p&e...
Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të mas&e...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën rurale të Valloscura-s, pranë kufirit me Capodarco të Fermo...
Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...

Njëra nga partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, procedoi në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë.
E gjithë kjo pas protestave në Kosovë që nuk po ndalen kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët nga paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara më 16.09, u shpallën fajtorë për krime lufte. Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, parti kjo që ngërthen në politikën e saj vlerat e luftës së UÇK-së, tha se nisma për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës “nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e hetimit të rasteve për të cilat ato janë krijuar, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, por ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të tyre”.
PDK: Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit”
Në aktakuzat publike të Dhomave të Specializuara nuk është ngritur as edhe një rast lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt, i cili ka të bëjë me ato akuza aq të rënda. Kjo është arsyeja se pse sot shtrohet një pyetje e thjeshtë: Nëse Kosova e krijoi këtë gjykatë për një mision të posaçëm, a duhet që ky mision të ketë kufij? Projektligji që po paraqitet jep një përgjigje të qartë”, tha Hamza.
Sipas kreut të PDK-së, “projektligji i dorëzuar sot synon ndryshimin dhe plotësimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dhe Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese”. Plotësimi dhe ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale synon të bëhet përmes një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
A mund të ketë shanse një ndryshim i tillë ligjor?
Njohësit e çështjeve juridike, nga ana e tyre, thonë se nismat për plotësim dhe ndryshim të ligjit për Dhomat e Specializuara janë tejet komplekse. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së se megjithatë, deputetët e Kuvendit kanë të drejtë dhe kompetencë kushtetuese për të iniciuar plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, por: “me kusht që plotësim dhe ndryshimi i ligjit të mos cenojë obligimet që ka marrë Kosova në bazë të amendamentit kushtetues të përcaktuar me nenin 162 të Kushtetutës. Po ashtu, çdo plotësim dhe ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës”, thotë Miftaraj.
Sipas tij, çdo plotësim apo ndryshim i ligjit do të duhej të bëhej në konsultim dhe bashkëpunim me shtetet kryesore të Këshillit të Bashkimit Evropian apo SHBA-të, në mënyrë që këto ndryshime të kenë efekt dhe të jenë të zbatueshme në praktikë. Miftaraj rikujton se në fund të fundit, “çdo plotësim dhe ndryshim i Ligjit mbi Dhomat e Specializuara është subjekt i vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, e përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë të cilët vendosin ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.
Protestat kundër vendimit në Hagë vazhdojnë
Ndërkohë, protestat nuk kanë të ndalur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, e cila i dënoi për krime lufte ish-krerët e UÇK-së. Dënimi i tyre me burgim vazhdon të kritikohet ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj të çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mijëra qytetarë, duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe me thirrjet “UÇK, UÇK”, edhe në ditën e pestë marshuan në sheshin kryesor të Prishtinës, me kërkesën për ta “ndryshuar ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”. Kuvendi i Kosovës. Gjykata Speciale formalisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ajo përbëhet tërësisht nga gjyqtarë, prokurorë dhe staf tjetër mbështetës ndërkombëtarë.
Kurti: Të ndalet përpjekja për kriminalizimin e luftës së UÇK-së në rrafshin diplomatik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendimin e Gjykatës Speciale edhe njëherë e cilësoi, siç thotë, “si të padrejtë moralisht e juridikisht, dhe të pasaktë historikisht”. Sipas Kurtit, “është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar nga ajo që është provuar dhe vendosur nga gjykata”.
“Pretendimi për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, mbi të cilin u krijua pjesa dërrmuese e narrativës që parapriu themelimin e Dhomave të Specializuara, nuk ishte fare pjesë e aktakuzës. Ra pretendimi për krime kundër njerëzimit dhe sulme të gjera e sistematike ndaj popullatës civile. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, e nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë”, tha kryeministri Kurti, pas një takimi që zhvilloi me kongresistin amerikan Mike Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.
Sipas Kurtit, “shqetësuese mbetet jotransparenca e Gjykatës Speciale që nga nisja e punës së saj e deri sot”, dhe potencoi nevojën “urgjente për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, me qëllim që të koordinohet mbrojtja në shkallën e Apelit dhe të ndalet, siç tha ai, përpjekja për kriminalizimin e luftës së UÇK-së në rrafshin diplomatik”.
Dhomat e Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale, u themelua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 dhe selinë e saj e ka në Hagë. Stafi i saj është komplet ndërkombëtar. Gjykata Speciale trajton vetëm rastet që lidhen me pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës së vitit 1998-1999. Gjykata Speciale, përmes një neni të posaçëm, u bë pjesë e Kushtetutës së Kosovës, që u miratua nga dy të tretat e deputetëve të atëhershëm dhe po ashtu nga dy të tretat e deputetëve të pakicave, përfshirë edhe nga përfaqësuesit në Kuvend të serbëve të Kosovës.
Sipas dy neneve të tjera të Kushtetutës, mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian e njofton Kosovën për përfundimin e mandatit, duke e bërë kështu Gjykatën Speciale një mekanizëm që autoritetet kosovare me ligjin ekzistues të mos kenë asnjë kompetencë mbi të. Gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999/98, sipas Institutit kosovar që evidenton krimet e kryera gjatë Luftës, janë të dokumentuar 12.230 viktima të luftës, shumica dërrmuese e tyre shqiptarë të Kosovës të vrarë nga forcat serbe. /DW
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar për mediat në Kosovë se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara nuk god...
Nata e gjashtë e protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është p&e...
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për gjendjen e babait të tij pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. I...
Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar vendimin e Gjykatës S...
Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka fol...
Këngëtarja Bleona Qereti ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve t&eu...
Ben Blushi ka bërë një analizë të fortë për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale nda...
Pas nismës së PDK-së për ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, Lëvizja ...
Ministrja serbe Snezhana Paunoviq, e cila më herët shkaktoi reagime të shumta me deklaratën për “spastrimin etnik të Kosov&e...
Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës, thotë historiani britanik, James Pettifer, ...